E Enjte, 05.02.2024, 12:52pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
KOSOVË - PRITET ARRESTIMI I PESË ZYRTARËVE TË LARTË

E Enjte, 07.17.2014, 11:39am (GMT+1)


Prishtinë, 17 korrik 2014 - Skena politike në Kosovë brenda pak ditësh do të mund të tronditet si asnjëherë më parë.

Tronditje mund të jetë thuaja fatale për partinë politike, e cila doli e para në zgjedhje dhe që me çdo kusht këmbëngulte që të mbaheshin sa më parë, të mos pritej vjeshta. Kjo dëshirë iu plotësua, duke arritur të shmang furinë e arrestimeve, të cilat mund ta kthejnë në një parti për gjynah. Por, PDK-ja nuk po e gjen dot çelësin e krijimit të qeverisë.

Burime mediatike bëjnë të ditur se së paku pesë figura të mëdha publiku mund të arrestohen në javët e ardhshme, madje pa përfunduar ky muaj.

Akuzat janë nga më të ndryshmet për krimet që do të trajtohen nga Gjykata Speciale e Kosovës, që do të jetë një formë tribunali apo derivat i atij të Hagës. Por, akuzat kanë të bëjnë edhe me krimet ekonomike gjatë privatizimit, pastaj për korrupsion të thellë në raste të ndryshme.

"Ajo që dimë, pritet të arrestohen të paktën pesë figura, zyrtarë të lartë të PDK-së shumë të njohur. Do të ketë ish ministra, ish deputet, dhe deputetë e eventualisht ministra që mund të jenë në kabinetin qeveritar", thotë ky burim i besueshëm mediatik.

Burimet thonë se ka mundësi që të hetohet edhe privatizimi i KEDS-it, por nëse ka hetime zyrtare apo jo ndaj këtij procei të privatizimit nuk kemi konfirmim as nga EULEX-i as nga Prokuroria Speciale e Kosovës. KEDS-i u privatizua për një shumë qesharake prej 26.9 milionë euro.

Mediat kanë ka provuar që të marrin përgjigje edhe prej EULEX-it dhe Prokurorisë Speciale të Kosovës, por asnjëra prej tyre nuk e ka pa të arsyeshme që të japin ndonjë përgjigje. Ata as nuk i kanë mohuar e as pohuar këto.

Informacionet konfirmohen edhe nga burime ndërkombëtare të cituara nga mediat në Kosovë, që po ashtu presin që ditët e fundit të muajit Korrik në Kosovë do të jenë të nxehta.

Sipas burimeve mediatike edhe liderët partiakë dhe sidomos Hashim Thaçi tashmë ka marrë shenja të qarta nga miqtë ndërkombëtare që stuhia që pritet të ngjajë në Kosovë do t'i paraprijë një sprove të bashkësisë ndërkombëtare që "më në fund në Kosovë të nisë të vendoset rendi dhe ligji".

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Updated - PUNIMET E KUVENDIT VAZHDOJNË - KRYETAR I KUVENDIT TË KOSOVËS ZGJIDHET ISA MUSTAFAVV abstenoi (07.17.2014)
VJOSA OSMANI - PDK TREGOI LOGJIKËN UZURPUESE (07.17.2014)
ARRIHET MARRËVESHJA NË PARIM, KONFIRMOHET PARA SEANCËS - NISIN URIMET PËR MARRËVESHJEN E OPOZITARËVE (07.17.2014)
NË REZALLË GJENDEN KOCKA NJERËZISH NGA LUFTA E FUNDIT (07.17.2014)
FATMIRA HAJDARI - ABSOLUTISHT QË DUA TË RIHAPET DOSJA PËR AZEMIN! ATË NATË AZEMIN E NXORI NGA PD IZET HAXHIA (Intervistë) (07.17.2014)
LDK-AAK-NISMA ARRIJNË NË PARIM MARRËVESHJEN ME VV (07.17.2014)
KOSOVË - KOALICIONI I OPOZITËS SËRISH NË BISEDIME (07.17.2014)
NESËR NIS PUNËN KUVENDI I RI I KOSOVËS (07.16.2014)
JAKUP KRASNIQI NUK SHEH ARSYE LUFTE PËR KARRIGE NË KUVEND (07.16.2014)
PDK MBLEDH DEPUTETËT NJË DITË PARA SEANCËS KONSTITUIVE - NUK BËN ASGJË PUBLIKE (07.16.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]