E Hënë, 04.29.2024, 02:36am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
KOSOVË - BANKAT I DRUHEN KURSIT PËR KREDI E DEPOZITA NË VALUTËN JOEURO

E Djelë, 07.20.2014, 02:46pm (GMT+1)



Përveç mundësisë së marrjes së kredive dhe kursimeve në valutën euro, qytetarët në disa nga bankat komerciale që veprojnë në Kosovë, mund të marrin kredi, gjithashtu edhe të deponojnë mjete financiare në valuta tjera.

Vlera e përgjithshme e kredive në Kosovë arrin mbi 1.8 miliard euro, kurse rreth 5.9 milionë llogaritet vlera e kredive në valuta të tjera.    

Por, vlera e kursimeve të qytetarëve kosovarë është më e lartë sesa ajo e kredive. Në nëntë bankat komerciale që operojnë në Kosovë shuma e depozitave është mbi 2.4 miliardë euro. Nga kjo shumë, mbi 138 milionë janë të kursyera në valutën jo euro.

Një nga bankat komerciale që lëshon kredi në valutën dollar, është "ProCredit Bank".

Përfaqësues të zyrës për informim në këtë institucion, në një përgjigje nëpërmjet postës elektronike, për Radion Evropa e Lirë kanë shpalosur më shumë detaje lidhur me kreditë edhe në valuta tjera.

"'ProCredit Bank' është angazhuar në plotësimin e nevojave të klientëve nëpërmjet ofrimit të një game të gjerë shërbimesh bankare. Ndër këto shërbime të shumta, ofrohen edhe llogaritë bankare, me anë të të cilave klientët kanë qasje në fondet e tyre, llogari këto që ofrohen në valutat euro, dollarë amerikanë(  USD), funte të Britanisë së Madhe ( GBP) dhe franga zvicerane".

"Përveç llogarive bankare në valutat e huaja, klientët e kësaj banke kanë mundësi që të marrin kredi në dollarë amerikanë, si edhe të kursejnë po në këtë valutë", thotë Fitore Sinani, zyrtare në "ProCredit Bank".

Por, Banka "Raiffeisen" në Kosovë nuk ofron kredi në valuta të tjera, përveç asaj euro. Ndërsa, për klientët e interesuar për të deponuar valutat jo euro, kjo çështje është e kufizuar.

E s ai përket deponimit në valuta jo euro, ka një interesim për dollarë amerikan, ka thënë Iliriana Tahiri, menaxhere në Zyrën për marrëdhënie me publikun në "Raiffaisen Bank".

Ndryshe, ekspertë për çështje financiare, konsiderojnë se bankat komerciale përveç deponimit të valutave të tjera, kanë mundësi të lëshojnë kredi edhe në valuta të tjera.

Nazmi Mustafa, rektor në Kolegjin Privat "Globus", konsideron se nuk ka pengesa në lëshimin e kredive edhe në valuta jo euro, por ky proces duhet të realizohet përmes sistemit të konvertimit.

Mirëpo, bankat komerciale, sipas tij, i frikësohen rrezikut të kursit të valutave jo euro.

"Mund të ekzistojë një rrezik i vogël në kursin në mes të valutave, pasi kreditë nganjëherë janë afatgjata, por ajo duhet të jetë pjesë e kredisë se si bëhet konvertimi nga një valutë në valutën tjetër në pjesën e kredisë që shfrytëzohet në tjetër valutë", thotë Mustafa për Radion Evropa e Lirë.   

Berim Ramosaj, profesor në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës, pohon se institucionet financiare pavarësisht faktit se funksionojnë me kapital të huaj, në Kosovë veprojnë si banka lokale.

"Edhe në rezervat e Fondit Monetar Ndërkombëtar, dollari ruhet si mjet këmbimi. Prandaj, kanë obligim që krahas euros, të respektojnë edhe dollarin, ndërkaq për valutat tjera nuk jam i sigurt".

"Funksionimi i bankave është lokal. Shumica e bankave në Kosovë pa marrë parasysh se janë pjesë e bankave në nivel evropian apo botëror, ato sidoqoftë prapë janë banka lokale, që komunikimin nuk e kanë të plotë dhe nuk janë të hapura njëjtë sikur në vendet tjera. Andaj e konsiderojnë veten si banka lokale dhe nuk kanë mjete të mjaftueshme të valutave tjera", vlerëson Ramosaj.

Ndryshe, valuta zyrtare që përdoret në Kosovë është euro.

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është përgjegjëse për sigurimin e një furnizimi të duhur të Kosovës me kartëmonedha dhe monedha euro, për kryerjen e transaksioneve me para të gatshme në ekonomi.

Meqë euroja është valuta kryesore e lejuar për përdorim në Kosovë, përgjegjësitë e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës lidhur me operacionet dhe menaxhimin e parave të gatshme, kanë të bëjnë me euron.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHESHIT 'CAR LAZAR' MBI URËN E IBRIT VETËM DO T'I NDËRROHET EMRI (07.20.2014)
KOSOVË - DËSHIRA PËR EMIGRIM ËSHTË RRITUR (07.20.2014)
OBRIE - VAZHDON RACIZMI MAQEDONAS NDAJ SHQIPTARËVE (07.20.2014)
BLLOKU LDK-AAK-NISMA PËRJASHTON MUNDËSINË PËR ZGJEDHJE TË REJA (07.19.2014)
JAKUP KRASNIQI - KUSHTETUESJA NUK MUND T'IA BËJË NUMRAT PDK-së (07.19.2014)
SHQIPËRI - QENDRAT E PARABURGIMEVE JANË TEJET TË MBIPOPULLUARA (07.19.2014)
ISA MUSTAFA PRANOI URIME NGA SENATORI DOLE DHE DEPUTETI GJERMAN SCHOCKENHOFFDole - Mustafa, lider dhe vazhdues i denjë i trashëgimisë Rugoviane (07.19.2014)
RUDARE - AUTOBUSI I LINJËS SALCBURG-PRISHTINË DEL NGA RRUGA, 32 TË LËNDUAR (07.19.2014)
ISA MUSTAFA - NUK I KEMI FAJ PDK-së QË MBETI ME 37 DEPUTETË (07.19.2014)
TRAFIKANTIT TË HEROINËS NË SHQIPËRI I KONFISKOHEN 3 MILIONË EURO PASURI (07.19.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]