E Premte, 04.26.2024, 06:44am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
WILLIAMSON NESËR NË ZYRË TË THAÇIT

E Djelë, 07.20.2014, 06:48pm (GMT+1)



Kryeministri në largim, Hashim Thaçi, pritet të ketë një ditë jo të lehtë nesër. "Koha Ditore" qysh të premten kishte raportuar se Thaçi pret të hënën në zyrë një prokuror, i cili po e heton atë për veprime të mundshme të paligjshme që dalin nga raporti i Dick Martyt.

Shefi i Task Forcës për hetimin e pretendimeve të raportit të Këshillit të Evropës, prokurori amerikan John Clint Williamson, do ta vizitojë Kosovën pak kohë para prezantimit të gjetjeve të tij që dalin nga hetimi dyvjeçar.

Në Prishtinë kanë konfirmuar ardhjen e prokurorit Williamson, derisa në zyrën e tij në Bruksel mohojnë se ai do t'ia zbulojë gjetjet kryeministrit Thaçi.

"Nuk mund të konfirmoj planet për udhëtimet e ardhshme të ambasadorit Williamson, por pa asnjë fije dyshimi mund të mohoj çfarëdo pretendimi se do t'i paraqesim gjetjet tona në mënyrën se si sugjeroni ju", ka thënë për "Kohën Ditore" zëdhënësi i Task Forcës, Joao Sousa, teksa i është përgjigjur pyetjes nëse do t'ua prezantojë gjetjet autoriteteve kosovare.
Më poshtë gjeni të plotë artikullin e Kohës Ditore të publikuar në numrin e 18 korrikut:

Ende nuk dihet koha e publikimit të raportit hetimor të SIFT-it

Williamson,të hënën në Kosovë

Shefi i Task Forcës për hetimin e pretendimeve të raportit të Këshillit të Evropës, prokurori amerikan John Clint Williamson, do ta vizitojë Kosovën pak kohë para prezantimit të gjetjeve të tij që dalin nga hetimi dyvjeçar. Në Prishtinë e kanë konfirmuar ardhjen e prokurorit Williamson, derisa në zyrën e tij në Bruksel mohojnë se ai do t'ia zbulojë gjetjet kryeministrit Thaçi

Vehbi Kajtazi

Prishtinë, 17 korrik Kryeministri në largim, Hashim Thaçi, pret të hënën në zyrë një prokuror, i cili po e heton atë për veprime të mundshme të paligjshme që dalin nga raporti i Dick Martyt.
Shefi i Task Forcës për hetimin e pretendimeve të raportit të Këshillit të Evropës, prokurori amerikan John Clint Williamson, do ta vizitojë Kosovën pak kohë para prezantimit të gjetjeve të tij që dalin nga hetimi dyvjeçar.
Në Prishtinë kanë konfirmuar ardhjen e prokurorit Williamson, derisa në zyrën e tij në Bruksel mohojnë se ai do t'ia zbulojë gjetjet kryeministrit Thaçi.
"Nuk mund të konfirmoj planet për udhëtimet e ardhshme të ambasadorit Williamson, por pa asnjë fije dyshimi mund të mohoj çfarëdo pretendimi se do t'i paraqesim gjetjet tona në mënyrën se si sugjeroni ju", ka thënë për "Kohën Ditore" zëdhënësi i Task Forcës, Joao Sousa, teksa i është përgjigjur pyetjes nëse do t'ua prezantojë gjetjet autoriteteve kosovare.

Hetimi për këtë rast, që përfshin trafikimin e organeve që supozohet se janë kryer nga ish-Ushtria Çlirimtare e Kosovës në të paktën dy lokacione në Shqipëri, Burrel dhe Fushë-Krujë, ka nisur në vitin 2011. Ndërkohë, në muajin prill Kosova ka miratuar një rezolutë për themelimin e një gjykate speciale. Rezolutës i ka paraprirë një letërkëmbim në mes të presidentes Atifete Jahjaga dhe shefes së BE-së për Punë të Jashtme, baroneshës Catherine Ashton. Në bazë të dokumenteve të këmbyera, Task-Forca Speciale Hetuese (SITF) cilësohet një superforcë. Ajo nuk do t'u japë asnjë llogari institucioneve të Kosovës, ndonëse me rezolutë do të jetë pjesë e tyre. Ajo ka funksionuar në kuadër të EULEX-it. Mirëpo selinë e ka pasur jashtë Kosovës.

Mandati i kësaj trupe nuk është i ndërlidhur me atë të EULEX-it. Kjo i garantohet edhe me shkëmbimin e letrave që kanë bërë presidentja Atifete Jahjaga me kryediplomaten e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, derivat i të cilave do të jetë një ligj që krijon një gjykatë speciale për të trajtuar aktakuzat që mund t'i sponsorizojë SITF-i.
Statusi i SITF-it është përshkruar edhe në një projektligj që parasheh ndryshimin dhe plotësimin e disa ligjeve që ndërlidhen me mandatin e EULEX-it, të cilin Qeveria të premten e ka miratuar dhe menjëherë e ka proceduar për votim në Kuvend.

Zëvendëskryeministri dhe ministër i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka konfirmuar së të hënën në Kosovë do të vijë prokurori Williamson.
"Po, të hënën z. Williamson do të vijë në Kosovë. Kaq mund të them", ka thënë Kuçi.
Zëdhënësi i SIFT-it, Joao Sousa, ka thënë se hetimi ende është duke vazhduar dhe se nuk dihet kur do të prezantohet raporti.
"Njëkohësisht, vetëm mund të theksoj se hetimi ynë po vazhdon dhe se ne do të bëjmë të ditura gjetjet investigative në kohën e duhur - ama në këtë pikë nuk jam në pozitë të diskutoj afatet e caktuara kohore", ka thënë ai.

Projektligji që parasheh ndryshimin dhe plotësimin e disa ligjeve që ndërlidhen me mandatin e EULEX-it parasheh që kjo Task-Forcë do të funksionojë në kuadër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), si njësit i ndarë, i pavarur me funksion hetues dhe prokurorial me të gjitha kompetencat dhe autonominë e nevojshme.
"SITF-i nuk do t'i nënshtrohet udhëheqjes apo mbikëqyrjes së kryeprokurorit apo zëvendëskryeprokurorit të PSRK-së, as mbikëqyrjes së përgjithshme të kryeprokurorit të Shtetit", thuhet në projektligj.

"Prokurorët e EULEX-it që punojnë në kuadër të SITF-it do të gëzojnë të gjitha kompetencat dhe autonominë e nevojshme për të vazhduar hetimet e SITF-it dhe të kryejnë funksionet prokuroriale rezultuese në mënyrë të pavarur pa ndërhyrje apo ndërprerje".
Jo veç prokurorët do të kenë kaq autonomi. Edhe hetuesit nuk do të japin ndonjë llogari tek institucionet e shtetit.
"Hetuesit e SITF-it të cilët do të konsiderohen si policë të EULEX-it, do të kenë kompetenca të ushtrojnë funksionet e përcaktuara me ligjin e aplikueshëm për Policinë e Kosovës", thuhet në këtë projektligj. "Hetuesit e SITF-it do të mbikëqyren nga prokurorët e SITF-it dhe nuk do të jenë të obliguar të konsultohen apo koordinohen me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës".
Kjo Task-Forcë ka marrë vëmendje edhe në një pjesë të madhe të përmbajtjes së letërkëmbimit Jahjaga-Ashton. Aty thuhet se SITF-i do të vazhdojë deri në kohën kur Kosova të njoftohet nga Këshilli i Bashkimit Evropian që hetimet kanë përfunduar, ose që procedimet që rrjedhin nga ato hetime kanë përfunduar.

"Nëse hetimi nga SITF-i rezulton me aktakuzë dhe procedura gjyqësore, duhet siguruar një mjedis i mirë për administrimin e duhur të drejtësisë. Në pajtim me këtë, një gjykatë e specializuar brenda sistemit gjyqësor të Kosovës, si dhe një zyrë e specializuar prokurorie do të shfrytëzoheshin për procedurat gjyqësore dhe të apelit që dalin nga hetimet e SITF-it. Kjo gjykatë do të kishte një seli në Kosovë, por procedurat e ndjeshme, duke përfshirë dëgjimin e dëshmitarëve, do të mbaheshin jashtë vendit, varësisht nga natyra e akuzave", thuhet në letrën e presidentes Jahjaga. "Përveç kësaj, dosjet dhe shkresat e ndjeshme do të paraqiten dhe mbahen ekskluzivisht jashtë vendit".

E, për të mundësuar funksionimin e procedurave të këtilla, presidentja është shprehur në letër se Kosova do të themelojë dhoma të veçanta e të dedikuara gjyqësore, të cilat do të zhvendosen në një shtet të tretë, në bazë të një marrëveshjeje me atë shtet, dhe të cilat do të përfshinin të gjitha instancat e sistemit gjyqësor, duke përfshirë Gjykatën Kushtetuese, për çfarëdo procedure penale e cila mund të iniciohet si rezultat i punës së SITF-it.


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DEPUTETI I BUNDESTAGUT THORSTEN FREI VIZITON PARTINË DEMOKRATIKE (07.20.2014)
KOSOVË - 20 MIJË TË RINJ APLIKOJNË QË TË BËHEN POLICË (07.20.2014)
VRANIQI I VV BËN SARKAZËM - BORXHET QË IA KEMI PDK-së INSHALLA PO IA KTHEJMË NE DHE KREJT POPULLI I KOSOVËS (07.20.2014)
KOSOVË - BANKAT I DRUHEN KURSIT PËR KREDI E DEPOZITA NË VALUTËN JOEURO (07.20.2014)
SHESHIT 'CAR LAZAR' MBI URËN E IBRIT VETËM DO T'I NDËRROHET EMRI (07.20.2014)
KOSOVË - DËSHIRA PËR EMIGRIM ËSHTË RRITUR (07.20.2014)
OBRIE - VAZHDON RACIZMI MAQEDONAS NDAJ SHQIPTARËVE (07.20.2014)
BLLOKU LDK-AAK-NISMA PËRJASHTON MUNDËSINË PËR ZGJEDHJE TË REJA (07.19.2014)
JAKUP KRASNIQI - KUSHTETUESJA NUK MUND T'IA BËJË NUMRAT PDK-së (07.19.2014)
SHQIPËRI - QENDRAT E PARABURGIMEVE JANË TEJET TË MBIPOPULLUARA (07.19.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]