E Djelë, 04.28.2024, 06:01am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
VJEDHJA E BANKËS - PROKURORIA DO TË MARRË NË PYETJE ZËVENDËSGUVERNATOREN ELISABETA GJONI

E Djelë, 08.17.2014, 07:01am (GMT+1)



TIRANE - Emri i zv.guvernatores së Bankës së Shqipërisë, Elisabeta Gjoni, është listuar nga prokuroria në mesin e dhjetëra personave që do të pyeten për skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve nga Thesari i Shtetit.

Burime jozyrtare thanë për "GSH", se Gjoni është autoriteti përgjegjës që urdhëron ngritjen e grupeve të auditit dhe, pikërisht për këtë fakt, numri dy i Bankës së Shqipërisë pritet të japë shpjegime para prokurorëve, të cilët prej afro një muaji po hetojnë për atë që mund të konsiderohet pa frikë si "vjedhja e shekullit". Nga hetimet e deritanishme rezulton se, për një periudhë prej afro 3 vitesh në Departamentin e Emisionit nuk është kryer audit, çka dyshohet të ketë krijuar hapësira për vjedhjen e miliona lekëve.

Për të hedhur dritë mbi procedurat e ngritjes së grupeve të auditit si dhe shumë aspekte të tjera të kontrollit të godinës së Thesarit, zv.guvernatorja do të thirret dhe pyetet nga prokurorët. Në fakt, pyetja e saj dhe e shumë zyrtarëve të tjerë të lartë në Bankën e Shqipërisë, lidhet pikërisht me faktin se përgjatë kësaj periudhe prokuroria ka kryer veprime të ngutshme hetimore si dhe ka sekuestruar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm.

Pas shqyrtimit të tyre do të vijohet me pyetjen e drejtuesve më të lartë të Bankës, ku duket se siparin do ta ngrejë zv.guvernatorja, dëshmia e së cilës konsiderohet si tejet e rëndësishme për të hedhur dritë mbi mënyrën sesi kontrollohej godina "X" dhe "pastërtia" e punonjësve të këtij institucioni tejet të rëndësishëm, ku në fakt nuk mbahen stok vetëm lekët që dalin nga qarkullimi, por edhe prerjet e reja që pritet të hidhen në qarkullim.
 
Zbulimi i skandalit

Skandali i vjedhjes në Thesarin e Shtetit, mbase nuk do të ishte zbuluar të paktën dhe për një kohë të gjatë, nëse Ardian Bitraj, përgjegjësi i sektorit të Arkës Stok, nuk do të ishte vetëdenoncuar. Grupi hetimor, i cili prej afro një muaji po mbledh prova dhe fakte për të hedhur dritë mbi skandalin, për të cilin deri më tani janë në pranga dhjetë persona, është vënë në dijeni të faktit se Bitraj ka vendosur papritmas ta rrëfejë krimin që kishte kryer në godinën "X" në Linzë. Ai ka informuar për gjithçka ndodhte drejtorin e Drejtorisë së Emisionit, Dorian Çollaku, dhe pas kësaj është bërë denoncimi i vjedhjes në prokurori.

Por, ndërsa Ardian Bitraj këmbëngul se lekët i ka humbur të gjitha në kazino, hetimet e deritanishme të drejtuara nga prokurori Ramadan Troci, kanë çuar në pranga dhjetë persona, mes tyre dhe drejtorin e Departamentit të Emisionit, Dorian Çollaku. "Fajësia" e Çollakut duket se lidhet me faktin se, ai ka lejuar që Departamenti që drejtonte të funksionojë pa udhëzime e rregullore konkrete. Në vijim të hetimeve është arritur në konkluzion se vjedhja është kryer lehtësisht edhe për faktin se punonjës të tjerë nuk kanë kryer detyrat përkatëse.

"Duke u nisur nga përgje-gjësitë e punonjësve të Bankës, është dalë në konkluzionin se detyra e punonjësve të Arkës në Veprim, siç është rasti i të arrestuarit Petrit Ramohitaj, me detyrë përgjegjës i Arkës në Veprim, por edhe i specialistes në këtë arkë, siç ishte Liljana Tusha, është të rakordojnë çdo ditë gjendjen e sportelit të tyre dhe të koordinohen me kontrollorin mbikëqyrës, gjë që pas hetimeve rezulton se ky rakordim nuk është kryer si duhet dhe nuk është kryer për një kohë të gjatë, dhe kjo ka sjellë vjedhjen e shumës së madhe të parave nga Departamenti i Emisionit. Gjithashtu, thekson proku-roria, detyra e punonjësve të Arkës Stok është që të ndjekin lëvizjen e vlerave monetare nga sportelet tek magazinat, si edhe të kryejnë rakordime periodike.

Por, është vërejtur edhe se për të hyrë në magazinën e Stokut përdoren tre çelësa, të cilët mbahen nga një çelës për tre punonjës: përgjegjësi, i cili ishte Ardian Bitraj dhe dy specialistët, që në rastin konkret ishin Lavdim Cani dhe Myzejem Belba. Por, organi i akuzës ka vërejtur se këta tre çelësa janë mbajtur të gjithë nga Bitraj, i cili më pas ka kryer veprimtarinë kriminale të vjedhjes. Nga ana tjetër, edhe i arrestuari tjetër, Dhimitër Davidi, me detyrë përgjegjës për sigurinë në BSH, ka pasur si detyrë që të mbikëqyrë kamerat e sigurisë dhe të raportojë për çdo anomali, gjë që nuk është bërë", theksohet në dosje ndër të tjera.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
UDHËHEQËSIT FETARË NË KOSOVË - BASHKË KUNDËR DHUNËS (08.17.2014)
ZËRI I AMERIKËS - PETICIONI PËR SHKARKIMIN E GUVERNATORIT FULLANIIntervistë me zotin ZIRKON DISHA, veprimtar i shoqërisë civile (08.16.2014)
KOSOVA SËRISH NË BUXHETIN E SERBISË (08.16.2014)
SKANDAL, SEKRETARI I KOKËDHIMËS OFRON PUNË, SI KËMBIM KËRKON SEKS ME 14 VJEÇARE - NEWS24 VIDEO EKSKLUZIVE SONTE NË ORËN 19 (08.16.2014)
SULEJMAN REXHEPI - SHQIPTARËT MYSLIMANË NË MAQEDONI JANË KEQPËRDORUR (08.16.2014)
BREGDETI JUGOR DO TË RREGULLOHET ME KONKURS NDËRKOMBËTAR (08.16.2014)
CIA - SERBIA KA PROBLEME ME KOSOVËN DHE BOSNJËN (08.16.2014)
MAQEDONI - U ARRESTUA NJË I AKUZUAR PËR KRIM TË ORGANIZUAR (08.16.2014)
INCIDENT NË VERIUN E MITROVICËS (08.16.2014)
HASHIM THAÇI PO BËN PRESION NDAJ GJYKATËS KUSHTETUESE (08.15.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]