TË ENJTEN RAMA IU PËRGJIGJET PYETJEVE TË QYTETARËVE NË TWITTER DHE FACEBOOK
E Hënë, 08.18.2014, 06:52am (GMT+1)
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se do të mbajë një konferencë për shtyp të enjten, më 21 gusht, në orën 12:00, ku siç thekson ai, do t'u përgjigjet pyetjeve që vetë qytetarët do t'i dërgojnë.
Në postimin e tij në rrjetin social "Twitter", Rama njofton mbajtjen e kësaj konference, ndërsa fton qytetarët që t'i dërgojnë pyetjet e tyre me hashtag (#) në "Facebook" dhe "Twitter".
"Te enjten 21gusht 12.00 liveTV dhe Twitter&Facebook live konference shtypi nisni te çoni çdo pyetje qe keni me hashtag #PyetKryeministrin" shkruan Rama.
www.voal-online.ch
|