E Premte, 04.26.2024, 01:13pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
LUTJA E NJË NËNE (Intervistë)

E Enjte, 08.28.2014, 02:16pm (GMT+1)


Pranvera Abazi Zena



Pranvera Abazi Zena është nëna e një fëmije tetë vjeçar, i ati i të cilit ajo thotë se e ka marrë me vete në Siri për t'iu bashkuar luftëtarëve atje, pa lejen e saj. Në disa fotografi të publikuara, djaloshi shihet në Siri në shoqërinë e luftëtarëve dhe me flamurin e Shtetit Islamik [ISIS].  Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, e ëma shpjegon ngjarjen si ka ndodhur. Për kthimin e djaloshit, është hapur edhe një faqe në rrjetin social Facebook, "Na ktheni djalin"!.

RADIO EVROPA E LIRË
Zonja Pranverë, djali juaj 8-vjeçar, gjendet në Siri me babanë e tij, por pa lejen tuaj. A mund të na tregoni për momentin kur ju kuptuat se ai ndodhet atje?

PRANVERA ABAZI: Unë e kam kuptuar më 10 korrik, ka qenë ora një, përmes një mesazhi ku shkruan "Pranvera unë jam në Siri me djalë, të lajmëroj edhe një herë kur të kem valë". Me datën 7 kanë dalë prej shtëpisë, dhe unë kam menduar që po shkojnë në Rugovë, se tha "deri të enjten e kam të lirë, të premten jam në punë dhe po e marr djalin e po shkoj".

Me datën 10 e kam marrë mesazhin që nuk janë në Rugovë, por në Siri. Unë isha në punë edhe kur e kam parë mesazhin - njëherë nuk e këqyra mirë, meqë isha në punë, po pastaj kur e pashë mirë mbeta ashtu...  nuk mund ta besoja... Unë prisja atë ditë që të vinin prej Rugove, e jo të më vinte ai mesazh...

RADIO EVROPA E LIRË
Para asaj dite, e cila tani mund të cilësohet si dita e rrëmbimit të djalit tuaj 8 -vjeçar, keni vërejtur ndonjë ndryshim te bashkëshorti juaj?

PRANVERA ABAZI: Jo. Ai është falur [rite fetare myslimane], ka qenë fetar, por për djalë asnjëherë s'ka folur as që "kam me marrë me vete", s'kam vërejtur asgjë. Rrobat [pantollonat] i blinte me xhepa, po i përdorte edhe në qytet e në punë, por jo diçka s'kam vërejtur. Një çantë si të ushtrisë e ka pasur në shtëpi, por atë e ka pasur shumë moti, ka më shumë se dy vjet. S'kam vërejtur diçka.

RADIO EVROPA E LIRË
...po raportet me djalin?

PRANVERA ABAZI: Raportet i kemi pasur të mira - njëjtë, sikurse ditëve të fundit, si më parë raportet i kanë pasur njëjtë.

RADIO EVROPA E LIRË
E gjithë kjo ngjarje ka ndodhur dy muaj më parë, por publikisht dolët këto ditë. Pse tash; pse jo më herët?

PRANVERA ABAZI: Sepse prisja mos po vjen dhe nuk dëshiroja që kjo të bëhej publike shpresoja që po kthehet... Kur e pashë që u bënë gati dy muaj e s'ka asgjë, atëherë kjo ka qenë gjëja e fundit - që ta publikoja... Kam pritur mos po vjen javë pas jave... edhe dy ditë, tri ditë e asgjë dhe kjo ka qenë rruga e fundit.

RADIO EVROPA E LIRË
Në opinion tashmë janë publikuar disa fotografi të djalit tuaj në Siri. Kush ua ka dërguar juve ato?

PRANVERA ABAZI: Këto fotografi i kanë gjetur përmes rrjetit social Facebook dhe m'i kanë dërguar. Unë i kam parë që më kanë ardhur përmes Facebook-ut, kush i ka gjetur s'është me rëndësi, po kanë hy dhe i kanë parë fotot e Jonit [Erionit].

S'kam besuar kur i kam parë! Në një foto është Joni me teshat që i ka pasur të veshura atë ditë kur ka dalë prej shtëpisë, kurse në fotot tjera është pas disa kohe, ku shihet që ia kanë prerë flokët dhe veshur me uniformë të atyre siç edhe duket në foto - krejt ndryshe është nga Joni që ka qenë dhe që është tash atje.

RADIO EVROPA E LIRË
Sa herë keni kontaktuar me djalin tuaj, ose edhe me bashkëshortin deri më tash?

PRANVERA ABAZI: Me Arbenin asnjëherë s'kam komunikuar, me Erionin vetëm një herë - javën e parë kur ka shkuar, më 15 korrik, kam folur.

Shumë pak e kanë lënë të flasë, ai është përgjigjur shumë shkurt.

RADIO EVROPA E LIRË
Nëse do të kishit mundësi të bisedonit me bashkëshortin tuaj, çfarë do t'i thoshit?

PRANVERA ABAZI: Do t'iu kisha lutur që ta kthejë djalin... Erioni do të jetë këtu, do të jetë mes rrethit vet, me shokë.

Tash vjen shtatori, fillon shkolla, dhe dua që ai të jetë këtu në shkollë, të jetë me familje, të jetë afër nënës së vet, e jo atje me familje tjera dhe në rreth krejt tjetër atje ku është...

RADIO EVROPA E LIRË
A keni bashkëpunim me institucionet e shtetit për ta kthyer djalin tuaj në shtëpi?

PRANVERA ABAZI: Po kemi bashkëpunuar dhe jemi në bashkëpunim me policinë. Besoj që do të kemi prapë [bashkëpunim] me ta deri në fund.

Ata vazhdimisht punojnë, asnjëherë nuk janë ndalur, por deri tash ende nuk kanë rënë në kontakt...

RADIO EVROPA E LIRË
A mund ta përshkruani pak djalin tuaj, çfarë fëmije është?

PRANVERA ABAZI: Erioni është një fëmijë shumë i qetë, është një fëmijë për të cilin s'di të shprehem jo pse është fëmija im, por Erioni është fëmijë shumë i gjallë, shumë i pavarur, është një fëmijë që merret shembull në familje për gjithçka. Nganjëherë po mendoj që e pata fëmijë ashtu aq të mirë, tash pse s'po e kam...

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BERLIN - SOT MBAHET SAMITI PËR BALLKANIN (08.28.2014)
FLORA BROVINA NUK E THËRRET SEANCËN PLENARE PA MARRË URDHËR NGA PDK (08.28.2014)
JAKUP KRASNIQI - VENDIMI I GJYKATËS KUSHTETUESE, POLITIK DHE I KORRUPTUAR (08.28.2014)
LDK-AAK-NISMA DHE VV, TË VENDOSUR KUNDËR PDK-së (08.27.2014)
RAMUSH HARADINAJ - PO MUNDOHEN TË NA KUSHTËZOJNË TË BISEDOJMË ME THAÇIN, POR NE NUK PRANOJMË ASNJË KOMPROMIS ME THAÇIN (08.27.2014)
SERBIA PRETENDON SE KOSOVA I KA ASAJ NJË BORXH 10 MILIARDË EUROSH! (08.27.2014)
KOHA DITORE - PUÇI I (PA)SUKSESSHËM I KUSHTETUESES (08.27.2014)
LIROHEN NGA PARABURGIMI GJASHTË NGA 43 TË ARRESTUARIT PËR TERRORIZËM (08.27.2014)
MISIONI I FMN SËRISH NË TIRANË PËR BORXHIN DHE INVESTIMETQeveria u ka shlyer bizneseve nga detyrimet e prapambetura 250 milionë dollarë nga 350 milionë gjithsej të planifikuara (08.27.2014)
ALARMOHET SERBIA - SIMBOLI I BEOGRADIT ËSHTË NJË SHQIPTAR (08.27.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]