E Martë, 05.14.2024, 04:35pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
ALBIN KURTI - MARRËVESHJA, FILLIM I NJË NDRYSHIMI TË MADH NË KOSOVË

E Mërkurë, 09.10.2014, 02:18pm (GMT+1)

Pas takimit me kryetarët dhe përfaqësuesit e LDK, AAK dhe Nisma, në përgjigjet e pyetjeve të gazetarëve kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha:

Ne në Lëvizjen Vetëvendosje kur të vijë puna tek formimi i Qeverisë së re, e cila do ta ndryshojë Kosovën si në aspektin politik ashtu edhe në atë socio-ekonomik, do ta mbajmë referendumin brenda Lëvizjes Vetëvendosje.

Ajo që kemi bërë sot, me rastin e tremujorit të fillimit të bisedimeve tona, është që Lëvizja Vetëvendosje bashkë me koalicionin LAN jemi marrë vesh që Kosovën ta hedhim në binaret e drejtësisë, zhvillimit, barazisë, të luftimit të krimit dhe korrupsionit, ndërkaq formimi i Qeverisë dhe pjesëmarrja në qeveri do të jetë një marrëveshje e ardhshme.

Theksi i kësaj marrëveshjes është zhvillimi ekonomik, qeverisja parimore, reformat institucionale, mirëqenia sociale, dhe natyrisht që në këtë marrëveshje ne kemi përfshirë edhe çështjet e dialogut ku ne së pari e kemi përmendur dialogun me Bashkimin Evropian, me Komisionin Evropian, për anëtarësimin e Kosovës në BE, me institucionet e BE-së, pastaj e kemi gjithsesi dialogun me serbët e Kosovës për integrimin e tyre në shoqëri dhe gjithashtu kemi edhe dialogun në përgjithësi, i cili gjithsesi do të jetë parimor sikurse qeverisja e ardhshme.

Me sot po fillon një ndryshim i madh në Kosovë. Pas pamundësimit të ripërtëritjes së regjimit të vjetër me një qeveri të re, tash ne po e mundësojmë një qeveri të re pa regjim, ku qytetari i Republikës do të jetë në qendër të vëmendjes. Në tekstin e marrëveshjes, të cilin do t'ua shpërndajmë në formën e nënshkruar dhe aty do të keni tërësisht të qartë se për çfarë jemi marrë vesh. E në fakt, nuk është se ju nuk e dini.

Pra, teksti i marrëveshjes është i qartë dhe nuk ka nevojë për komente shtesë. Funksionimi i institucioneve, shtetndërtimi demokratik në Kosovë, nuk do të vazhdojë gjurmëve të qeverive të mëparshme. Ky është një zhvillim i ri për të mirën e Kosovës. Ky zhvillim nënkupton se ne po vendosim Kosovën dhe qytetarët në binarët e progresit, drejtësisë, të parimeve, gjë që nuk ka qenë rasti deri tash.

Andaj, jam optimist se ashtu siç e kemi arritur këtë marrëveshje, do ta kemi në të ardhmen edhe marrëveshjen tjetër për programin qeverisës dhe për çështjet e përgjegjësive në ekzekutiv. Asisoj, Kosova në këtë shteg të ri të shtetit republikan, të zhvillimit ekonomik, të mirëqenies sociale, reduktimit të krimit dhe korrupsionit, do të ecë drejt dhe sigurt, e për këtë është garanci bashkëpunimi ynë i vazhdueshëm.

Duhet t'i përmbahemi tekstit të marrëveshjes që vazhdimisht vë në spikamë zhvillimin ekonomik, sundimin e ligjit, shtetin e së drejtës dhe mirëqenien sociale. Kosova ka nevojë për një agjendë të re në mënyrë që të ndryshojë për të mirë, thuhet në deklaratën e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, që iu shpërnda medieve me rrugë elektronike.kd

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NËNSHKRUHET MARRËVESHJA LAN-VETËVENDOSJE (09.10.2014)
SHBA DËRGOJNË NJË ZËVENDËSAMBASADOR SHQIPTAR NË PODGORICËBegzat Bix Aliu, diplomati i parë shqiptaro-amerikan që punon në departamentin e Shtetit Amerikan (09.10.2014)
KINA PREMTON AUTOSTRADËN SHQIPËRI-MAQEDONI (09.10.2014)
PAS LUFTËS NË KOSOVË AFËR 800 VETËVRASJE (09.10.2014)
ZËRI I AMERIKËS - VETËVENDOSJE I BASHKOHET KOALICIONIT LDK-AAK-NISMA (09.10.2014)
SOT SHPALLET MARRËVESHJA LAN-VV (09.10.2014)
GAFA E PRESIDENTIT NISHANI - E QUAN PRESHEVËN 'SERBIA E JUGUT' (09.09.2014)
VISAR YMERI - KEMI MARRËVESHJE, PRITET NËNSHKRIMI (Intervistë) (09.09.2014)
BANKA E SHQIPËRISË - DORËHIQET ARDIAN CIVICI (09.09.2014)
ANALFABETIZMI, KOSOVA E PARA NË EVROPË - MBI 40 PËR QIND E POPULLSISË SË RRITUR JANË ANALFABETË (09.09.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]