ISA MUSTAFA - NËSE KRYESUESJA NUK E THËRRET SEANCËN, NE DO TË VEPROJMË Mustafa - “PDK nuk e ka shumicën dhe kjo mund të zgjasë edhe katër vjetâ€
E Enjte, 09.18.2014, 11:10am (GMT+1)
Isa Mustafa: Sot ishim dëshmitarë se PDK po e mban peng Kuvendin. Ne, koalicion LDK AAK Nisma- VV e kemi shumicën.
Isa Mustafa the se deputetët as nuk shiten e as nuk blihen. Kryetari i LDK'së në konferencë deklaroi se askush nuk ka të drejtë ta mbaj peng Kuvendin. "Konstatojmë dështimin e PDK'së për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit. Sot shumica absolute i ka 61 deputetë, Ndërprerja e seancës ishte jo-korrekte", tha Albin Kurti.
Billal Sherifi: PDK e ka kapur Kuvendin
Anëtari i kryesisë së "Nisma për Kosovën", Bilal Sherifi ka thënë se PDK-ja e ka zaptuar Kuvendin e Kosovës. Ai ka thënë se nëse nuk hapet rruga, Blloku është i detyruar të gjejë rrugë të tjera.
"Nëse nuk hapet rruge nga pakica, atëherë mendoj qe ky koalicion është i detyruar të gjejë rrugë tjera", ka thënë ai. Ekspres
www.voal-online.ch
|