E Hënë, 04.29.2024, 05:07am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
DAVID KANTOZI, HEBRE I LINDUR NË SHQIPËRI, KANDIDON PËR GUVERNATOR TË BANKËS QENDRORE - JAM KRENAR, NËSE ZGJIDHEM

E Mërkurë, 09.24.2014, 08:03am (GMT+1)



TIRANË- Deklaratës së kryeministrit Rama, se mbështet kandidaturën e një Guvernatori të huaj, të përzgjedhur mes personalitetesh me autoritet botëror në fushën e sistemit financiar dhe të bankave qendrore, i është përgjigjur edhe një kandidat nga Izraeli.

Në një komunikim për News 24, David Kantozi, një hebre i lindur në Shqipëri, i cili aktualisht punon e jeton në Izrael ka treguar se ka aplikuar për këtë post dhe se do ishte mjaft krenar nëse merrte kreun e Bankës së Shqipërisë. Kantozi është ekspert financash në Izrael, por ka lindur në Shqipëri. Ai punon si zv/menaxher në "˜Izrael Financial Service'.

Në lidhje me skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve në Thesarin e Shtetit, ai tha se në çdo vend të botës përgjegjësia bie mbi drejtuesit.

"Ne i ndjekim ngjarjet politike dhe ekonomike nga Shqipëria, për rastin në fjalë jemi të befasuar. Sistemi bankar nuk varet nga një individ por është një punë kolektive. Përgjegjësia është e atyre që e drejtojnë, është kollaj ta shohësh në rangjet e ulëta, në çdo vend të botës ku ndodh ka zhurmë në tregun financiar dhe në media. Përgjegjësinë nuk dua t'ja hedh askujt se jam larg", tha ai.

I pyetur se pse vendosi të aplikojë në këtë post zoti Kantozi u shpreh se, "Ka disa arsye, është nder dhe krenari nëse arrij ta bëj këtë gjë. E kam nisur karrierën time në Bankën e Shtetit në vitin 1988, e kam pasion dhe dëshirë, me gjithë eksperiencën që kam në 25 vite të arrij të kontribuoj për vendin tim. Duhet t'i paguajmë Shqipërisë atë që na dha për ta bërë ashtu siç e meriton. Kam mbaruar Fakultetin e Ekonomisë në vitin 1986 në sferën e qarkullimit. Shqipëria është një terren shumë i mirë për të punuar. Mund ta nderosh, të japësh eksperiencat e tua".

Kantozi siguroi më tej se i plotëson kushtet për të qënë Guvernator, pasi krahas shtetësisë izraelite ai ruan edhe atë shqiptare.

Ndërsa në lidhje me ndërhyrjet politike, Kantozi tha se ato nuk e trembin.

"Nuk i trembem asgjëje, ne jemi profesionista shikojmë për më të mirën e ekonomisë. Ndërhyrje politike ka në të gjithë botën, por posti duhet të jetë i paprekshëm është një arterie delikate, një bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe specialistët e Shqipërisë do ta bënte më të mirë dhe më të lehtë punën e çdo guvernatori. Mendoj që do e arrij, e shikoj Shqipërinë si një vend që ka shumë gjëra për të bërë", shtoi ai.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TAHIRI - ME AKSIONET KUNDËR DROGËS IA HOQËM KRIMIT NGA DUART 6,4 MILIARDË EURO (09.24.2014)
'GRUSHT I THATË' NË PARLAMENT - VIDEOJA QË TREGON NDOKËN DHE NDREUN DUKE GODITUR STRAZIMIRIN (09.24.2014)
EKSPERTËT - PDK MUND TË LARGOHET PËRFUNDIMISHT VETËM NËPËRMJET ZGJEDHJEVE TË JASHTËZAKONSHME NË TETOR (09.23.2014)
SHQIPËRI - PROKURORIA VË NËN AKUZË TRE DEPUTETË (09.23.2014)
AMBASADORI ARVIZU - KORRUPSIONI E RREZIKON SIGURINË KOMBËTARE TË SHQIPËRISË (09.23.2014)
BEOGRAD - FLUTURIMI I PARË PËR NË TIRANË PREJ VITIT 2009 (09.23.2014)
ZHBOGARI - THIRRJE KOSOVËS TË ZGJIDHË NGËRÇIN POLITIKAmbasadori i BE nuk i përjashton zgjedhjet e jashtëzakonshme (09.23.2014)
KOSOVË - AVOKATI I POPULLIT I SHQETËSUAR PËR KËRCËNIMET NDAJ GAZETARËVEAvokati i Popullit bëri thirrje të martën për mbrojtjen e gazetarëve por edhe mbrojtjen e individëve nga shpërdorimi i fuqisë së medies (09.23.2014)
SHBA SHOHIN PËRMIRËSIM TË KLIMËS SË BIZNESIT NË SHQIPËRI (09.23.2014)
ISA MUSTAFA - PRESIDENTJA TË PYESË KUSHTETUESEN SE SI DILET NGA NGËRÇI (09.23.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]