E Djelë, 04.28.2024, 09:47pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
KOSOVA MUND TA NDIHMOJË KOALICIONIN KUNDËR SHTETIT ISLAMIK

E Enjte, 09.25.2014, 05:01pm (GMT+1)



Kosova mund ta ndihmojë koalicionin ndërkombëtar kundër Shtetit Islamik, duke pamundësuar shndërrimin e territorit të saj në korridor qarkullimi për militantët e Shtetit Islamik.

Eksperti i çështjeve ushtarake dhe të sigurisë, Naim Maloku, konsideron se Kosova në radhë të parë duhet të ruajë territorin e saj dhe të mbledhë  informacione, jo vetëm për Kosovë, por edhe për rajon në lidhje me terrorizmin.

"Është e mjaftueshme që Kosova të mbajë nën kontroll territorin e vet që mos të jetë pistë e ndonjë veprimi terrorist kundër koalicionit. Kjo për koalicionin është e mjaftueshme. Ju e dini që në Kosovë është e stacionuar edhe baza ushtarake amerikane "˜Bonstill', por edhe ushtarët e shteteve të tjera që janë pjesë e koalicionit. Mendoj se tjetër forcë Kosova nuk ka, përveç edhe përkrahjes morale që mund t'i japë këtij koalicioni", thotë Maloku.

Departamenti Amerikan i Shtetit e ka publikuar një dokument ku Kosova është renditur në mesin e 56 shteteve botërore si pjesë e koalicionit kundër Shtetit Islamik.

Deri më tash, shumë shtete kanë dhënë kontributin e tyre në aspektin ushtarak, duke ofruar armatim, pajisje, trajnim apo këshillim.

Shtetet e Evropës dhe Lindjes së Mesme kanë ofruar edhe përkrahje në sulmet ajrore kundër caqeve të Shtetit Islamik.

Edhe eksperti tjetër i çështjeve ushtarake dhe të sigurisë, Ramadan Qehaja, thotë për Radion Evropa e Lirë se Kosova në koalicionin për luftë kundër terrorizmit në botë dhe kundër terrorizmit islamik, mund të japë kontributin e vet, duke penguar çdo tentativë që ekstremistet nga territori ynë të veprojnë.  

"Mendoj se për shkak të pozitës gjeografike që ka Kosova, me forca dhe mjetet e duhura, të parandalojë shfrytëzimin e territorit tonë për qëllime terroriste", thekson Qehaja.

Në rrafshin tjetër, thotë Qehaja, Kosova duhet të ndihmojë edhe në arenën e politikës së jashtme, pasi që, sipas tij, Kosova është pjesë e këtij koalicioni.

"Duke u rreshtuar në kuadër të këtij koalicioni, Kosova kalon në rendin e shteteve që i kanë shpallur luftë terrorizimit dhe si rrjedhojë, ne e fuqizojmë edhe subjektivitetin tonë shtetëror", vlerëson Qehaja.

Autoritetet e rendit dhe të drejtësisë në Kosovë, në muajt e fundit kanë arrestuar rreth 60 persona që dyshohet se kanë luftuar apo kanë nxitur të rinjtë të luftojnë përkrah organizatave terroriste.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar emrat e dhjetë individëve dhe dy grupeve të cilësuar si luftëtarë të huaj terroristë, në kuadër të vendimit "për sanksionimin e terroristëve dhe atyre që mbështesin terroristët ose aktet terroriste".

Në mesin e këtyre dhjetë individëve gjendet edhe shqiptari nga Kosova, Lavdrim Muhaxheri, për të cilin thuhet se është luftëtar i huaj në radhët e Shtetit Islamit të Irakut dhe Levantit.

Muhaxheri raportohej të ketë "publikuar pamje grafike në korrik të vitit 2014 në rrjetin social Facebook, në të cilat shihej duke e vrarë një të ri me heqje koke".

Si rezultat i këtij vendimi të Departamentit Amerikan të Shtetit, "të gjitha pronat nën juridiksionin e Shteteve të Bashkuara, te të cilat këta individë apo grupe kanë interes, bllokohen dhe amerikanëve u ndalohet të angazhohen në ndonjë transaksion me ta, apo nga i cili ata mund të përfitojnë".

Në këtë listë gjendet edhe një emër tjetër nga rajoni, Nusret Imamoviq, nga Bosnja, për të cilin thuhet se tash vepron në Siri.

Ai thuhet "të jetë angazhuar aktivisht në ekstremizëm dhe besohet të jetë duke luftuar përkrah frontit Al-Nusra".
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PARLAMENTI MIRATON KOMISIONIN PËR SHKARKIMIN E ANËTARËVE TË KLD SANDËR ÇEFA DHE LULZIM LELÇAJ (09.25.2014)
ALMA LAME - KRYEMINISTRI 2 VJET NGA LDK, DY NGA AAK (09.25.2014)
SHQIPTARËT E AMERIKËS I GËZOHEN FILLIMIT TË NDËRTIMIT TË RRUGËS DEÇAN-PLAVË (09.25.2014)
Fjala në sheshin e Shën PjetritORËT E EMOCIONIT SHQIPTARNga PAPA FRANÇESKU (09.25.2014)
DEPARTAMENTI I SHTETIT PUBLIKON LISTËN E TERRORISTËVE (09.25.2014)
KOALICIONI POSTZGJEDHOR PARALAJMËRON BOJKOT, NËSE ZGJEDHJET SHIHEN SI ZGJIDHJE (09.24.2014)
EULEX NË KËRKIM TË TË AKUZUARVE PËR VRASJEN E POLICIT ENVER ZYMBERI (09.24.2014)
AMBASADORI GJERMAN - KORRUPSIONI S'LUFTOHET ME KONFERENCA, KUJDES DHURATAT (09.24.2014)
PAPA NË VATIKAN - SHQIPËRIA SHEMBULL PËR RILINDJEN E KISHËS (09.24.2014)
SHQIPËRI - JANË SHKATËRRUAR 102 TONË DROGË (09.24.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]