E Martë, 05.21.2024, 04:21am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
FESTIME NË TIRANË PAS KTHIMIT TË EKIPIT TË FUTBOLLIT NGA BEOGRADI

E Mërkurë, 10.15.2014, 07:52am (GMT+1)



Ekipi kombëtar i futbollit të Shqipërisë u prit në aeroportin ndërkombëtar "Nënë Tereza" nga mbi 5 mijë qytetarë në atmosferën festive, që përfshiu Tiranën gjatë ndeshjes së futbollit me Serbinë, e vlefshme për eleminatoret e Kampionatit Europian. Aeroplani me lojtarët dhe zyrtarët e Federatës Shqiptare të Futbollit mbërriti në aeroportin e Rinasit në orën 3.30, pas një fluturimi të jashtëzakonshëm, në mesin e një mikpritje po aq të jashtëzakonshme nga mijëra tifoza e dhjetëra zyrtarë të qeverisë dhe shtetit shqiptar.

Ndeshja e futbollit Serbi-Shqipëri u ndërpre nga gjyqtari në stadiumin e Partizanit të Beogradit, ndërsa presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, deklaroi në Tiranë se stafi shqiptar respektoi rregullat e Federatës Europiane të futbollit UEFA dhe ato rregulla shtesë, që kërkoi pala serbe. Zoti Duka deklaroi që serbët prishën lojën e futbollit. Kapiteni i ekipit shqiptar të futbollit Lorik Cana deklaroi në Rinas se lojtarët shqiptarë u tradhtuan nga njerëzit, që ishin përgjegjës për sigurinë e tyre.

Pasi fishkëllyen dhe zhurmuan himnin kombëtar të Shqipërisë qysh nga hapja e ndeshjes, në minutën e 41 të ndeshjes së futbollit Serbi -Shqipëri tifozët serbë hynë në fushën e blertë, duke goditur lojtarët shqiptarë, ndërsa gjyqtari ndërpreu ndeshjen. Ndërkaq një flamur shqiptar flututoi mbi stadiumin e Partizanit te Beogradit. Lojtarët shqiptarë dhe ata serbë u përplasën për flamurin, e më pas ndërhynë edhe lojtarë dhe tifozë nga stolat.

Pas ndërprerjes së lojës, ministri i punëve të brendshme Saimir Tahiri deklaroi se qeveria serbe mbante përgjegjësi për sigurinë e jetës, shëndetin e lojtarëve dhe stafit teknik të kombëtares shqiptare të futbollit, ashtu si edhe për sigurinë e jetës së çdo mbështetësi dhe qytetari shqiptar në stadiumin e Beogradit.

Ministri Tahiri u kërkoi homologëve serbë që të marrin urgjentisht masat për sigurinë e të gjithë shtetasve shqiptarë të pranishëm të stadium. Më herët ministri i jashtëm shqiptar Ditmir Bushati thirri ambasadorin serb në Tiranë dhe i shprehu shqetësimin për gjendjen e krijuar në aeroportin e Beogradit, ku shtetasit shqiptarë u blllokuan për disa orë.

Trajneri i Shqipërisë Xhani de Biasi deklaroi në Rinas se ishte i lumtur për skuadrën kombëtare, ndërsa kryeministri Edi Rama deklaroi në rrjetet sociale se ishte krenar për lojtarët shqiptarë, të cilët sipas tij, fituan me lojë e me raste për sa pati futboll. Zoti Rama tha se ndjente keqardhje për fqinjët që dhanë botërisht një shfaqje të shëmtuar. Ndërkaq vëllai i kryeministrit përgënjeshtroi njoftimet e mediave serbe se ishte arrestuar nga policia serbe.

Ndërprerja e ndeshjes në Beograd shënoi shpërthimin e festimeve në Tiranë dhe në Prishtinë nga mbi 15 mijë tifozë, të cilët u mblodhën në rrugë e sheshe. Tifozët mbushën me flamuj dhe brohoritje shëtitoren "Dëshmorët e Kombit" dhe sheshin Nënë Tereza. Tifozët shqiptarë ishin ndaluar të hynin në stadiumin Partizani të Beogradit. Nëpër sheshe të qyteteve kryesore të Shqipërisë dhe Kosovës ndeshja u ndoq në ekrane të mëdha nga mijëra tifozë.

Ndeshja e futbollit mes Serbi - Shqipërisë për eleminatoret e Kampionatit Europian 2016 fillimisht u pezullua pas përleshjeve që shpërthyen në stadium midis lojtarëve dhe tifozëve. Ndërkaq një flamur me harta dhe foto historike shqiptare fluturoi mbi stadium me mjete të telekomanduara.

Lojtarët serbë u përpoqën ta largojnë flamurin por lojtarët shqiptarë e mbrojtën atë. Disa tifozë serbë hynë në fushë dhe u përleshën me lojtarët shqiptarë. Arbitri britanik Martin Atkinson e ndërpreu ndeshjen në minutën e 41-të. Më vonë ndeshja u pezullua "për shkak të një çrregullimi në fushë", siç u shpreh UEFA, federata europiane e futbollit.za
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ZËRI I AMERIKËS - BEOGRAD, PEZULLOHET NDESHJA SERBI-SHQIPËRI (10.14.2014)
KRYEMINISTRI EDI RAMA NË FACEBOOK - KRENAR PËR KUQEZINJTË, KEQARDHJE PËR FQINJËT QË LANË NAM BOTËRISHT (10.14.2014)
ANSA, EURO 2016 - ARBITRI NDËRPRET NDESHJEN SAPO TIFOZËT SERBË QËLLOJNË ME STOL BEKIM BALAJN (Tekst dhe fotogaleri) (10.14.2014)
MEDIAT SERBE SPEKULOJNË - ARRESTOHET VËLLAI I KRYEMINISTRIT RAMA (10.14.2014)
45 VETA NGA TIRANA NDALOHEN NË BEOGRAD - BUSHATI THËRRET AMBASADORIN SERB (10.14.2014)
VLAN KUNDËR ZGJEDHJEVE (10.14.2014)
TAKIMI SERBI-SHQIPËRI, MË SHUMË SE LOJË (10.14.2014)
NË SHKUP MIJËRA SHQIPTARË NË SHESH PËR KOMBËTAREN KUQEZI (10.14.2014)
SHBA TË DËSHPËRUAR ME BLLOKADËN POLITIKE NË KOSOVË (10.14.2014)
RAMUSH HARADINAJ - PRESIDENTJA VENDOS VEÇ PËR VETE, PËR ZGJEDHJE VENDOSIN DEPUTETËTHaradinaj - Zgjedhjet s’mbahen pse dëshirojnë 36 deputetë (10.14.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]