E Premte, 04.26.2024, 11:43pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
SENATORI MURPHY - SHBA MBËSHTET DIALOGUN NË RAJON, HULIGANIZMI NË FUTBOLL TË MOS E PËRCAKTOJË POLITIKËN
Senatori Murphy - Shqipëria është miku më i mirë i SHBA në rajon

E Hënë, 10.20.2014, 07:35am (GMT+1)



Kryetari i Nën-komisionit të Jashtëm për Çështjet Evropiane në Senatin e SHBA, senatori Christ Murphy tha dje në Tiranë se huliganizmi nuk duhet të ndërhyjë në marrëdhëniet mes vendeve.

Senatori Murphy ishte për vizitë në Beograd kur u zhvillua ndeshja e futbollit Serbi-Shqipëri në 14 tetor.

"Huliganizmi i futbollit nuk duhet lejuar të bjerë ndesh me forcimin marrëdhënieve mes vendeve të këtij rajoni" - tha senatori Murphy. Ai theksoi se këtë mesazh ia ka përcjellë kryeministrit serb Vuçiç.  

Senatori Murphy, i cili ishte dje për vizitë në Shqipëri tha për median se i kishte kërkuar kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç që t'i rikonfirmonte kryeministrit shqiptar Edi Rama vizitën në Beograd.

Deklarata e tij erdhi pak para se zyra e kryeministrit Rama të njoftonte se dy kryeministrat kishin rënë dakord në një bisedë telefonike që takimi të shtyhej nga 22 tetori në 10 nëntor.

Zoti Murphy tha se kur midis vendeve dalin të tilla probleme, udhëheqësit e shteteve duhet të bisedojnë.

"Nëse vazhdon dialogu në rajon, SHBA do të qëndrojë përkrah" - tha ai.

Senatori Murphy u takua në Tiranë me drejtuesit kryesorë të shtetit shqiptar, presidentin Nishani, kryetarin e parlamentit, Ilir Meta, ministrin e jashtëm, Ditmir Bushati dhe kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Në këto takime ai e cilësoi Shqipërinë si mikun më të mirë të SHBA-së në rajon.

"Me angazhimin në Afganistan dhe në Lindjen e Mesme, Shqipëria ka qëndruar përkrah SHBA-së. Edhe SHBA është koha të rritin përkushtimin e tyre në Shqipëri" - tha ai. Vizita e tij në Tiranë është pjesë e një turi në rajon që përfshiu Kosovën, Serbinë dhe Shqipërinë.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
HULIGANËT SULMOJNË TË RIUN SHQIPTAR NË SHKUP (10.19.2014)
NOVI SAD - POLICIA DO T'I GJEJË SULMUESIT E DYQANEVE TË SHQIPTARËVE (10.19.2014)
SHTYHET VIZITA E KRYEMINISTRIT RAMA NË BEOGRAD (10.19.2014)
INCIDENTI NË BEOGRAD, SENATORI MURPHY - SMS VUÇIÇIT QË NESËR TË RIKONFIRMOJË VIZITËN E RAMËS (10.19.2014)
MPJ KONFIRMON FTESËN PËR HOXHAJN NË BEOGRAD (10.19.2014)
SHQIPËRIA NUK DO TË PËRJASHTOHET NGA KUALIFIKIMET (10.19.2014)
PRESIDENTI I REPUBLIKËS BUJAR NISHANI TAKOHET ME SENATORIN CHRIS MURPHY (10.19.2014)
LOJTARËT SERBË IVANOVIC DHE KOLAROV I KËRKUAN FALJE EKIPIT TONË (10.19.2014)
MINISTRIA E JASHTME E SHQIPËRISË - DJEGIA E FLAMURIT NË BEOGRAD, AKT I SHËMTUAR, KLASA POLITIKE SERBE TË DISTANCOHET (10.19.2014)
MEDIAT KROATE - VUÇIÇ KA BABA SHQIPTAR, MUSLIU MOHON - IA NJIHJA NËNËN, POR S'JAM I ATI (10.19.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]