AAK NUK HEQ DORË NGA POSTI I KRYEMINISTRIT
E Hënë, 11.17.2014, 12:48pm (GMT+1)
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e kryesisë, në të cilën shtë shprehur vendosmëria në zbatimin e marrëveshjes së 10 qeshorit dhe kandidimit të Ramush Haradinajt për kryeministër.
Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi ka thënë se marrëveshja e 10 qershorit nuk mund të jetë peng i veprimeve të njëanshme të cilit do subjekt që është pjesë e koalicionit.
" Për më shumë në atë rast përgjegjësia e parë për dështimin eventual të marrëveshjes së 10 qeshorit bie mbi atë subjekt politik dhe udhëheqësin e tij", ka thënë ai, transmeton kp .
Më tutje, Isufi shtoi se politika dhe shoqëria kosovare kërkon ndryshime rrënjësore dhe lidership të ri në Qeverinë e Kosovës, në krye me Ramush Haradinaj.
www.voal-online.ch
|