E Premte, 05.17.2024, 03:43am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
AKTIVIZIMI I TREPÇËS - SFIDË PËR KOSOVËN

E Djelë, 12.14.2014, 11:17am (GMT+1)


Aktivizimi i Trepçës do të jetë një sfidë e madhe për Kosovën, theksohet në një analizë e cila do prezantohet javën e ardhshme në qytetin e Mitrovicës, qyteti më i madh verior i Kosovës.
Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur, përmes projektit të tij "Forum 2015" dhe në kuadër të iniciativës "Reconnecting Mitrovica" organizon tryezën e rrumbullakët, e cila do të mbahet në 16 dhjetor, në Mitrovicën e Veriut, me temë "Riaktivizimi i Trepçës së bashku kundër ndotjes!".
"Mbrojtja e mjedisit duhet të jetë çështje e parë me të cilën duhet filluar diskutimi publik", theksohet mes të tjerash në konkluzione.
Ndërsa, në rekomandimet e analizës thuhet se, "organizatat e shoqërisë civile, në partneritet me organizatat ndërkombëtare dhe administratën lokale nga veriu dhe jugu, duhet të fillojnë të punojnë në hartimin e një platforme të përbashkët për t'i komunikuar vendimmarrësve linjat e kuqe mbi të cilat nuk guxon të shkojë cilido skenar i aktivizimit të Trepçës. Këto vija do të caktoheshin nga normat mjedisore (europiane) që duhet aplikuar".
"Administratat lokale në veri dhe jug duhet të dërgojnë mesazhe të qarta dhe afirmative për domosdoshmërinë e prezencës së tyre në nivelet vendimmarrëse, kur do të vendoset për aktivizimin e Trepçës", theksohet mes tjerash në rekomandimet e analizës që do prezantohet në Mitrovicë.
Pasuria minerare e nëntokës së Trepçës arrin vlerën së paku 13 miliardë euro, sipas një studimi të fizibilitetit të kryer nga ekpertë vendorë dhe ndërkombëtarë, vite më parë, por mendohet se është edhe shumë më e madhe e në vlerë më të lartë.
Trepça, me minerale plumbi, zinku, argjendi e ari, ka pasur më se 22 mijë punëtorë deri në vitin 1990, kur administrata e dhunshme e instaluar nga Beogradi dëboi shqiptarët nga puna. Përfundimi i luftës para më shumë se 15 vite, Trepçën e gjeti me shkatërrime të mëdha nga shfrytëzimi kolonial.
Sipas historikut të Trepçës, hulumtimet e para gjeologjike kanë filluar në vitin 1924 nga gjeologët anglezë, ndërsa dy vite më vonë (në 1924) në Londër formohet një shoqëri aksionere e njohur me emrin "Trepça Mines Limited", e cila merr në konçesion shfrytëzimin e këtij vendburimi minerar për 50 vjet. Në vitin 1930 fillon prodhimi provues i mineralizimeve të sulfurit dhe plumbit.
Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) njoftonte dje se ka mbështetur dhe miratuar kÑ‘rkesÑ‘n e TrepçÑ‘s pÑ‘r tÑ‘ rikthyer në prodhim Fabrikën e Oksidit të Zinkut që gjendet në Parkun Industrial të Mitrovicës. AKP në bashkëpunim dhe koordinim me Menaxhmentin e ndërmarrjes Trepça, ka dorëzuar kërkesën për riaktivizimin e kësaj fabrike në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës dhe më datÑ‘ 5 dhjetor 2014 Dhoma ka lëshuar Aktvendimin me tÑ‘ cilin aprovohet kÑ‘rkesa e AKP-së dhe Trepçës.
Sipas ligjit pÑ‘r Riorganizim tÑ‘ ndërmarrjes Trepça, AKP vepron në cilësinë e administratorit, ndërsa për fuqizim tÑ‘ plotÑ‘ tÑ‘ miratimit nga AKP nevojitet edhe miratimi final i Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës.
AKP dhe menaxhmenti i ndërmarrjes Trepça vlerësojnë se me riaktivizimin e Fabrikës sÑ‘ Oksidit të Zinkut do të mundësohet angazhimi në punë i mbi 60 punëtorëve, të cilët për momentin figurojnë si punëtorë pasivë./m.m/
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TREGTONTE TRITOL NË MËNYRË TË PALIGJSHME - ARRESTOHET (12.14.2014)
ZERO TOLERANCË NDAJ QEVERISË (12.14.2014)
S'PAGUAJNË RRYMËN, SHKARKOHEN 8 PUNONJËS BURGU (12.14.2014)
DEKLARATAT E DËMSHME POLITIKE TË HAKI RUGOVËS DHE LUTFI HAZIRIT Vështrim nga SKËNDER MULLIQI (12.14.2014)
SHTYPI SHQIPTAR NË AMERIKË Nga PETER R. PRIFTI (12.14.2014)
AVOKATI SHQIPTAR QË BËRI MULTIMILIONERË DY FËMIJË SHQIPTARË (12.14.2014)
PËRBINDËSHAT E KOSOVËS! Opinion nga FLORIM ZEQA (12.14.2014)
QEVERIA RAMA NË RREZIKUN E NDËSHKUESHMËRIVE (12.14.2014)
VIT SUKSESI PËR NDËRKOMBËTARIZIMIN E SPORTEVE (12.14.2014)
VIJON TË JETË I BLLOKUAR AKSI TIRANË-ELBASAN (12.14.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]