E Premte, 05.17.2024, 11:25am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
EKSPERTËT - SERBIA, POS TREGUT NË KOSOVË, PO E DOMINON EDHE ATË NË SHQIPËRI

E Shtunë, 01.03.2015, 06:23pm (GMT+1)


Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Shqipëri, Nikolin Jaka, flet për problemet e tregtimit të produkteve shqiptare, jo vetëm mes Shqipërisë dhe Kosovës por edhe më gjerë me vendet e tjera të rajonit.

Sipas tij, Serbia po dominon me produktet e saj në tregjet shqiptare, dhe kjo nuk duhet lejuar në përmasa të pakontrollueshme nga qeveritë e dy vendeve, pavarësisht nismave rajonale për bashkëpunim tregtar, apo marrëveshjes CEFTA.

Sipas Jakës në këtë aspekt veprojnë klane të caktuara që janë afër qeverive.

Ai gjithashtu komenton edhe skemat më të fundit të ndërmarra nga Qeveria Rama për mbledhjen e debive të energjisë elektrike dhe prishjen e ndërtimeve pa leje.

Njëkohësisht bën publike edhe një ndër nismat më të fundit në rajon për privatizimin e 2 mijë ndërmarrjeve serbe në Bujanovc, ku janë ftuar edhe sipërmarrjet shqiptare që të aplikojnë.

"Unë shoh që në qarkullimin tregtar apo në promovimin apo futjen e produkteve me origjinë shqiptare dhe kosovare ka gjithmonë një ngërç ku pa dyshim del që ka klane të ndryshme apo interesa të ndryshme, dhe normalisht që prishet dhe sistemi dhe ajo që ne e trajtojmë në ekonomi si rendimenti i produktit; mund të përmendim qumështin; mund të përmendim miellin; çimenton; materialet e ndërtimit; mund të përmendim patatet, pra janë të gjitha këto produkte që kanë prekur interesa të ngushta të klaneve të qeverive që kanë qeverisur në kohë dhe në momente të caktuara", thekson Jaka, në një bisedë për Kosovapress.

Por, thotë se edhe Serbia mund të ndikojë në shkëmbimin tregtar mes dy vendeve, pasi Kosovën dhe Shqipërinë, Serbia e sheh si një treg të përbashkët.

"Është më se normale. Shprehja e kryeministrit serb Vuçiq pas kthimit nga konferenca e Berlinit ishte jashtëzakonisht e qartë: duke e parë Shqipërinë dhe Kosovën si një treg për produktet serbe. Kjo është shprehja më e zgjuar që do të thotë një kryeministër i cili do të dominojë tregun dhe konsumatorin e një vendi kufi me produktet e veta që normalisht sot e bën më së miri", shton Jaka.

Jaka me tutje ka shtuar se dy vendet duhet të kenë proteksion mbi produktet që futen nga rajoni, por që qeveritë e Shqipërisë e Kosovës, duhet të mendojnë për të mbështetur dhe për të mbrojtur me ligj brenda të gjitha konventave, pa i cenuar ato dhe marrëveshjeve të tregtisë së lirë, në mënyrë që të jetë një vlerë të shtuar për konsumatorin dhe sipërmarrjen shqiptare dhe kosovare.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MEDIAT ITALIANE - MES VIKTIMAVE NË 'NORMAN ATLANTIC' ISHTE EDHE NJË 15 VJEÇARE SHQIPTAREMinistria jonë e Jashtme - Nuk figuron në listën tonë (01.03.2015)
RYSHFETI NË KOSOVË - DUKURI VENDËSE DHE NDËRKOMBËTARE (01.03.2015)
GJERMANIA ZOTOHET PËR KTHIM TË MENJËHERSHËM TË AZILKËRKUESVE ABUZUES (01.03.2015)
The City Mayors Foundation - SHPEND AHMETI, KRYEBASHKIAKU I MUAJIT JANAR (01.03.2015)
SHIRLEY DIOGUARDI - SHQIPËRIA NUK MUND TË ECË PËRPARA PA HAPUR DOSJETKëshilltarja e Lidhjes Civile Shqiptaro-Amerikane thekson nevojën që vendi të ballafaqohet me të kaluarën komuniste (01.03.2015)
SFIDAT E KOSOVËS - NGA DIALOGU, GJYKATA SPECIALE, DERI TE FAK-u (01.02.2015)
INSTITUCIONET E KOSOVËS PËRBALLË KRJIMIT TË GJYKATËS SPECIALE (01.02.2015)
KOSOVË - SERBËT NË VERI E NË JUG DUAN TË JENË NJË E TË PANDARË (01.02.2015)
'MADE IN KOSOVA' ARRIN NË TREGJET EVROPIANE (01.02.2015)
SHQIPËRI - TEMPERATURAT E ULËTA DHE BORA E PANDËRPRERË SHKAKTOJNË PROBLEME TË QARKULLIMIT DHE TË MUNGESËS SË ENERGJISË ELEKTRIKE (01.02.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]