E Premte, 05.17.2024, 01:13pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
BALLKANI PERËNDIMOR HYN NË VITIN 2015 ME 2,3 MILIONË TË PAPUNË
Kosova prin me shifrën zyrtare të papunësisë në masën 35,1 për qind

E Djelë, 01.04.2015, 09:15am (GMT+1)



Viti 2015 e gjen rajonin e Ballkanit Perëndimor me 2 324 427 të papunë, të regjistruar në entet shtetërore të të papunëve.

Sipas të dhënave të fundit zyrtare, në Kosovë numri i të papunëve është 268 000. Kosova kështu vitin 2014 e përfundoi me shkallën e papunësisë prej 35,1 për qind.

Në Malin e Zi, sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Punësim (ZZZCG), janë të regjistruar 3 414 të papunë, ndërkohë që shkalla e papunësisë është 14,93 për qind.

Në Maqedoni sipas dhënave nga tetori 2014, numri i të papunëve ishte 175 225 persona, përkatësisht 28,6 për qind.

Në Shqipëri, gjatë tremujorit të tretë të vitit, numri i të punësuarve të moshës 15-64 vjeç është 1 043 058 persona. Numri i personave të papunë të moshës 15-64 vjeç është 219 585 persona. Gjatë tremujorit të tretë të vitit 2014 në Shqipëri për popullsinë e moshës 15- 64 vjeç shkalla e papunësisë ishte 17,4 për qind. Për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç shkalla e papunësisë është 32,4 për qind.

Në Serbi, sipas drejtorit të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Zoran Martinoviç, të regjistruar të papunë janë 741 000 persona, që do të thotë se shkalla e papunësisë në këtë vend është 17,6 për qind.

Zëvendësdrejtori i Agjencisë për Punë dhe Punësim të Bosnje-Hercegovinës, Zhelko Rajiç, ka deklaruar këtë javë se në këtë vend aktualisht në nntet për punësim janë të regjistruar 547 319 persona të papunë. Pra, shkalla e papunësisë në BH është 27,5 për qind, ndërkohë që shkalla nominale e papunësisë në BH arrin deri 44 për qind.

As në Kroaci nuk është situata aspak më e mirë, ku, sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, shkalla e të papunëve për nëntor arriti 19,2 për qind. Të dhënat në faqen zyrtare të internetit të Entit Kroat për Punësim (HZZ) tregojnë se janë regjistruar 314 820 persona të papunë.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Radio Evropa e Lirë, NAIM RASHITI - PRIORITET I PRISHTINËS, NORMALIZIMI I MARRËDHËNIEVE DYPALËSHE KOSOVË-SERBI (01.03.2015)
EKSPERTËT - SERBIA, POS TREGUT NË KOSOVË, PO E DOMINON EDHE ATË NË SHQIPËRI (01.03.2015)
MEDIAT ITALIANE - MES VIKTIMAVE NË 'NORMAN ATLANTIC' ISHTE EDHE NJË 15 VJEÇARE SHQIPTAREMinistria jonë e Jashtme - Nuk figuron në listën tonë (01.03.2015)
RYSHFETI NË KOSOVË - DUKURI VENDËSE DHE NDËRKOMBËTARE (01.03.2015)
GJERMANIA ZOTOHET PËR KTHIM TË MENJËHERSHËM TË AZILKËRKUESVE ABUZUES (01.03.2015)
The City Mayors Foundation - SHPEND AHMETI, KRYEBASHKIAKU I MUAJIT JANAR (01.03.2015)
SHIRLEY DIOGUARDI - SHQIPËRIA NUK MUND TË ECË PËRPARA PA HAPUR DOSJETKëshilltarja e Lidhjes Civile Shqiptaro-Amerikane thekson nevojën që vendi të ballafaqohet me të kaluarën komuniste (01.03.2015)
SFIDAT E KOSOVËS - NGA DIALOGU, GJYKATA SPECIALE, DERI TE FAK-u (01.02.2015)
INSTITUCIONET E KOSOVËS PËRBALLË KRJIMIT TË GJYKATËS SPECIALE (01.02.2015)
KOSOVË - SERBËT NË VERI E NË JUG DUAN TË JENË NJË E TË PANDARË (01.02.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]