E Shtunë, 05.04.2024, 07:01am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
PËRPLASJA E BANDAVE NË SHQIPËRI

E Mërkurë, 01.07.2015, 04:07pm (GMT+1)


Policia e Tiranës hedh dritë mbi përplasjen mes bandave dy net më parë ku një person mbeti i vrarë dhe katër të tjerë u plagosën mes tyre një efektiv policie. Dy atentatet e ndodhura në harkun kohor prej një ore dyshohet se kanë pasur në "shënjestër" mikun e Emiljano Shullazit dhe vetë këtë të fundit.

Megjithëse të mirëorganizuara për të eliminuar dy shokë brenda pak minutash, atentatet dështuan ndërsa i vrarë mbeti njëri prej autorëve. Nga përplasjet me armë zjarri mbeti i vrarë Arjanit Sterjo, 42 vjeç, nga Çorovoda, i cili kishte ndryshuar emrin nga Artur Baze. Ndërkaq ngjarjen e parë të ndodhur në rrugine Kavajës, u plagosën Pajtim Serjani, 32 vjeç, efektivi i policisë, Roland Meta, 37 vjeç. Ndërkaq në ngjarjen e dytë, atë në Qafë Kashar, u plagosën Emiljano Shullazi, 37 vjeç dhe Gilmando Dani, 36 vjeç.

Grupi hetimor ka mundur të zbardh dinamikën e dy ngjarjeve por ende nuk është bërë i identifikimi i personave të tjerë të përfshirë në atentatet. Roland Meta, me detyrë punonjës policie pranë Njësisë së Operacioneve Speciale është arrestuar nga kolegët e tij pasi akuzohet se ka vrarë 42-vjeçarin Sterjo.

Aktualisht Meta ndodhet në Spitalin Ushtarak në gjendje të rëndë pasi ka marrë një plumb pranë shtyllës kurrizore, pasi dyshohet se është qëlluar nga i vrari Arjanit Sterjo (Artur Baze). Policia dyshon se mbrëmjen e së hënës rreth orës 19:40, polici Meta ndodhej në shoqërinë e Pajtim Serjanit, Denis Ramanit, 28 vjeç dhe Dilaver Reçit, 33 vjeç. Ata ndodheshin në një lokal në rrugën "Islam Alla" që lidh Rrugën e Kavajës me "Myslym Shyrin" në kryeqytet kur janë përballur me Sterjon. Policia dyshon se në këtë rrugicë ka nisur një sherr verbal mes Pajtim Serjanit dhe 42-vjeçarit.

Në një moment ky i fundit nxori një pistoletë dhe qëlloi në drejtim të Serjanit i cili po largohej me vrap. Ai mori një plagë në këmbë por megjithatë mundi të largohej duke dalë në Rrugën e Kavajës. Sapo ka parë Sterjon të zbrazë armën efektivi i policisë megjithëse në atë moment nuk ka qenë në krye të detyrës, ka nxjerrë pistoletën e punës të cilën e mbante në brez dhe i ka bërë thirrje autorit të hedhë armën. "Ndal, policia" mësohet t'i jetë drejtuar Meta autorit, i cili jo vetëm që nuk e ka hedhur armën por ka qëlluar në drejtim të policit.

Në këtë moment Meta ka zbrazur armën disa herë duke lënë të vdekur autorin, ndërsa vetë ka mundur të ecë disa metra por më pas ka rënë në tokë pa ndjenja. Fillimisht u transportua në Spitalin Ushtarak Serjani dhe pas tij Meta, ndërsa policia gjeti në vendngjarje edhe trupin e pajetë të 42-vjeçarit. Në vendngjarje u sekuestruan disa gëzhoja të cilat i përkisnin dy armëve të ndryshme.

Hetuesit firmosi arrestimin e policit për vrasjen e Sterjos ndërsa po vazhdon hetimet për të zbardhur pozicionin e tij në këtë ngjarje. "Dyshohet se efektivi ndodhej nën shoqërinë e Serjanit dhe dy personave të tjerë në momentin që ndodhi ngjarja ndërsa është paraqitur si efektiv policie për të ndaluar autorin të qëllojë. Rolin e këtij të fundit dhe pozicionin e tij aty hetuesit ende nuk e kanë të qartë, ndërsa policia tha se po përpiqet të sqarojë lidhjen e Metës me personat e përfshirë në konflikt.

Burimet policore thanë se ende nuk është bërë e mundur pyetja e tij, për shkak se ndodhet në gjendje të rëndë në spital. E ndërsa forcat e policisë ndodheshin në Spitalin Ushtarak për të marrë në pyetje të plagosurit, dy persona të tjerë të plagosur lehtë me armë zjarri mbërritën për të marrë mjekimin e nevojshëm. Efektivët blu janë përballur me dy emra të njohur për strukturat e policisë, Emiljano Shullazin dhe Gilmando Danin. Ata thanë se ishin qëlluar nga persona të panjohur u kishin zënë pritë në Qafën e Kasharit, ku edhe mbetën të plagosur.

Forca të shumta policie dhe drejtues të Policisë së Shtetit e Tiranës mbërritën menjëherë në vendngjarje ku gjetën në një kanal në anë të rrugës automjetin me të cilën udhëtonte Shullazi së bashku me Danin në momentin që u sulmuan me armë. Ata i thanë policisë se po ktheheshin nga Nikla, ku Shullazi posedon një shtëpi dhe nuk kishin dijeni për ngjarjen që kishte ndodhur pak më herët në Rrugën e Kavajës ku shokut të tij të vjetër Pajtim Serjanit i kishin bërë atentat.

Megjithëse ngjarjet kanë ndodhur në vende të ndryshme policia dyshon se ato kanë lidhje me njëra-tjetrën. Grupi hetimor ka ngritur disa pista hetimit një prej të cilave është ajo e një atentati të dyfishtë për të nxjerrë në pritë Shullazin. Dy ngjarjet mund të jenë rrjedhojë e të njëjtit plan nga persona ende të panjohur. Policia dyshon se Sterjo ka qenë i shoqëruar me persona të tjerë të cilët kanë qenë në distancë dhe kur kanë parë që u vra janë larguar me shpejtësi, transmeton shekulli.

Dyshohet se vrasja e Serjanit do të vinte në lëvizje Shullazin sapo të njoftohej nga shokët e tij, ndaj dhe persona të tjerë i kanë zënë pritë atij në mes të rrugës.

"Policia dyshon se bëhet fjalë për atentate të mirë organizuara nga disa persona. Atentatorët mendohet se kanë përgatitur vrasjen e Serjanit në Tiranë, krim për të cilin do të njoftohej Shullazi i cili do të dilte në skenë. Në këtë moment një grup tjetër atentatorësh i kanë zënë pritë Shullazit pasi mendohet se ai është njoftuar për ngjarjen tek Rruga e Kavajës dhe e kanë qëlluar me breshëri automatiku" thanë burimet policore të cilat shtuan se po hetohen disa pista për të identifikuar autorët e kësaj ngjarjeje e cila përfundoi me një të vrarë dhe katër të plagosur.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Radio Evropa e Lirë, HARADINAJ - GJYKATA SPECIALE, E PADREJTË (Intervistë) (01.07.2015)
Kosova Sot - GJITHNJË TË PAPREKSHËM PERSONAT E PUSHTETSHËM TË LIDHUR ME KRIMIN E ORGANIZUAR DHE KORRUPSIONIN (01.07.2015)
MITROVICË - KRISHTLINDJET NË VERI KREMTOHEN EDHE ME TË SHTËNA ARMËSH (01.07.2015)
'TERRORISTI' KISHTE HYRË TRI HERË NË KOSOVË ME EKSPLOZIV (01.07.2015)
GJYKATA SPECIALE MUND TË PRISHË UNITETIN E KOALICIONIT PDK-LDK (01.07.2015)
SERBIA I PROPOZON BRUKSELIT - STATUSI PËRFUNDIMTAR I KOSOVËS TË JETË NDËRMJET TIROLIT JUGOR DHE REPUBLIKA SRPSKA (01.07.2015)
NJË SHQIPTAR I KOSOVËS VDES NGA ACARI NË HUNGARI (01.06.2015)
Deutsche Welle, KOSOVA THOTË SE QEVERIA E SERBISË PO SHKEL MARRËVESHJEN E BRUKSELITQeveria e Kosovës i kërkon BE-së të ndërmarrë masa për ta ndaluar Serbinë të ndërhyjë me struktura paralele në Kosovë (01.06.2015)
SHPEND AHMET I PËRGËZON PROTESTUESIT NË GJAKOVË - KRIMINELI NUK BËN TË KTHEHET NË VENDIN E KRIMIT (01.06.2015)
Radio Evropa e Lirë - TË ZGJEDHUR NË KOSOVË, TË EMËRUAR NË SERBI (01.06.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]