E Shtunë, 05.04.2024, 07:06am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
IDENTIFIKOHEN TRE AUTORËT E SULMIT NDAJ 'CHARLIE HEBDO', DY PREJ TYRE FRANKOALGJERIANË

E Mërkurë, 01.07.2015, 10:29pm (GMT+1)


(FOTOT E AUTOREVE) PARIS Dy persona të maskuar dhe të armatosur me kallashnikov dhe raketahedhës janë futur në zyrat e gazetës satirike "Charlie Hebdo" në Paris, duke shkaktuar një masakër të vërtetë. Autoritetet franceze flasin për të paktën 12 viktima, mes të cilëve gazetarë dhe 2 punonjës policie, si dhe 20 persona të plagosur. Mësohet se viktimë e sulmit ka mbetur edhe drejtori Stephan Charbonnier, i njohur me emrin Charb dhe tre prej karikaturistëve më të rëndësishëm të gazetës: Cabu, Tignous dhe Georges Wolinski. Dhjetëra punonjës të gazetës i shpëtuan sulmit duke u ngjitur në tarracën e godinës për tu shpëtuar plumbave.

Ndërkaq në orët e mbrëmjes policia franceze ka arritur të identifikojë tre të dyshuar për sulmin terrorist në revistën "Charlie Hebdo". Zëvendëskryetari i Bashkisë së Parisit, Patrick Klugman e ka konfirmuar lajmin për CNN. Ai ka thënë se policia ka identifikuar një 18, 32 dhe 33 vjeçar. Dy prej tyre, 32 dhe 33-vjeçari janë franko-algjeriane që kanë luftuar në Siri, ndërsa i riu dyshohet se i ka ndihmuar. Veç tjerash, Klugman ka thënë se janë bastisur edhe disa apartamente në kryeqytetin francez, Paris. Media Izraelite ka publikuar edhe emrat e tre terroristëve, të cilët janë Cherif kKouachi, Said Kouachi dhe Hamid Murad.

Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, atentatorët flisnin shumë mirë frengjisht dhe kanë hapur zjarr duke thirrur "Do t'ia marrim hakun Profetit" dhe "Allahu Akbar". Pas kryerjes së krimit, autorët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka blinduar Parisin, për të bërë të mundur kapjen e tyre.
Gazeta franceze "Charlie Hebdo" njihet për shkrimet e saj satirike dhe provokuese, që mund të jenë bërë shkak për sulmin me kallashnikov mesditën e sotme. Rreth 15 minuta përpara sulmit, gazeta kishte publikuar në profilin e saj në "Twitter" një karikaturë të liderit të ISIS, Abu Bakr al-Baghdadi.hkarikatura e liderit te isis

Por sulmi kundër selisë së "Charlie Hebdo" mund të ketë lidhje edhe me faqen e parë të numrit të saj të fundit, ku janë publikuar predikimet e shkrimtarit Houellebecq, i kritikuar për librin e tij "Nënshtrimi", "Në 2015 do të humbas dhëmbët...në 2022 do të bëj Ramazanin!"- shkruhet në kopertinë. Libri "Nënshtrimi", i shkrimtarit francez shumë të kundërshtuar, u publikua sot, dhe parashikon ardhjen në pushtet të një partie myslimane në vitin 2022.

Presidenti Francez, Francois Hollande mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa ka thirrur një mbledhje urgjente të qeverisë. Presidenti tha se bëhet fjalë për një sulm terrorist kundër lirisë së Francës, ndërsa siguroi se autorët do të vendosën shumë shpejt përpara drejtësisë.
Kjo nuk është hera e parë që gazeta "Charlie Hebdo" vendoset në shënjestër të ekstremistëve islamikë. Tre vite më parë, në zyrat e gazetës shpërtheu një bombë molotov, për shkak të publikimit të karikaturave të profetit Muhamed.
fotokarikature

TERRORISTET NDERROJNE AUTOMJET, POLICIA NE KERKIM

Pasi kanë vrarë 12 persona, në zyrat e revistës Charlie Hebdo, terroristët janë larguar me një veturë të tipit "Citroen", e cila është braktisur nga ta në Parisin verilindor. Më pas ata kanë rrëmbyer një veturë tjetër. Policia franceze ka bërë të ditur se vrasësit e kanë braktisur veturën në Parisin verilindor, ndërkohë që me forcë kanë marrë një veturë tjetër. Ndërkohë, Ministri i Brendshëm i Francës ka pohuar se policia është duke i kërkuar 3 persona.

SHTËPIA E BARDHË DËNON SULMIN KUNDËR "CHARLIE HEBDO"
Shtëpia e Bardhë dënon sulmin kundër selisë së të përjavshmes satirike franceze "Charlie Hebdo" që shkaktoi sot 12 të vdekur."Shtëpia e Bardhë solidarizohet me familjet e atyre që humbën jetën dhe u plagosën në këtë sulm", deklaroi Josh Earnest, zëdhënësi i presidentit amerikan, Barack Obama, në stacionin televiziv MSNBC.

CAMERON: JEMI ME POPULLIN FRANCEZ
Kryeministri britanik, David Cameron dënoi sulmin terrorist ndaj gazetës "Charlie Hebdo", duke shprehur mbështetje për popullin francez, në luftën kundër terrorizmit.

"Vrasjet në Paris janë të tmerrshme. Jemi me popullin francez në luftën kundër terrorit dhe mbrojtjen e lirisë së shtypit."- shkruan Cameron në faqen e tij zyrtare në rrjetin social "Twitter".
RENZI: DHUNA DO HUMBASË GJITHMONË KUNDËR DEMOKRACISË
Kryeministri Italian, Matteo Renzi shprehu mbështetjen për popullin francez, duke theksuar se dhuna do të humbasë gjithmonë kundër lirisë dhe demokracisë.

NATO: SOLIDARITET ME FRANCEN
Pas sulmit terrorist në Paris, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka shprehur solidaritetin e Aleancës për Francën."Mendimet e mija shkojnë për viktimat dhe familjet e tyre"- theksoi kreu i NATO-s.

VATIKANI DENON MASAKREN, PAPA AUDIENCE ME HOXHALLARET E FRANCES
Selia e Shenjtë ka dënuar masakrën e Parisit, në të cilën janë goditur së bashku njerëzit e pafajshëm dhe liria e shtypit. Kështu ka deklaruar sot Vatikani, duke njoftuar se paradite, në audiencën e përgjithshme të Papës Françesku, ishin të pranishëm hoxhallarët e Bashkimit të Xhamive të Francës, të cilët e dënuan menjëherë, me vendosmëri e pa rezerva, këtë "atentat të shëmtuar, kriminal e të pafalshëm kundër gazetës "˜Charlie Hebdo'. Asgjë, absolutisht asgjë, nuk mund ta justifikojë ose ta arsyetojë këtë krim", thanë ata.

AMBASADORI FRANCEZ: TË SIGURT SE MUND TË MBËSHTETEMI TEK POPULLI SHQIPTAR

Ambasada franceze në Shqipëri ka reaguar ndaj sulmit terrorist të ndodhur në revistën "Charlie Hebdo" në Paris, ku humbën jetën 12 persona. Në njoftimin për mediat të ambasadës franceze thuhet se "Franca është thellësisht e tronditur, por nuk do ti nënshtrohet asnjëherë dhunës së terroristëve"

"Franca është thellësisht e tronditur nga atentati i ulët që është kryer kundër selisë së gazetës "Charlie Hebdo" në Paris, por ajo nuk t'i nënshtrohet asnjëherë dhunës barbare të terroristëve. Ky atentat është gjithashtu një krim kundër lirisë së shprehjes: shtypi dhe gazetarët në Francë dhe në të gjithë botën nuk do të mund të frikësohen", thuhet në reagimin e ambsadës së Francës në vendin tonë.

"Ambasadori i Francës, Berbard Fitoussi, është prekur jashtë mase nga mesazhet e solidaritetit që i kanë ardhur nga autoritetet shqiptare dhe nga të gjithë aktorët politikë të vendit. Këto mesazhe u drejtohen viktimave dhe familjeve të tyre, si dhe të gjithë popullit francez. Në këto momente të dhimbshme, Franca është e sigurt se mund të mbështetet në miqësinë besnike të autoriteteve dhe të popullit shqiptar".

KERRY: SECILI AMERIKAN ESHTE ME POPULLIN FRANCEZ, LIRIA NA BASHKON

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, ka reaguar ndaj atentatit në Paris, duke u shprehur se gjendet pranë francezëve për tu solidarizuar në betejën kundër ekstremizmit.

"Dëshiroj t'i drejtohem direkt popullit në gjithë Francën se secili amerikan qëndron sot me ju, jo vetëm në tmerr, ose në zemërim për këtë akt të egër të dhunës, por ne qëndrojmë me ju në solidaritet dhe në përkushtim, si për ta konfrontuar ekstremizmin ashtu edhe për çështjen e lirisë, e cila çdo herë i ka bashkuar dy vendet tona dhe nga e cila ekstremistët frikësohej aq shumë", tha John Kerry, duke folur në gjuhën angleze dhe franceze një konferencë për shtyp në Uashington. Zyrtari i lartë amerikan, John Kerry, ka lidhje të thella familjare me Francën.

Ai e ka vizituar Parisin më shumë se çdo qytet tjetër të jashtëm gjatë kohës që ndodhet në postin e sekretarit të shtetit.bw

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Zëri i Amerikës, NISHANI - SHQIPTARËT DO TA FITOJNË LUFTËN KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR (Intervistë) (01.07.2015)
JE SUIS CHARLIE - PARRULLA E SOLIDARITETIT NDAJ GAZETËS CHARLIE HEBDO MBUSH RRJETET SOCIALE DHE RRUGËT NË PARIS,BRUKSEL,LONDËR (01.07.2015)
HOXHAJ - NDIKIMI RUS NË BALLKAN SHUMË HERË MË I FUQISHËM SE 10 VJET MË PARË (01.07.2015)
PËRPLASJA E BANDAVE NË SHQIPËRI (01.07.2015)
Radio Evropa e Lirë, HARADINAJ - GJYKATA SPECIALE, E PADREJTË (Intervistë) (01.07.2015)
Kosova Sot - GJITHNJË TË PAPREKSHËM PERSONAT E PUSHTETSHËM TË LIDHUR ME KRIMIN E ORGANIZUAR DHE KORRUPSIONIN (01.07.2015)
MITROVICË - KRISHTLINDJET NË VERI KREMTOHEN EDHE ME TË SHTËNA ARMËSH (01.07.2015)
'TERRORISTI' KISHTE HYRË TRI HERË NË KOSOVË ME EKSPLOZIV (01.07.2015)
GJYKATA SPECIALE MUND TË PRISHË UNITETIN E KOALICIONIT PDK-LDK (01.07.2015)
SERBIA I PROPOZON BRUKSELIT - STATUSI PËRFUNDIMTAR I KOSOVËS TË JETË NDËRMJET TIROLIT JUGOR DHE REPUBLIKA SRPSKA (01.07.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]