E Djelë, 05.19.2024, 04:18pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
Bie niveli i hidrocentraleve, por përmbytjet shtohen
E Martë, 01.12.2010, 03:19pm (GMT+1)

 

 

 

 

Edhe pse niveli i ujit në hidrocentrale, sipas të dhënave më të fundit të Ministrisë së Energjitikës ka filluar të bjerë, harta e zonave të përmbytura në Shkodër është zgjeruar edhe me 400 ha, sipas të dhënave më të fundit të shtabit lokal të emergjencave.

 

Shkaku shihet tek rritja e nivelit të ujit të lumenjve Buna dhe Drin të cilat janë të pranishme tani edhe në disa lagje periferike të qytetit të Shkodrës.

 

Gati e gjithë qeveria shqiptare është zhvendosur prej ditësh në zonën e përmbytur të vendit në përpjekje për të mbajtur situatën nën kontroll dhe për të arritur qëllimin kryesor të shpallur, mos humbjen e asnjë jete njerëzore.

 

Kryeministri i vendit Sali Berisha tha në Shkodër se u arrit të shmanget katastrofa njerëzore, ndërsa e quajti të jashtëzakonshme punën e Ministrisë së Energjitikës në përballjen me situatën.

 

Por opozita e bën përgjegjëse qeverinë shqiptare për përmbytjen dhe kërkon nga prokuroria të nisë hetimet ndaj kryeministrit Berisha dhe ministrit të energjitikës Prifti.

Shëndeti i banorëve.

 

Në një intervistë për BBC, ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili tha se situata shëndetësore e banorëve është deri tani pa probleme, por pritet të ketë nje rritje të numrit të sëmundjeve respiratore.

 

Ai tha se në kushtet kur në zonë janë përmbytur qëndrat shëndetësore banorët e zonës pranë kanë hapur shtëpitë dhe personeli mjekësor i Shkodrës i vjen në ndihmë 24 orë në 24 orë banorëve me probleme shëndetësore të zonës së përmbytur.

 

Zoti Vasili tha se kontrolli sanitar për ujin dhe ushqimin është i plotë dhe se nuk janë verifikuar probleme të karakterit epidemiologjik.


Ndërkohë ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, i cili ndodhet në Londër në një konferencë për arsimin e lartë tha se janë marrë të gjitha masat për të ndihmuar vijimin e shkollës për fëmijët e familjeve të evakuara si rezultat i përmbytjeve.

 

Zoti Tafaj i tha BBC-së se kudo që nxënësit kanë shkuar, do të përfshihen në shkollat lokale. Ai tha se kjo është e rëndësishme nga ana psikologjike që fëmijët të jenë në shoqërinë e fëmijëve.

 

Zoti Tafaj gjithashtu tha se është hartuar plani përkatës për këta nxënës që kur të kthehen në shtëpitë dhe shkollat e tyre të ketë një plan tjetër mësimor, i riorganizuar në atë mënyrë që fëmijët të realizojnë programin mësimor me shumë pak humbje, por duke e përfunduar vitin shkollor në njëjtën kohë me bashkëmoshatarët e tyre.

 

Opozita ndryshon kalendar

 

Ngjarjet në zonën e përmbytur po i ndjek dhe opozita shqiptare. Deputetët e saj dhe një grup vullnetarësh po shkojnë dhe po shpërndajnë ndihma pranë familjeve të përmbytura.

 

Deputeti socialist Ilir Beqja i tha BBC se kjo ndihmë nuk është pjesë e shtabit të emergjencës, por pjesë komplementare.

 

Deputeti socialist bëri gjithashtu të ditur se situata e krijuar në zonën e përmbytjes ka ndryshuar kalendarin politik të opozitës. "Kemi bërë ndryshimin e kalendarit politik, por ende nuk kemi marrë vendime të detajuara" tha deputeti socialist Ilir Beqja, por pa u shprehur nëse bëhej fjalë për ti dhënë fund bojkotit parlamentar të nisur që me hapjen e punimeve të parlamentit shtatorin e kaluar.

 

Zoti Beqja kujtoi se opozita ka parlajmëruar se do të hynte në parlament vetëm kur të plotësohej kërkesa e saj për hapjen e kutive të zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit, ose nëse cënohej siguria kombëtare e vendit.

 

"Kjo situate, në gjykimin tonë nuk është konstatuar ende," tha deputeti Ilir Beqja.

 

Meteorologët: reshjet do të vazhdojnë

 

E marta në Shkodër ka nisur me diell, por ka patur edhe reshje të dobëta shiu në pjesën më të madhe të territorit shqiptar, të cilat në zonat malore kanë qënë rreshje të pakta dëbore, thanë për BBC në MeteoAlb ku ekspertët parashikojnë gjatë ditëve të javës rreshje më të dobëta dhe ulje të temperaturave në zonat e përmbytura.

 

 

 

Niveli i Liqenit të Ohrit në Maqedoni është në kuotat maksimale kanë bërë të ditur autoritete nga enti hidrologjik.

 

Hidrologu, Josif Milevski jep më tepër hollësi për situatën:

"Niveli i ujit vazhdon të jetë në atë kuotë maksimale, ndërkohë që derdhjet janë minimale. Mbase do të duhet të ketë më shumë derdhje që mos të ketë rritje më të madhe", sqaron z. Milevski.

 

Për momentin, derdhjet në lumin Drin janë minimale.

 

Përgjatë lumit Drin i Zi në territorin e Maqedonisë ka hidrocentrale, çka bën që uji të kontrollohet edhe për nevojat e prodhimit të energjisë elektrike.

 

Por siç thonë ekspertët, nëse nivelet e ujrave rriten dhe në periudhën e kaluar kjo ka ndodhur edhe për faktin se shkrirja e dëborës shkarkonte ujrat nga mali direkt në lum, atëherë mund të rritet sasia e shkarkimit të ujrave.

 

Por ekspertët thonë se moti i ligë dhe i ndryshueshëm kësaj here mund të jetë përparësi. Sërish hidrologu Josif Milevski:

"Për fat këto ditë, parashikohet rreshje të pakta, edhe nëse ka reshje do të jetë dëborë. Ky parashikim është për ditët në vijim. Kjo gjë ka sjellë qetësimin e prurjeve të ujrave, dhe nëse mbahet kjo tendencë do të jetë mirë. Maqedonia për momentin është anashkaluar nga reshjet e mëdha, siç i shohim në vendet fqinje", tha Josif Milevski, hidrolog pranë Entit Meteorologjik.

 

Autoritetet në Shkup thonë se janë në komunikim të vazhdueshëm me ata në Shqipëri për të koordinuar situatat.

 

Ndërkohë që të martën mbi 40 vullnetarë janë dërguar në zonat e prekura nga përmbytjet. Ndihma e Maqedonisë konsiston edhe në anije, pompa për thithjen e ujit dhe tenda.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Kryeministri Berisha dje në terrenin e zonave të përmbytura (01.12.2010)
NJË PJESË E MIRË E SHKODRËS TASHMË ËSHTË E LUNDRUESHMENga Jonuz Hallaçi, BBC Shkodër  (01.12.2010)
"Efekti Hillary" - Hillary Clinton, Modeli i Diplomacisë së Shekullit XXI (01.11.2010)
PËRMBYTJET VUNË NË PROVË ZONAT VERIORE (01.11.2010)
Në Florida temperaturat më të ulëta të 112 viteve të fundit (01.11.2010)
Shkodër: Situata mbetet serioze, Buna afër nivelit kritik (01.11.2010)
Ministria e Energjitikës mbi vërshimet në Shqipëri: Situata drejt normalizmit të mëtejshëm (01.10.2010)
Shkodër: Vazhdon evakuimiNga Menada Zaimi (01.10.2010)
Situata në ditën e nëntë në Shkodër mbetet problematike (01.10.2010)
Fotoreportazh i BBC nga ditët e përmbytjeve (01.10.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]