PRESIDENTJA E KOSOVËS NESËR TAKIM ME PAPA FRANÇESKUN
E Martë, 01.20.2015, 12:05pm (GMT+1)
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, është nisur për në Selinë e Shenjtë në Vatikan, për të takuar Papa Françeskun në një audiencë private.
"Me Shenjtërinë e Tij do të ndaj rrëfimet për traditën e pasur të vendit tonë dhe qytetarëve të saj, rrugën tonë drejt lirisë, sakrificën në bazamentin e shtetit tonë dhe harmoninë mes religjioneve", ka thënë presidentja në një postim në rrjetin social Facebook.
"Jam e nderuar për këtë pritje, e para e një udhëheqësi të Kosovës që nga pavarësia", ka thënë presidentja e Kosovës.
Takimi pritet të mbahet nesër, e mërkurë.
www.voal-online.ch
|