E Hënë, 04.29.2024, 11:55am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
PRESIDENTJA E KOSOVËS TAKON PAPA FRANÇESKUN - BËN THIRRJE PËR NJOHJEN E KOSOVËS NGA SELIA E SHENJTË

E Mërkurë, 01.21.2015, 04:12pm (GMT+1)



Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, u prit sot në Selinë e Shenjtë në Vatikan në audiencë private nga Papa Françesku.

Në një njoftim të presidencës thuhet se ajo në një takim mbi 40 minutësh e njoftoi mikpritësin e saj për zhvillimet në Kosovë dhe shfaqi shpresën për njohje të pavarësisë së saj nga Vatikani, duke vlerësuar siç thuhet, rolin mbështetës të Selisë së shenjtë për Kosovën në periudhat e rënda të historisë së saj.

Presidentja Jahjaga tha se Kosova sot, si një shtet i ri në Evropë, ka kaluar nëpër një histori të rëndë të represionit dhe të spastrimit etnik dhe se në themelet e ndërtimit të saj ajo ka sakrificën individuale dhe kolektive. Presidentja Jahjaga theksoi se Kosova sot është e njohur nga 108 shtete të botës, duke shfaqur shpresën se edhe Selia e Shenjtë do të vendos që ta mbështes vizionin e një Kosovë të pavarur dhe demokratike.

Presidnetja Jahjaga, tha se Kosova sot është një shtet laik por gjithashtu edhe një rrëfim frymëzues i harmonisë ndërfetare dhe i barazisë ndërmjet të gjithë qytetarëve të saj, pa dallim. Ajo tha se pas përfundimit të luftës në përpjekje për të ruajtur karakterin shumetnike dhe shumkulturor, Kosova ka garantuar të drejtat e të gjitha komuniteteve dhe gjithashtu ka vazhduar ta forcojë dialogun ndërfetar, duke u mundësuar udhëheqësve të të tri besimeve të ndërtojnë marrëdhënie të ngushta ndërmjet vete.

Presidentja Jahjaga tha se Kosova sot shënon një rrëfim suksesi të përbashkët të popullit dhe të institucioneve ë saj si dhe të bashkësisë ndërkombëtare, si një faktor i rëndësishëm i paqes e qëndrueshmërisë dhe nxitëse e fqinjësisë së mirë, duke hapur rrugën e saj drejt integrimeve evropiane, për të cilën ka konsensus të plotë të të gjithë qytetarëve të saj pa dallim, thuhet në njoftimin e zyrës së presidentes së Kosovës.rel
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MINATORËT E TREPÇËS NUK PËRFILLIN QEVERINË - VAZHDOJNË GREVËN (01.21.2015)
Radio Evropa e Lirë - NËNTË VJET NGA VDEKJA E RUGOVËS (01.21.2015)
Zëri i Amerikës - PËRKUJTOHET IBRAHIM RUGOVAKosova po shënon përvjetorin e nëntë të vdekjes së presidentit të saj, Ibrahim Rugova (01.21.2015)
EDHE UNIVERSITETI I GJILANIT PROTESTË PËR TREPÇËN DHE KUNDËR JABLLANOVIÇIT (01.21.2015)
Fjalimi i Presidentit Obama - Ide të reja, sfida dhe shpresa për të ardhmenPRESIDENTI OBAMA - UDHËHEQJA AMERIKANE NË BOTË ËSHTË BËRË MË E ZGJUAR (01.21.2015)
'THIRRJET E NËNAVE' DHE VETËVENDOSJA - PROTESTË TË SHTUNËN KUNDËR JABLLANOVIÇIT (01.20.2015)
Zëri i Amerikës - FAMILJET E ANËTARËVE TË LDK-së KËRKOJNË DREJTËSIFamiljarët e 29 veprimtarëve të vrarë në rrethana ende të pasqaruara nëpër vite, kërkuan sot ndriçimin e rasteve dhe vënien e drejtësisë në vend< (01.20.2015)
DHA DORËHEQJE JAKUP KRASNIQI (01.20.2015)
VUÇIQ - SERBIA ËSHTË E GATSHME PËR BISEDIME PËR TREPÇËN (01.20.2015)
THAÇI - TREPÇA S'DO TË DISKUTOHET ME NDONJË VEND TJETËR (01.20.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]