DHA DORËHEQJE JAKUP KRASNIQI
E Martë, 01.20.2015, 06:32pm (GMT+1)
Jakup Krasniqi
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Nisma, Jakup Krasniqi, ka dhënë dorëheqje nga ky post.
"Tërhiqem nga deputeti i Kuvendit, për t'i liruar vendin një deputeti tjetër", ka shkruar Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook.
Krasniqi ka falënderuar qytetarët e Kosovës, të cilët, siç ka thënë ai, i kanë dhënë besimin e përfaqësimit të tyre qysh në vitin 1992 e këndej.
Krasniqi ka qenë kryetar i Kuvendit të Kosovës në përbërjen e kaluar.
www.voal-online.ch
|