E Enjte, 05.02.2024, 12:35am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
GRIDA DUMA - 21 JANARI ISHTE MOSMENAXHIM I SITUATËS, 4 VIKTIMAT ISHIN TË PAFAJSHME

E Premte, 01.23.2015, 11:02am (GMT+1)


Grida Duma ka surprizuar nga Vlora, kur ka mbajtur një qëndrim krejt të ndryshëm nga ai i Partisë Demokratike për 21 janarin e vitit 2011.

Ajo që për kryeministrin e kohës, Sali Berisha dhe ministrin e Brendshëm të kohës Lulzim Basha ishte një grusht shteti për marrjen e pushtetit me dhunë, për sekretaren për marrëdhëniet me publikun në Partinë Demokratike ishte diçka krejt tjetër.

"Qëndrimi im për 21 janarin është një dhimbje e madhe për mosmenaxhimin e situatës siç duhej. Por, as që kam pikën e dyshimit për të ditur se kush janë fajtorët", deklaroi Duma.

Grida Duma nuk u tregua kaq e qartë, kur u përpoq të shpjegonte konceptin e saj mbi fajtorët e 21 janarit. Por, ajo që ishte e qartë ishte përcaktimi si "të pafajshëm" të 4 viktimave të 21 janarit.

"Të pafajshëm dhe të përdorur, të cilët ranë në tragjedinë historike të këtij vendi. Nuk e di ku janë sot ata familjarë që dje tubonin dhe ecnin krah për krah me kryeministrin e sotëm, dje kryetar i opozitës. Nuk di sot përveç të kundërtës, se ata as nuk janë trajtuar e as nuk është gjendur e vërteta. Nëse e vërteta qëndronte ashtu siç ata e deklarojnë, sot më shumë se kurrë do ta kishin nxjerrë atë të vërtetë", theksoi Duma.

"Po punojmë për të ndryshuar hartën elektorale"

Zonja Duma ishte në Vlorë pasditen e së mërkurës dhe gjatë një takimi me strukturat dhe median lokale citoi kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për një deklaratë që ai nuk e ka bërë asnjëherë publikisht.

"Ju e keni dëgjuar kryetarin e Partisë Demokratike të thotë se nuk shkojmë në zgjedhje me këtë hartë", u shpreh Duma.

Deri tani qëndrimi zyrtar i Partisë Demokratike ishte se "nuk ka zgjedhje me këtë hartë", por publikisht zoti Basha nuk e ka pohuar mospjesëmarrjen në zgjedhje.

"Do të bëjmë betejën e plotë politike me çfarëdo lloj gjëje që të ketë mbetur përsa i përket asaj që është ndryshimi i hartës territoriale, sepse kjo do të thotë që ne si forcë politike nuk mund të shkojmë në zgjedhje me rregullat e lojës të krijuara në mënyrë jo të drejtë dhe të papërshtatshme drejt një harte që nuk është territoriale, por relektorale", nënvizoi Duma.

Megjithatë, zonja Duma pohoi se Partia Demokratike po bën sondazhe rreth kandidatëve për zgjedhjet lokale dhe duket se kërcënimi për mospjesëmarrje në zgjedhje nuk do t'i qëndrohet deri në fund.

"Nuk do të thotë që ne qershori na gjen pa plane. Një parti si PD ka gjithë maturinë të surprizojë me figura. Ne nuk jemi forca që ndjek kundërshtarin, ne jemi forca që ndjek lojën sipas kushteve tona dhe historikisht PD ka surprizuar me kandidatët e saj", shtoi Duma.

/ Top Channel
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SOT NË PROTESTA GJILANI, KAMENICA E SUHAREKA (01.23.2015)
MUSTAFA NUK I ARSYETON DOT PROBLEMET ME TË CILAT PËRBALLET KRYEMINISTRI DHE QEVERIA E TIJ (01.23.2015)
EDHE GJILANI MARSHON SOT KUNDËR JABLLANOVIÇIT DHE NË MBROJTJE TË TREPÇËS (01.23.2015)
SEKRETARI KERRY - SHKATËRRUAM CELULAT E ISIS-it NË KOSOVË (01.23.2015)
SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I NATOs SOT VIZITË NË KOSOVË (01.23.2015)
Amnesty International - FAMILJARËT E SHQIPTARËVE TË ZHDUKUR TË TRAJTOHEN SI VIKTIMA LUFTE (01.22.2015)
EDHE DEÇANI PROTESTOI - KËRKOI SHKARKIMIN E JABLLANOVIÇIT (01.22.2015)
MINATORËT E TREPÇËS E PEZULLOJNË PËR NJË MUAJ GREVËN (01.22.2015)
EDHE PLISAT I BASHKËNGJITEN PROTESTËS SË TË SHTUNËS (01.22.2015)
S'KA MARRËVESHJE ME QEVERINË - MINATORËT VAZHDOJNË GREVËN (01.22.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]