E Premte, 04.26.2024, 09:45pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
RADIO EVROPA E LIRË - KOSOVA, REZERVA TË GRURIT VETËM PËR 20 DITË

E Enjte, 01.29.2015, 01:16pm (GMT+1)



Që nga fundi i vitit 2012, Kosova ka rezervat shtetërore, sidomos produkte ushqimore, me një vlerë buxhetore vjetore deri në 450 mijë euro, bëjnë të ditur zyrtarë qeveritar.

Rezervat Shtetërore të Mallrave shfrytëzohen për nevoja të furnizimit në raste të luftës, apo rrezikut të drejtëpërdrejtë nga lufta, fatkeqësive natyrore të përmasave të mëdha, katastrofave tekniko - teknologjike dhe ekologjike, si dhe dhënies së ndihmave emergjente shteteve tjera të goditura nga fatkeqësitë e cekura më sipër.

Shaban Halimi, drejtor i Departamentit të Rezervave Shtetërore të Mallrave, që funksionon në kuadër të Ministrisë se Tregtisë dhe Industrisë, tregon produktet esenciale që tashmë janë grumbulluar si rezerva shtetërore.

"Rezervat shtetërore përbehen nga disa elemente ose produkte të cilat kemi konsideruar se janë të rëndësishme për momentin fillestar, që të krijohen këto rezerva. Jemi të përqendruar në grurë, miell, oriz, sheqer, konserva mishi, konserva peshku, vaj, makarona, marmelatë, krip. Kurse, produktet jo ushqimore kemi dizelin, atë në një sasi të konsiderueshme për ndonjë nevojë emergjente sipas ligjit", tha Halimi për Radion Evropa e Lirë.

Ndryshe ekspertë për çështje ekonomike, konsiderojnë se Qeveria e Kosovës nuk ka rezerva të mjaftueshme, pasi sipas tyre, buxheti i ndarë për këtë çështje është i pamjaftueshëm në krahasim me nevojat, që në raste emergjente duhet t'i përdor populli i Kosovës.

Agim Shahini, udhëheqës i Aleancës Kosovare të Biznesit, për Radion Evropa e Lirë, thotë se në krahasim më vendet e rajonit, kur rezervat shtetërore sigurohen për katër vite, në Kosovë as një produkt i rezervuar nuk garanton gjithë popullatën për një ditë.

Ai madje shpreh dyshimin në kontrollimin dhe monitorimin e cilësisë së produkteve ushqimore.

"Është tepër shqetësuese, sepse ne mund të kemi katastrofa natyrore, katastrofa të ndryshme, pastaj ne gjithmonë varemi nga importi dhe ne mund të mos kemi një produkt në momente të caktuara".

"Prandaj kjo është shumë e nevojshme dhe obligim për shtetin, që të ketë rezerva shtetërore për qytetarin dhe funksionalizimin në raste të ndryshme", shprehet Shahini.

Por, Shaban Halimi, nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, thotë se në bazë të planit strategjik për rezervat shtetërore, kriter për përcaktimin e sasisë merret numri i popullatës dhe lloji i produktit, ku shtetet i ndajnë sipas prioriteteve të tyre dhe fuqisë ekonomike.

Duke pasur parasysh këto praktika dhe mundësitë e Kosovës, Halimi thotë se është planifikuar që sigurimi i grurit të bëhet për 20 ditë për të gjithë popullatën.

Ndërsa, kriteret për sasitë e produkteve tjera agro ushqimore dhe jo ushqimore, janë numri i banorëve që mund të përfshihen në një rast katastrofe natyrore dhe numri i ditëve për furnizimin e tyre me produktet e nevojshme.

Të gjitha rezervat janë të vendosura tek operatorët privat ekonomik, thotë ai , por që sipas planit strategjik dhe programit vjetor, vendndodhja e rezervave shtetërore të mallrave konsiderohet sekret shtetëror.

"Kjo është bërë sipas ligjeve që janë në fuqi dhe këto janë të vendosura tek operatorët privat, operatorët ekonomik që plotësojnë kushtet për deponim dhe të përzgjedhur sipas procedurave të Prokurimit Publik dhe janë mjaft të sigurta", tha Halimi.

Përveç produkteve ushqimore, sipas ligjeve në fuqi, Kosova duhet të ketë edhe rezervat emergjente të derivateve të naftës.

Të gjitha deponitë dhe pikat shitëse të naftës dhe derivateve të naftës, janë të obliguara që të mbajnë në çdo kohë në stoqe, së paku pesë për qind të kapaciteteve të tyre deponuese, për qëllime të rezervave emergjente ose çrregullimeve në treg.

Ndryshe, sipas ligjeve në fuqi, Qeveria e Kosovës, përmes ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, së paku një herë në vit i raporton Kuvendit të Kosovës për gjendjen dhe administrimin me rezerva shtetërore të mallrave.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
RAMA - NË SPANJË ËSHTË RRËZUAR NJË AVION ME DROGË, PILOTI ISHTE SHQIPTAR, MAJOR I FORCAVE TË ARMATOSURA (01.29.2015)
FOTO E DITËS - POLICIA E RRAHU BRUTALISHT DHE IA MORI FLAMURIN KOMBËTAR (01.29.2015)
Deutche Welle - MISIONI I (PA)MUNDUR PËR HAPJEN E DOSJEVE NË SHQIPËRI (01.29.2015)
ABDIXHIKU - SERBËT NUK DUHET TOLERUAR TË VEPROJNË KUNDËR KOSOVËS (01.29.2015)
OPERACIONI 'MIFOLI' - POLICIA ZBULON NJË TJETËR LABORATOR DROGE (01.29.2015)
EKSPERTËT - KOSOVËS QEVERI TEKNIKE DHE ZGJEDHJE TË REJA (01.29.2015)
ALBIN KURTI - S'KA REPUBLIKË PA TREPÇËN E ME JABLLANOVIÇIN (01.29.2015)
KOSOVË - AMBASADORËT TAKOJNË KRERËT E OPOZITËS (01.28.2015)
HARADINAJ - VAZHDOJMË TË PËRKRAHIM PROTESTAT (01.28.2015)
KOMUNA E PRISHTINËS FILLON VLERËSIMIN E DËMEVE TË SHKAKTUARA NGA PROTESTA (01.28.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]