E Shtunë, 05.04.2024, 12:34pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
Konferencë për Shtyp e Presidentit të Republikës
NISHANI - VITI I 25 VJETORIT TË RËNIES SË KOMUNIZMIT, VITI MË I PËRSHTATSHËM PËR MIRATIMIN E NJË LIGJI TË PLOTË TË LUSTRACIONIT

E Hënë, 02.23.2015, 03:49pm (GMT+1)




V
oal - TIRANË - 23 shkurt 2015 - Sot Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani mbajti një konferencë për shtyp, si më poshtë:

"Mirëdita! Së pari dëshiroj  t'ju uroj gazetarëve  një javë të mbarë! Mendova që edhe unë ta nis këtë javë me ju më së pari për t'ju shprehur edhe njëherë në emrin tim personal, por dhe institucionit që përfaqësoj respektin maksimal për punën që bënin, vlerësimin maksimal  për sakrificat dhe angazhimet që ofronin në punë tuaj sa fisnike dhe aq të vështirë shpesh herë, por edhe duke ju garantuar  që do vijoni të keni inkurajimin dhe mbështetjen e Institucionit të Republikës gjatë gjithë kohës.

E kam thirrur këtë takim sot me ju për t'ju njohur ju, por edhe përmes jush për t'i përcjell opinionit publik  angazhimin tim personal dhe institucional  në celebrimin që meriton ky vit, pra 2015-ta, si viti i 25-vjetorit të rrëzimit të komunizmit në Shqipëri.

Është një përvjetor, i cili vitin e shkruar u celebrua me të gjithë dimensionin e merituar në mjaft vende të ish-kampit komunist duke filluar me Poloninë, i cili ishte edhe vendi simboli i nisjes së erës së ndryshimeve, me Gjermaninë që gjithashtu ishte një simbol i fortë me rënien e Murit të Berlinit dhe të gjithë transformimeve të mëdha që më pas pasuan këtë proces. Celebrime patëm në Hungari dhe në Poloni.

Shqipëria pati fatin e keq që gjatë sundimit komunist  të kishte sistemin më të egër dhe më përçudnues të një terrori të vërtetë komunist të një sistemi që shtypi një popull të tërë në të gjithë dimensionin e tij: në dimensionin e lirisë në dimensionin ekonomik, në dimensionin e të drejtave, në dimension e zhvillimit, kulturës, atë social. Prandaj besoj se Shqipërisë më shumë se çdo vend tjetër i takon që 25-vjetorin e rënies së komunizmit në Shqipëri ta përkujtoj si dhe ta celebroj me gjithë dimensionin që ajo ka pasur.

Në fakt diktatura komuniste në Shqipëri ka qenë e shtrirë për një periudhë të gjatë dhe e përhapur në të gjithë fazat dhe etapat në të cilat kaloi. Kemi parasysh terrorin që nisi menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore me fillimet e viteve 1945-të, me goditjen e inteligjencës shqiptare. Pasoi padyshim me një rezistencë të fortë ndaj këtë regjimi dhe ndaj krimeve të komunizmit menjëherë pas periudhës së Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri në zona të caktuara të vendit nga qytetarë të organizuar që nga Malësia e Madhe e deri në Tepelenë, me agresivitetin e saj e më pas kthimin e një ekonomie  tërësisht të centralizuar dhe që u paralizuar deri në varfërimin e tejskajshëm të shqiptarëve, me ekzekutimin  në vijimësi të inteligjencës shqiptare, jo vetëm përmes burgut dhe internimit por edhe përmes ekzekutimeve individuale, por edhe masive të inteligjencës të shqiptare të kohës, me krijimin jo vetëm të burgjeve të tmerrshme komuniste por edhe të kampeve sipas modelit të gulagëve stalinistë.

Natyrisht proceset e rezistencës erdhën gjithmonë në rritje deri sa kulmuan në përmbysjen përfundimtare të këtë regjimi në 8 dhjetorin e "˜90-tës. Por janë disa momente, të cilat lidhen me rezistencën e Shqipërisë dhe të shqiptarëve, të grupimeve të ndryshme shoqërore: kam parasysh këtu jo vetëm rezistencën që i bëri inteligjenca, por edhe ajo që mund ta quajmë rezistenca e mendimit, e cila u përball në forma nga më të ndryshme me ideologjinë komuniste. Kemi rezistencën që i bëri kleri mysliman, katolik dhe ortodoks pavarësisht represionit dhe krimeve të mëdha që regjimi bëri ndaj klerit jo vetëm me prishjen, shkatërrimin e objekteve të kultit, por edhe me ekzekutime masive të klerit. Procesi i përmbysjes së komunizmit në Shqipëri njohu disa momente kulmore siç kanë qenë organizimet  dhe demonstratat e ndryshme në Shkodër, Kavajë, Tiranën të cilat kulmuan  me momente të rëndësishme, edhe të rrëzimit të monumentit të diktatorit, i cili ishte momenti i vrasjes së një të frike masive nga ana e qytetarëve. Një moment, i cili meriton një vëmendje të rëndësishme ka të bëjë me vrasjet makabre në kufi. Janë mbi 80 të rinj të reja shqiptarë të ekzekutuara në kufi madje pas ndryshimeve ligjore. Pas ndryshimit të ligjit që regjimi i kohës i bëri duke mos e konsideruar kalimin e paligjshëm të kufirit si një akt kriminal, pavarësisht kësaj periudha u pasua me vrasje makabre në kufi  vetëm për arsyen dhe faktin që këta të rinj kërkonin lirinë, kërkonin perëndimin kërkonin të shkonin dhe të integroheshin në botën e kulturuar, në botën  e qytetëruar, në botën e civilizimit dhe zhvillimit. Është një moment që kërkon një refleksion të madh jo vetëm në identifikimin e këtyre akteve kriminale, jo vetëm të përgjegjësve të këtyre akteve kriminale dhe në kundërshtim të plotë më ligjin e kohës por edhe të simbolikës së madhe që reflektonte akti i këtyre shqiptarëve, të cilët kërkonin orientimin në tërësi të shoqërisë drejt botës së lirë drejt perëndimit.

Pra janë një sërë rastesh, të cilat kërkojnë jo vetëm përkujtimin por edhe vlerësimin për të gjetur paqen e merituar.

Është pa dyshim një moment tjetër çështja e ambasadave të korrikut një revoltë masive e qytetarëve shqiptarë që nuk pajtohej me realitetin që regjimi i kohës u kishte ofruar shqiptarëve.

Rezistenca pastaj, në prag të  ndryshimeve të mëdha, të një grupi intelektualësh jo konformistë të cilët ishin të parët që u ndeshën nga pikëpamja ideologjike, politike përmes debatit të hapur me regjimin e kohës dhe ideologjinë e kohës. Aktiviteti themelor i qytetarëve dhe i punëtoreve shqiptarë veçanërisht në kuadër të sindikatës së pavarur, e cila u organizua për herë  të parë në atë e cila  meriton një dimension vlerësimi të veçantë  për inkurajimin që i bërë të tërësi lëvizjes së studentëve   bashkimi me ta në një kauzë që u shndërrua në kauzën kombëtare të shqiptarëve në ato momente.

Lëvizja e Dhjetorit e Studentëve mbetet padyshim lëvizja lider në tërë këtë proces të përmbysjes përfundimtare të regjimi komunist në Shqipëri. Janë një sërë personalitetesh kombëtare dhe ndërkombëtare që iu gjendën pranë Shqipërisë dhe shqiptarëve jo vetëm për t'i inkurajuar, jo vetëm për t'ju bashkuar, jo vetëm për të gjeneruar ide dhe një aksion të përbashkët për t'i dhënë goditjen përfundimtare regjimit komunist, por njëkohësisht edhe për ta orientuar shoqërinë shqiptare drejt standardeve që ajo meriton, të cilët njëkohësisht  mendoj se duhen vlerësuar dhe duhen nderuar.

Është një vit, i cili kërkon angazhimin serioz për të kujtuar dhe celebruar 25-vjetorin e rënies së komunizmit nga të gjitha institucionet e shtetit. Ndaj, kam marrë iniciativë për të organizuar dhe drejtuar disa evenimente me profil shtetëror. I bëj ftesë t'i bashkohet qeveria shqiptare, Kryetari i saj, Parlamenti shqiptar, opozita shqiptare në mënyrë të tillë që të koordinohen dhe realizohen aktivitete dhe evenimente, të cilat meritojnë të sjellin në vëmendje pasojat e tmerrshme që pati krimi komunist në Shqipëri, regjimi stalinist në Shqipëri, pasojat që la dhe reflektimi për të ndërtuar një qasje më dinamike drejt standardeve të lirisë dhe demokracisë që meritojnë Shqipëria dhe shqiptarët. Në këtë vit të 25-vjetorit të rënies së komunizmit besoj që është periudha më e mirë që Parlamenti shqiptar të miratojë një ligj të gjerë dhe të thellë për hapjen e dosjeve jo vetëm të drejtuesve të Sigurimit të Shtetit, por dhe të gjithë bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit, duke qetësuar njëherë e përgjithmonë shpirtrat e gjithë shqiptarëve.

Ky vit është viti më i përshtatshëm që Parlamenti shqiptar të bëjë një ligj të plotë të lustracionit të bazuar mbi ekspertizën dhe asistencën më të mirë ndërkombëtare dhe të atyre vendeve, të cilët e kanë aplikuar ligjin e lustracionit në vendet e tyre. Do t'i sugjeroja Parlamentit shqiptar që me ligj të veçantë të kishim një datë, një ditë, e cila të ishte dita e përkujtimit të krimeve të komunizmit në Shqipëri. Kjo datë mund të ishte në diskutim, padyshim, në Parlament, por dhe me grupe të tjera të interesit. Mund të ishte fare mirë dita e ekzekutimit të 22 intelektualëve më 27 shkurt 1951, pas të ashtuquajturës "˜bombë në Ambasadën sovjetike', ku 22 intelektualë pa proces hetimor, pa proces gjyqësor, me një vendim partie u seleksionuan dhe u ekzekutuan me një plumb pas koke dhe u varrosën në një gropë të përbashkët. Por, mund të jenë dhe data të tjera në kalvarin e gjatë të krimeve të komunizmit: mund të jetë dita e varjes së poetit Havzi Nela, por kjo do të jetë një çështje, e cila duhet të diskutohet nga Parlamenti dhe nga grupet e interesit, të ish-të përndjekurve politikë, të shoqatave të ndryshme të Shoqërisë Civile.

Njëkohësisht Lëvizja e Dhjetorit meriton të jetësohet me një monument të caktuar në Tiranë, që duhet të jetë një angazhim i Bashkisë së kryeqytetit në bashkëpunim me qeverinë shqiptare, në bashkëpunim me shoqatat e ish-të përndjekurve politikë.

Si President i Republikës do të ofroja të gjithë angazhimin maksimal për t'u dhënë ceremonive të ndryshme, përgjatë këtij 25-vjetori, profilin e merituar shtetëror, nderimin e të gjithë atyre që i rezistuan, të gjithë atyre që kontribuuan në përshpejtimin e rënies së këtij modeli, i cili ishte modeli më i tmerrshëm në gjithë hapësirën e ish-vendeve komuniste të Evropës.

Është një proces, i cili duhet shtrirë gjatë gjithë këtij viti, që, natyrisht, kërkon angazhime dhe resurse financiare, për të cilat Qeveria do të jetë e gatshme t'i vërë ne dispozicion, ashtu si dhe angazhime të mendimit intelektual të Shoqërisë Civile, të shoqatave të ndryshme të cilat, njëkohësisht, i ftoj të bëhen gjeneruese të propozimeve të ndryshme, por dhe të bashkimit në evenimente të caktuara.

Ju faleminderit për vëmendjen dhe jam i hapur për çdo pyetje nga ana juaj!


Pyetje (Elona Gjylmi-Albanian Screen): Zoti President, një tjetër çështje Ju folët për hartimin e një ligji për hapjen e dosjeve, ndërkohë ka një tjetër diskutim në Kuvend; është propozimi i Ministrit Naço për komisionin e reformës në drejtësi dhe një ndër propozimet është përjashtimi i Presidentit të Republikës nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe ndryshimi i procedurës për zgjedhjen e Kreut të Shtetit. Ju personalisht ç'mendim keni?

Presidenti Nishani:
Unë do të mbështes çdo vendim që ligjvënësi, legjislativi, i cili është pushteti i vetëm që përfaqëson vullnetin e sovranit për të hartuar legjislacionin, për të bërë ndryshime kushtetuese, për të bërë ndryshime ligjore, dhe unë si një qytetar i këtij vendi do të mbështes dhe do të respektoj maksimalisht të gjitha ndryshimet që mund t'i bëhen Kushtetutës, që mund t'i bëhen ligjit dhe natyrisht ajo që unë inkurajoj, ka të bëjë me faktin që çdo ndryshim të jetë në përputhje me standardet dhe me lartësinë që meriton një shtet i së drejtës, një shtet i lirë dhe një demokraci funksionale ku Shqipëria pretendon të jetë e kyçur.

Pyetje (Eglantina Alliaj News 24): Zoti President, ju folët për ligjin për hapjen e dosjeve. A nuk është e vonuar Shqipëria për miratimin e një ligji të tillë? Cili është apeli juaj për klasën politike shqiptare?

Presidenti Nishani:
Po, besoj  që është e vonuar dhe nuk ka dilemë që është e vonuar. Por, unë jam i bindur që sado të zgjatet në kohë, sado që të vonohet më tej, Shqipëria do t'i hapë një ditë dosjet, jam i bindur për këtë, por ky është momenti më i mirë dhe më i përshtatshëm edhe për reflektim nga të gjithë për të kompensuar kohën e humbur dhe për të krijuar mundësitë e një relaksimi dhe paqtimi shpirtëror të të gjithë shqiptarëve.

Pyetje (Klementina Cenkollari Ora News): Duke mbetur tek ligji i dosjeve Aktualisht madje gjatë kësaj jave pritet që në Kuvendin e Shqipërisë të vijë zyrtarisht propozimi i qeverisë shqiptare që nuk parashikon lustracion. Kjo do të thotë në fjalën tuaj ju përmendët "˜hapje të dosjeve' dhe "˜lustracion'. Në rast se nuk do të përfshihet dhe lustracioni në ligjin që do të vijë nga qeveria, nga Parlamenti, do të thotë që Ju mund të mos e dekretoni këtë ligj?

Dhe pyetja e dytë, folët për një seri aktivitetesh, kërkuat mbështetjen e qeverisë shqiptare. Keni pasur zyrtarisht, në mënyrë institucionale konsulta paraprake për këto aktivitete? Përmendët edhe çështjen e mbështetjes financiare. Faleminderit!

Presidenti Nishani:
Në lidhje me pyetjen e parë, natyrisht pa marrë përsipër për të gjykuar një vendim të Presidentit, apo një dekret pa parë përmbajtjen, përputhshmërinë me Kushtetutën e vendit të një akti që vjen në Presidencë, mund t'ju them me siguri se pavarësisht dimensionit që do të përmbajë një ligj që ka të bëjë me hapjen e dosjeve, apo me lustracionin do të ketë mbështetjen gjithmonë të Presidentit të Republikës dhe do të firmoset. Por, ajo që unë kërkoj dhe sugjeroj është që, të kemi një ligj të plotë në të gjithë gjerësinë dhe thellësinë e merituar të hapjes së dosjeve jo vetëm të atyre që e ndërtuan, e udhëhoqën atë mekanizëm kriminal për të cilin unë mendoj që është koha që Shqipëria edhe me asistencën ndërkombëtare të kërkojë hetim dhe gjykim penal për mekanizmin e Sigurimit të Shtetit, për krimet që ka bërë në kundërshtim dhe me ligjet e kohës. Por, kjo mbetet në vullnetin e ligjvënësit. Ajo që Presidenti ka qëndrim të palëkundur është që, do të mbështesë çdo iniciativë pavarësisht se ajo sado ta ketë në thellësi dhe gjerësi dimensionin e saj.

Përsa u takon çështjeve të tjera, unë jam padyshim i hapur për çdo lloj bashkëpunimi. Kur kam kërkuar buxhetin në fillim të vitit, një nga pikat që i jam adresuar qeverisë ka qenë pikërisht buxheti për të celebruar 25-vjetorin e rënies së komunizmit në Shqipëri dhe kjo ka qenë publike, zyrtare ashtu siç do të vijojë të ofrojë ftesa institucionale për t'u konsultuar dhe bashkëpunuar me qeverinë, Parlamentin dhe opozitën për këtë çështje.

Një ditë dhe një javë të mbarë dhe faleminderit për vëmendjen që i kushtuat!
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FILMI SHQIPTAR 'MARIHUANA REPUBLIC' MBËRRIN NË HOLLYWOOD (02.23.2015)
BORXHI I KOSOVËS - AFËR 600 MILIONË EURO (02.23.2015)
PRISHTINË - NESËR RIATDHESOHEN 80 VETA (02.23.2015)
Koha Ditore - ISH POLICË TË SERBISË KËRKOJNË TË BËHEN POLICË TË KOSOVËS (02.23.2015)
Daily Mail - SHQIPTARËT PRIJNË PËR KRIMINALITET NË BRITANI (02.23.2015)
MALI I ZI - SHQIPTARËT KUNDËRSHTOJNË PLANET PËR NGRITJEN E HIDROCENTRALIT NË VUTHAJ (02.23.2015)
RITA ORA BËN PARAQITJE TEJET TË SHKËLQYER NË NATËN E ÇMIMEVE OSKAR (02.23.2015)
OSKAR 2015 - TRIUMFON FILMI 'BRIDMAN' ME KATËR ÇMIMEAKTORJA MË E MIRË JULIANNE MOORE, AKTORI MË I MIRË EDDIE REDMAYNE (02.23.2015)
TË RINJTË E KOSOVËS - TË GATSHËM PËR TË PUNUAR PUNË SEZONALE (02.22.2015)
DEVIJIMI I LUMIT VJOSA NË GREQI - NGËRÇI I RI ME SHQIPËRINË (02.22.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]