E Djelë, 04.28.2024, 07:49am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
PRISHTINË - FILLON KTHIMI I EMIGRANTËVE

E Martë, 02.24.2015, 07:20pm (GMT+1)



Në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës, të martën ka arritur grupi i parë i personave të riatdhesuar, të cilët kanë emigruar ilegalisht në vendet e Bashkimit Evropian.

Personat e kthyer, rreth 100, thuhet të kenë arritur nga Hungaria, Gjermania, Austria, Suedia e Finlanda.

Betim Uka, nga Komuna e Podujevë,s i cili kishte emigruar ilegalisht në Hungari, nga Budapesti, është kthyer në Kosovë.

"U ktheva se kaq më mbajtën. Më kthyen nga burgu. Ai që mundet me dalë, është mirë, ai që nuk mund të dalë, mbetet në burg", tha Uka.

Uka deklaroi para gazetarëve se nuk është hera e parë që ka tentuar të dalë ilegalisht në vendet e Bashkimit Evropian.

"Sërish do të dal se kam dalë edhe dy -tre herë të tjera. Këtu në Kosovë nuk ka asgjë", tha Uka.

Në aeroport për ta pritur Betimin kishin dalur familjarët. Babai i Betimit, Sahiti, shpjegonte se i biri kishte dalë në kërkim të kushteve më të mira sociale dhe ekonomike..

"Djali ka provuar me dalë se këtu nuk ka perspektivë, nuk ka punë, nuk ka asgjë. Jemi 10 anëtare të familjes dhe nuk punon asnjëri", tha Sahit Uka.

Nga Gjermania është kthyer edhe Nikolla Mihajloviq me familjen e tij. Mihajloviq, i cili i takon komuniteti serb dhe është nga komuna e Mitrovicës, tregoi se po kthehet në Kosovë pas dy vjet qëndrimi atje...

"Na kthyen sepse ata thoshin që në Kosovë është gjendje e mirë. Gjithashtu atje nuk ka mundësi për rregullim të leje qëndrimit. Atje kemi qëndruar 2 vjet. Ishte e pamundur me i marrë letrat ne nga Ballkani - nga Kosova, Bosnja e të tjera", tha Mihajloviq.

Emigrantët të cilët janë kthyer në Kosovë, kanë pasur me vete vetëm një dokument - letër udhëtimi me fotografi.

Pas arritjes në aeroportin e Prishtinës, ata i janë nënshtruar një kontrolli nga Policia e Kosovës dhe zyrtarë të tjerë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Valon Krasniqi nga Ministria e Brendshme, Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion tha se kthimi i qytetarëve të Kosovës, bëhet pas marrëveshjeve të arritura me vendet e BE-së.

"Të gjithë atë që do të kthehen janë të pajisur me dokumentet të Kosovës dhe ne jemi informuar paraprakisht për kthimin e tyre. Në mesin e atyre që kthehen, ka që kanë shkuar para tre apo katër vjetësh. Ata që kanë shkuar para 2010-s, kanë mundësi të përfitojnë nga programet e ri-integrimit, kurse ata që kanë shkuar pas 2010-s, nuk përfitojnë nga programi", tha Krasniqi.

Ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, Skënder Hyseni, ka ritheksuar se të gjithë ata qytetarë të Kosovës, të cilët kanë migruar ilegalisht në vendet e Bashkimit Evropian, do të kthehen aty prej nga janë nisur.

Institucionet e Kosovës, tha ai, u kanë bërë thirrje qytetarëve në vazhdimësi se në vendet e BE-së, nuk ka azil për ta...

Në një takim me gazetarët, ministri Hyseni ka theksuar se "nga migrimi ilegal të vetmit që përfitojnë janë trafikantët".

"Emigrimi ilegal dëmton çdo gjë, ndërkaq ndihmon vetëm kriminelët. Qytetarët e Kosovës të cilët migrojnë ilegalisht, na pëlqeu neve apo jo, do të kthehen. Do të insistojmë te vendet e zonën Shengen që migrimi ilegal nuk duhet të mbahet si parakusht i pakalueshëm për liberalizimin e vizave",
tha zoti Hyseni.

Takimin me gazetarë ai e mbajti së bashku me zotin Stephen Bennett, kryeshef i Agjencisë Kombëtare për Krime në Mbretërinë e Bashkuar.

Zyrtarët e institucioneve të Kosovës, kanë deklaruar se "janë disa skema të natyrës urgjente që mund t'i përfitojnë të gjithë të riatdhesuarit: pritja dhe informimi në momentin e arritjes, ndihma mjekësore në momentin e arritjes në rast nevoje, transporti nga Pikat e Kalimit Kufitar deri në komunën e origjinës, nëse nuk kanë mundësi të tjera të transportit".

Ata kanë thënë se aktualisht nuk ka ndonjë plan për të ndihmuar ata persona, të cilët mund të kenë shitur pasurinë e tyre për të migruar ilegalisht.

Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, thotë se numri i atyre që kanë shitur gjithë pasurinë për të migruar, nuk është shumë i madh.

"Është numër i vogël i qytetarëve të Kosovës që kanë shitur çdo gjë. Nuk do të duhet që ta dramatizojmë çështjen përtej reales. Dhe realja është që numri nuk është i madh, është një numër shumë i vogël i atyre që kanë shitur çdo gjë dhe të gjithë ata do të kthehen aty ku kanë qenë", tha Hyseni.

Ndryshe, përfaqësuesit e organizatave joqeveritare nga Kosova, kanë kërkuar nga institucionet e vendit që të ndërmarrin veprime urgjente për rregullimin e klimës socio-ekonomike.

Ata kanë thënë se është përgjegjësi ekskluzive e Qeverisë së Kosovës që ta ndryshojë gjendjen e vështirë ekonomike, me të cilën po përballen qytetarët.

Kjo klimë thuhet t'i ketë kontribuuar më së shumti valës së fundit të migrimeve të paligjshme nga Kosova, e cila kulmoi në disa mijëra nga muaji dhjetor i vitit të kaluar.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KTHEHET NË KOSOVË NJË GRUP I EMIGRUESVEAutoritetet në Prishtinë thonë se emigruesit e paligjshëm do të kthehen, ndërsa e quajnë të papranueshëm faktin që Kosova është jashtë procesit të liberalizimit të vizave (02.24.2015)
MBËSHTETET PROJEKTREZOLUTA E LUNAÇEKUT - PARLAMENTI EVROPIAN DO T'IU KËRKOJË PESË VENDEVE TË MBETURA TA NJOHIN KOSOVËN (02.24.2015)
ELHAIDA DANI NË EUROSONG ME NJË KËNGË TË TJETËR (02.24.2015)
VAZHDON GJYKIMI I IVANOVIQIT DHE TË TJERËVE (02.24.2015)
GJYKATA SPECIALE I PËRPLAS KOSOVËN DHE BE-në NË 18 PIKA (02.24.2015)
THAÇI ZEMËROI BEOGRADIN - PARALAJMËROI PADINË NDAJ SERBISË PËR GJENOCID NË KOSOVËDeklaratat nxisin reagime edhe në Prishtinë (02.24.2015)
NË TIRANË SOT MINISTERIALI I SEECPMerr pjesë edhe presidenca letoneze e BE-së si dhe drejtori për Ballkanin Perëndimor në Komisionin europian (02.24.2015)
PRESIDENTI NISHANI - PARLAMENTI TË HARTOJË NJË LIGJ TË PLOTË PËR HAPJEN E DOSJEVE TË ISH SHËRBIMEVE SEKRETE TË KOMUNIZMIT, SI DHE PËR PROCESIN E LUSTRACIONIT (02.24.2015)
PARLAMENTI EVROPIAN DISKUTOI PËR KOSOVËN - LUNAÇEK INSISTON TA NJOHIN EDHE 5 VENDET E MBETURA TË BE-së (02.23.2015)
Deutsche Welle - SERBIA SI VEND TRANZIT PËR SHQIPTARËT E KOSOVËS (02.23.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]