E Mërkurë, 05.15.2024, 01:58pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
NISHANI PRET IVANOVIN - TË ZBATOHET MARRËVESHJA E OHRIT

E Enjte, 04.02.2015, 06:22pm (GMT+1)


Në Shqipëri presidenti Bujar Nishani tha sot në përfundim të një takimi me presidentin maqedonas Gjorge Ivanov se "harmonia dhe bashkëjetesa mes popullsisë shqiptare dhe asaj maqedonase sigurohen përmes zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit"

Presidenti Nishani nënvizoi se Marrëveshja e Ohrit, "duhet të zbatohet sa më parë dhe e plotë në të gjithë elementët dhe ne frymën  saj, veçanërisht në atë të përfaqësimit proporcional në institucionet qendrore, përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe, parashikimet reale buxhetore për të gjitha rajonet, si dhe në qeverisjen vendore. Faktori shqiptar në Maqedoni është element stabiliteti dhe kohezioni të brendshëm" u shpreh ai duke shtuar se "të gjithë duhet të kontribuojmë për uljen e shkallës së mosbesimit dhe të paragjykimeve mes dy popullsive, në mënyrë që të shmangen tensionet ndëretnike, që shpesh ndizen edhe nga incidente të vogla e të natyrave të ndryshme"

Nga ana e tij presidenti Ivanov ju referua pakicës maqedonase që jeton në Shqipëri duke deklaruar se Shkupi pret që ata të trajtohen në të njejtën mënyrë si shqiptarët në Maqedoni. Por për presidentin Nishani "Shqipëria është një ndër vendet më të avancuara në respektimin e të drejtave të pakicave" dhe se "pakica maqedonase në Shqipëri, në raport me konventat dhe standartet europiane gëzon të gjithë të drejtat e njohura, që nga përfaqësimi në komunën ku jeton, në komitetin ndërshteror për pakicat e gëzon të drejtën e arsimit në gjuhën e saj në zonën ku jeton", nënvizoi presidenti Nishani. za
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
POLICIA ARRESTOI DEPUTETIN E SHUMICËS MARK FRROKU (04.02.2015)
DITA BOTËRORE E AUTIZMIT - SHQIPËRIA, VENDI I PROBLEMEVE TË MËDHA (04.02.2015)
AMBASADORI DONALD LU I PARALAJMËRON INVESTITORËT AMERIKANË - NË SHQIPËRI DO TË PËRBALLENI ME KORRUPSIONINLu e bëri këtë vlerësim në takimin me biznesmenë në Nju York dhe Uashington gjatë një vizite para pak ditësh (04.02.2015)
DIGJEN DY AUTOMJETE TË POLICISË NË PJESËN VERIORE TË MITROVICËS (04.02.2015)
KOSOVA ËSHTË MË E IZOLUAR SE KOREJA E VERIUT (04.02.2015)
NEXHMEDIN SPAHIU - QËLLIMI I SERBISË ËSHTË RRËNIMI I SHTETIT TË KOSOVËS (04.02.2015)
KORRUPSIONI NË KOSOVË NUK HETOHET DHE NUK GJYKOHET (04.02.2015)
100 DITË DËSHTIMESH TË QEVERISË MUSTAFA (04.01.2015)
FIER - LOJTARËT SERBË LARGOHEN PËR SHKAK TË INCIDENTIT ME FLAMUR (04.01.2015)
GJYKATA LË TË LIRË ARTAN BAJRAKTARIN (04.01.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]