E Hënë, 05.20.2024, 12:18pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
Suedia e Polonia kërkojnë reduktim të armatimit taktik
E Martë, 02.02.2010, 10:32pm (GMT+1)

 

Suedia dhe Polonia u kanë bërë thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë që ta reduktojnë armatimin e tyre taktik bërthamor në Evropë, duke thënë se është koha që armët e tilla të vihen nën regjimin e kontrollit të armatimit.


Ministrat e Jashtëm të Suedisë dhe Polonisë, Karl Bild dhe Radoslav Sikorski, i bënë këto komente në një artikull në "New York Times", para konferencës treditore që mbahet në kryeqytetin francez, Paris.

Duke i quajtur armët taktike bërthamore "mbeturina të rrezikshme nga e kaluara e rrezikshme", Bild dhe Sikorski u bënë thirrje ish-kundërshtarëve të Luftës së Ftohtë që "dukshëm t'i reduktojnë" armët e tilla, përmes negociatave apo vendimeve të njëanshme, si hapa drejt eliminimit të plotë të tyre.

Bild dhe Sikorski thanë se ka ardhur koha që regjimi për kontrollin e armatimit t'i përfshijë edhe armët taktike bërthamore, që ishte vendosur për armët më shkatërrimtare strategjike bërthamore.

Ata cituan një raport nga Komisioni Ndërkombëtar për Mosproliferimin dhe Çarmatimin, i cili sugjeron se Shtetet e Bashkuara besohet të kenë rreth 200 koka bërthamore në Evropën perëndimore, ndërsa Rusia rreth 2 000 koka bërthamore, shumica të vendosura në pjesën perëndimore të vendit.

Bild dhe Sikorski, në mënyrë të veçantë, i bënë thirrje Moskës që "të bëjë një përkushtim për tërheqjen e kokave bërthamore" nga zonat që kufizohen me Bashkimin Evropian, duke veçuar këtu enklavën e Kaliningradit në Detin Baltik dhe siujdhesën Kola në Rusinë veriperëndimore.

Në konferencën e Parisit do të marrin pjesë 200 ekspertë, nga udhëheqës politikë, ish-këshilltarë për siguri kombëtare dhe ish-komandantë të ushtrisë, e deri te ekonomistë, artistë dhe akademikë nga mbarë bota.

Ata mblidhen në kohën kur Shtetet e Bashkuara dhe Rusia po negociojnë për marrëveshjen e re mbi çarmatimin bërthamor.

Bisedimet, të cilat filluan vitin e kaluar, pritet të zëvendësojnë Traktatin për Reduktimin e Armatimit Bërthamor START nga viti 1991.

Jan Dejvis është këshilltar i lartë në Shërbimin Ndërkombëtar të Sigurisë për Evropën, me seli në Bruksel.

Dejvis i tha Radios Evropa e Lirë se zëvendësimi i Traktatit START është kyç në përpjekjen globale për reduktimin e stoqeve bërthamore.

"Globalisht, ne po flasim për rreth 23,000 koka bërthamore, që ende ekzistojnë, ndërsa 90 për qind prej tyre i kanë rusët dhe amerikanët"
.

"Prandaj, pa lëvizjen e këtyre dy lojtarëve kryesorë, që secilit prej tyre t'i mbeten vetëm nga 1,000 koka bërthamore, do të ishte e vështirë që vendeve tjera bërthamore t'u kërkohet që të futen në lojë", tha Dejvis.

Çarmatimi bërthamor, një kohë të gjatë, ka qenë prioritet për Suedinë neutrale, ndërsa në Poloni, bashkë me Republikën e Çekisë, duhej të vendosej mburoja anti-raketore amerikane, e planifikuar nga administrata Bush.

Presidenti Barak Obama ka hequr dorë nga plani, të cilin Rusia e konsideronte si kërcënim për sigurinë e saj.

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Mujota: FSK do ta kryejë misionin në tërë territorin (02.02.2010)
OBAMA PARAQET BUXHETIN 3 800 MILIARDË DOLLARË (02.02.2010)
ANSA: Skënder Hyseni me Obamën në Lutjen e Mëngjesit (02.02.2010)
Obama: Deri më 2020 nuk do të ketë vajtje tjetër në Hënë (02.01.2010)
Kosovë: Shkurtohet në 10 mijë numri i trupave të KFOR-it (01.31.2010)
Mbyllet Forumi i Davosit, konsideruar një edicion i toneve të ulëta (01.31.2010)
NUK E KISHA DËGJUAR KURRË MË PARËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times (01.31.2010)
Miss Virgjinia Caressa Cameron kurorëzuar Miss Amerika (01.31.2010)
Hillary Clinton në Pallatin Elizé, në një skenë alla Hirushe (01.30.2010)
Kryeministri Sali Berisha priti drejtues të Shoqatës së Luftëtarëve Shqiptarë për Pavarësinë e Kroacisë (01.29.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]