SLLOVENI: THAÇI, NË TAKIMIN PËR BALLKANIN PERËNDIMOR
E Mërkurë, 03.03.2010, 10:34pm (GMT+1)
Voal-online -Radio Evropa e Lirë bën të ditur se Sllovenia i ka dërguar ftesë zyrtare Hashim Thaçit, që si kryeministër i Kosovës të marrë pjesë në konferencën për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor, më 20 mars, në Bërdo afër Kranjit.
Është bërë e ditur se në ftesën zyrtare, zoti Thaçi ftohet në cilësinë e kryeministrit të Kosovës.
Radio Evropa e Lirë ka mësuar se presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, nuk i është dërguar ftesa për pjesëmarrje në këtë konferencë, pasi takimi është i nivelit të kryeministrave.
Gjatë ditëve të fundit, disa media serbe kanë raportuar se në këtë konferencë Kosova do të marrë pjesë me mbishkrimin UNMIK/Kosovo.
Ndaj këtyre raporteve ka pasur reagime të fuqishme nga institucionet kosovare, që kanë thënë se zyrtarët e lartë të Kosovës do të marrin pjesë vetëm si përfaqësues të Republikës së Kosovës.
(http://www.evropaelire.org)
www.voal-online.ch
|