ANULLOHEN FLUTURIMET NGA PRISHTINA
E Shtunë, 04.17.2010, 10:59am (GMT+1)
Zyrtarë të Aeroportit Ndërkombëtarë të Prishtinës kanë bërë të ditur se të gjitha fluturimet e parapara për ditën e sotme janë anuluar, si pasojë e reve të hirit vullkanik, të shkaktuara nga një vullkan në Islandë.
Drejtori i Aeroportit Ndërkombëtarë të Prishtinës Agron Mustafa, i tha Radios Evropa e Lirë se pas mbylljes së aeroporteve të shteteve më të cilat ishin paraparë fluturimet për sot si Zvicra,Gjermania, Sllovenia etj, janë anuluar për shkak se aeroportet e tyre nuk janë në funksion.
Mustafa ka thënë se në bazë të inflacioneve të para nuk pritet fluturime brenda 18 orëve të ardhshme. Sipas tij, humbjet që do t'i shkaktohen ANP janë milion euro.
www.voal-online.ch
|