E Mërkurë, 05.15.2024, 02:35pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
PAQARTËSI PËR TEMAT E BISEDIMEVE KOSOVË-SERBI
E Djelë, 09.19.2010, 08:55am (GMT+1)

 

 

Përfaqësues të institucioneve në Kosovë nuk komentojnë idetë eventuale për temat e bisedimeve me palën serbe. Mediat serbe raportuan ditë më parë, për ekzistimin e një vullneti në Bruksel që në tryezën e diskutimeve ndërmjet Kosovës e Serbisë të vihen çështje si: doganat, transporti, trashëgimia kulturore dhe të tjera. Rishqyrtimi i këtyre çështjeve, të cilat thuhet se janë të precizuara në Pakon e Ahtisarit, vlerësohet i dëmshëm për Kosovën sikurse nga zyrtarët institucionalë ashtu dhe nga opozita e vendit.

Autoritetet në Prishtinë thonë se nuk janë në dijeni për ekzistimin e një propozimi më të precizuar nga Bashkimi Evropian për zhvillimin, formatin, kohën dhe temat e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Zëdhënësi i Presidencës në Kosovë, Xhavit Beqiri, thotë se pala kosovare mirëpret angazhimin e Bashkimit Evropian në lehtësimin e bisedimeve ndërmjet të dy vendeve, por se nuk mund të jepet ndonjë vlerësim për temat eventuale, për të cilat kërkohet dialogu.


"Ne mirëpresim angazhimin e Bashkimit Evropian për ta ndihmuar rajonin në rrugën e integrimeve euro-atlantike, mirëpo nuk dëshirojmë të paragjykojmë se çfarë temash mund të propozohen", thotë Beqiri.

Mediat serbe raportuan ditë më parë për interesin e BE-së që bisedimet ndërmjet Kosovës e shtetit serb të përqendrohen rreth bashkëpunimit në mbrojtjen e kufirit, rreth doganave, tregtisë e ekonomisë, transportit, telekomunikacionit, çështjeve të trashëgimisë kulturore e historike, si dhe rreth luftës kundër krimit të organizuar.

Beqiri thekson se gjithçka që ka të bëjë me këto çështje, tashmë është qartësuar në Planin e presidentit Ahtisaari dhe legjislacionit të Kosovës.

"Këto janë çështje, të cilat rregullohen në bazë të legjislacionit të Kosovës dhe ne besojmë se është një kornizë shumë e mirë ligjore, e cila garanton mbrojtjen e plotë të trashëgimisë kulturore - shpirtërore të secilit etnitet, si dhe ofron një perspektivë më të mirë për zhvillime të mëtejshme kulturore të secilit etnitet në Kosovë - edhe atë të pakicës serbe"
, thekson Beqiri.

Opozita në Kosovë e vlerëson negative për Kosovën rishqyrtimin e temave, të cilat, siç thuhet, janë vendosur tashmë. Nënkryetarja e partisë Aleanca Kosova e Re, Mimoza Kusari-Lila, thotë se rihapja e Planit Ahtisari do të ishte e dëmshme për vendin.

Mimoza Kusari-Lila
"Të kthehemi në temat, të cilat e kanë pasur një detajim, në të cilat është bërë një analizë aq e madhe, në të cilat janë përfshirë edhe kosovarët edhe ndërkombëtarët dhe është dalë me një dokument, që është miratuar, si Plani Ahtisari, e konsideroj të dëmshme që të kthehet prapa ky dokument, të rihapet dhe të diskutohet për temat që janë vendosur"
, vlerëson Kusari.

Mundësitë për diskutimin e statusit të Kosovës, Planit të Ahtisarit, integritetit territorial të vendit dhe çështjeve të brendshme me përfaqësuesit serbë, deri më tani janë hedhur poshtë nga Prishtina zyrtare.

Përfaqësues të Qeverisë së Kosovës kanë bërë të ditur se, në koordinim me institucionet relevante në vend, do të përgatisin agjendën e bisedimeve të paralajmëruara.

Mirëpo, nënkryetarja e AKR-së, Kusari, kritikon veprimet e deritashme të institucioneve përgjegjëse në këtë drejtim. Ajo shpreh nevojën që, sa më parë, të bëhet gati
një dokument lidhur me bisedimet, i cili do t'i dorëzohej ndërmjetësuesit ndërkombëtar të këtij dialogu.

"Ky dokument i përgatitur nga secila palë mund t'i dorëzohet kujto që është ndërmjetësues në bisedime, që nënkupton se do të ketë ndërmjetësues. Edhe pse është insistuar dhe insistohet që bisedimet të mbahen në mes të dy shteteve në pozicione të njëjta dhe kjo duhet të jetë në vazhdimësi mbajtja e qëndrimit të palës kosovare"
, përfundon Kusari.

Lexoni edhe këto:
Ç'është e (pa)pranueshme për dialogun Kosovë-Serbi?
KPJ: Qytetarët kundër bisedimeve për statusin...
A ka Prishtina agjendë bisedimesh?

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ULPIANA, THESAR I ANTIKITETIT (09.18.2010)
SPARKS: KOSOVA DHE SERBIA DO TË BISEDOJNË SI SHTETE TË PAVARURA (09.18.2010)
NGECJE NË PROCESIN E NJOHJEVE (09.18.2010)
PRETENI: KORRUPSIONI LUFTOHET ME HAPA KONKRETË (09.18.2010)
RTK: NË DIALOGUN PRISHTINË-BEOGRAD NUK DO TË DISKUTOHET PËR STATUSIN (09.18.2010)
POLONIA LIRON LIDERIN ÇEÇEN ZAKAJEV (09.18.2010)
ARRESTOHET PERSONI I GJASHTË PËR KËRCËNIMIN NDAJ PAPA BENEDIKTIT NË LONDËR (09.17.2010)
NJOFTIM NGA "VATRA": DARKË PËR NDER TË KRYEMINISTRIT TË SHQIPËRISË PROF. DR. SALI BERISHA DHE DELEGACIONIT TË KOSOVËS ME NË KRYE PRESIDENTIN SEJDIU (09.17.2010)
VRESHTARËT NDËRPRESIN PROTESTËN (09.17.2010)
NË KUFIRIN KOSOVË- SERBI BARRIERAT TREGTARE JANË NJË ÇËSHTJE PRAKTIKE (09.17.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]