NJU JORK: ZYRTARËT E KOSOVËS TAKOJNË PRESIDENTË NGA AFRIKA
E Hënë, 09.20.2010, 08:58am (GMT+1)
Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, kryeministri Hashim Thaçi dhe ministri i jashtëm, Skender Hyseni, janë takuar në Nju Jork, me presidentin e Republikës së Afrikës Qendrore, Fransua Bozize, me ç'rast kanë kërkuar njohjen e Kosovës, ka njoftuar presidenca e Kosovës.
Me këtë rast, presidenti Sejdiu, theksoi se njohja nga Republika e Afrikës Qendrore, do të kontribuonte edhe në stabilitetin dhe paqen në Evropën Juglindore.
"Mendimi i GJND-së se deklarata e pavarësisë së Kosovës nuk e shkel të drejtën ndërkombëtare, ka hequr çfarëdo dileme, që dikush mund ta ketë pasur, sa i përketë njohjes së shtetit të Kosovës",theksoi zoti Sejdiu.
Kërkesë për njohjen e Kosovës u bë edhe në takimin e presidentit Sejdiu me presidentin e Ruandës, Paul Kagame.
(http://www.evropaelire.org)
www.voal-online.ch
|