ZAKAJEV KTHEHET NË LONDËR?
E Hënë, 09.20.2010, 11:13am (GMT+1)
Lideri separatist i Çeçenisë, Ahmed Zakajev, që kërkohet nga Rusia me akuzat për terrorizëm, ka braktisur Varshavën, për t'u kthyer në Londër, i ka deklaruar agjencisë Asoshieted Pres, bashkëpunëtori i tij Adam Borowski. Ai ka thënë se Zakajev e ka lëshuar Polonin të dielen.
Zakajev ishte arrestuar të premten në Varshavë mbi bazën e kërkesës së Rusisë, por më vonë u lirua. Gjyqi tha se Polonia duhet të njohë statusin e refugjatit politik që atij i ishte dhënë nga një vend anëtar i Bashkimit Evropian.
Zakajev që jeton në Britaninë e Madhe kishte shkuar në Poloni për të marrë pjesë në një takim kushtuar refugjatëve çeçen.
(http://www.evropaelire.org)
www.voal-online.ch
|