E Mërkurë, 05.15.2024, 05:13pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
TANJA FAJON SOT NË PRISHTINË: "BASHKIMI EVROPIAN T'IA JAPË KOSOVËS UDHËRRËFYESIN PËR VIZA"
E Mërkurë, 10.20.2010, 08:53pm (GMT+1)

Bashkimi Evropian duhet t'i japë Kosovës, sa më parë, udhëzime të qarta për përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave, tha në Prishtinë eurodeputetja sllovene Tanja Fajon. Ajo nisi vizitën e saj në Kosovë me një takim që zhvilloi me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi. Fajon theksoi nevojën për një intensitet të shtuar të punës së institucioneve kosovare lidhur me përmbushjen e kritereve të vëna nga BE-ja për heqjen e regjimit të vizave edhe për kosovarët.


Përfaqësuesja e Parlamentit Evropian, Tanja Fajon, theksoi domosdoshmërinë që Kosova të marrë sa më shpejt udhëzimet e qarta nga Bashkimi Evropian për përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave.

Fajon tha se në rast se hiqet regjimi i vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën deri në fund të këtij viti, Kosova do të mbetet e izoluar - gjë që, siç u shpreh ajo, do të rrisë frustrimin e qytetarëve të saj. Andaj, sipas saj, duhet të gjenden mënyra që edhe Kosova të përfshihet në procesin e liberalizimit të vizave me Bashkimin Evropian.

Dhjetë nëntori, kur Komisioni Evropian pritet të paraqesë raportet e progresit në kuadër të së ashtuquajturës Pako e Zgjerimit për vendet e Ballkanit Perëndimor, sipas eurodeputetes Fajon, është një moment i mirë për t'i dhënë Kosovës dhe qytetarëve të saj "lajme të mira" lidhur me këtë.

"Shpresoj se 10 nëntori, dy ditë pasi që ministrat do të marrin vendimin për Shqipërinë dhe Bosnjë e Hercegovinën, të jetë një kohë e shkëlqyeshme për t'ju dhënë autoriteteve dhe qytetarëve të Kosovës lajme të mira", u shpreh Fajon pas takimit me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

Ky i fundit shprehu bindjen që Kosova dhe institucionet e saj ta kenë përmbushur një pjesë të madhe të kërkesave të vëna nga Bashkimi Evropian.

"Konsideroj që ne si institucione, edhe si Kuvend, por edhe Qeveria, ka përmbushur shumë obligime dhe shumë kërkesa teknike për të lehtësuar ose për t'i kryer obligimet e veta në raport me kërkesat që i kanë pasur raportet e progresit për Kosovën dhe institucionet e saj", tha Krasniqi.

Mirëpo, Fajon theksoi se nevojitet më shumë punë lidhur me reformat dhe përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave me BE-në.

"Do të doja t'i inkurajoja autoritetet të vazhdojnë me reformat e nevojshme, sepse është e rëndësishme që edhe institucionet në Bruksel të kenë rezultate të caktuara, konkrete, që dëshmojnë përkushtimin e autoriteteve kosovare për procesin. Do të jetë një rrugë e gjatë dhe mendoj se nuk duhet të humbasim kohë", theksoi Fajon.

Në fillim të këtij muaji, Parlamenti Evropian kishte miratuar me shumicë votash rezolutën për liberalizimin e vizave për qytetarët e Shqipërisë dhe të Bosnjë Hercegovinës të paraqitur nga Fajon.

Europarlamentarja sllovene tha se nuk ekziston asnjë arsye që ministrat e brendshëm të Bashkimit Evropian të mos japin dritën jeshile për heqjen e vizave për shtetasit e Shqipërisë dhe të Bosnjës.

"Do të thosha që kredibiliteti i Bashkimit Evropian është në rrezik, sepse Bosnja dhe Shqipëria kanë përmbushur të gjitha kriteret e nevojshme. Komisioni Evropian e ka pranuar këtë. Raporti i vlerësimit ka qenë pozitiv, andaj nuk shoh ndonjë arsye që shtetet anëtare ose ministrat të rrezikojnë këtë datë dhe të zgjasin procesin", tha Fajon.

Gjatë së enjtes, Fajon do të vazhdojë takimet me përfaqësues të institucioneve të tjera kosovare - përgjegjëse për proceset integruese në Bashkimin Evropian.

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DY SULME NË VERI TË KOSOVËS (10.20.2010)
DERI KUR MUND TË FUNKSIONOJË QEVERIA? (10.20.2010)
VAN ROMPEI: TIRANA NJË HAP LIBERALIZIMIT TË VIZAVE (10.20.2010)
KLINTON: SA MË SHUMË SHTETE TA NJOHIN KOSOVËN (10.20.2010)
AKR MUND TË PARAQESË MOCION MOSBESIMI NDAJ QEVERISË (10.20.2010)
REPORTERËT PA KUFIJ: SHQIPËRIA E 80-ta KOSOVA E 92-ta PËR LIRINË E SHTYPIT (10.20.2010)
NAIM FRASHËRI - PROFET PËR SHQIPTARËTNga Artur ShkurtiDrejtor i shkollës “Udha e shkronjave” (10.20.2010)
MARGARET THATCHER SHTROHET NË SPITAL (10.20.2010)
FYTYRA MË E BUKUR E EVROPËS TANJA FAJON VIZITON SOT KOSOVËN (10.20.2010)
KAPLAN: SERBIA NUK HYN NË DIALOG VETËM PËR ÇËSHTJE PRAKTIKE (10.19.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]