VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Struktura paralele barrë si për Kosovën ashtu edhe për Beogradin

                                                                                      

E Hënë, 04.29.2024, 04:40am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
Struktura paralele barrë si për Kosovën ashtu edhe për Beogradin
E Enjte, 05.14.2009, 08:04am (GMT+1)

Ka kaluar më shumë se një vit që prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe integrimi i pakicës serbe mbetet sfida kryesore, thuhet në raportin e Grupit Ndërkombëtar të Krizave. Nga ky grup Naim Rashiti flet për DW:

Për Beogradin, izolimi i serbëve nga institucionet e Kosovës është shtylla kryesore e politikës për zhvlerësimin e pavarësisë së Kosovës, thuhet në raportin e fundit të Grupit Ndërkombëtar të Krizave, me titullin "Integrimi i Serbëve në Kosovë: Vendimi për të ecur përpara".  Lidhur me raportin në mikrofonin tonë flet Naim Rashiti, përfaqësues i  Grupit Ndërkombtar të Krizave në Prishtinë.

 

Deutsche Welle: Z. Rashiti sa i suksesshëm po tregohet Beogradi, në mbajtjen e serbëve lokalë larg institucioneve të Kosovës? 

Naim Rashiti: Në praktikë politika e Serbisë nuk është treguar aq e suksesshme, siç ka menduar Beogradi. Duhet të kthehemi tek viti 2006, kur Beogradi urdhëroi serbët e Kosovës që të zgjedhin mes pagave të Kosovës apo atyre të Serbisë. Realisht, serbët u detyruan të tërhiqen nga pagat e Kosovës por, pas disa muajve ata u kthyen sërish në sistemin e pagave. Më e rëndësishmja është se kthimi masiv i serbëve në sistemin e pagave të buxhetit të Kosovës ka ndodhur në mes të janarit dhe marsit të vitit 2008. Kjo tregon që serbët e Kosovës, flasim kryesisht për ata në jug të lumit Ibër, e kanë kuptuar realitetin dhe nuk kanë dashur të mbeten tërësisht jashtë jetës politike, jashtë institucioneve të Kosovës dhe kanë patur frikë se mund të përjashtohen nga sistemi. Kështu që ata kanë qënë të vëmendshëm të ndërlidhen në proces. Hapi i dytë është bërë me organizimin e zgjedhjeve lokale serbe në Kosovë, ilegale gjithsesi, ku Beogradi ka menduar se do të izolojë përfundimisht serbët e Kosovës nga pjesa tjetër, nga shumica shqiptare dhe institucionet e Kosovës. Megjithatë pas disa muajsh serbët e Kosovës në jug, kanë kuptuar se shërbimet ose këto struktura paralele kanë shumë pak kapacitete dhe mundësi të ofrojnë shërbime për ta. Duke marrë parasysh edhe krizën tjetër financiare të Beogradit dhe kufizimet buxhetore, Beogradi është shtyrë të bëjë shkurtime të mëdha sa i përket investimeve në Kosovë dhe përfundimisht sinjali është i qartë për serbët e Kosovës: Ata duhet të gjejnë mënyra praktike të akomodimit me shumicën shqiptare dhe mos të mbeten plotësisht jashtë sistemit të Kosovës.

 

Deutsche Welle: Përveç këtyre fakteve, çfarë është duke bërë Qeveria e Kosovës dhe bashkësia ndërkombëtare për të çuar përpara procesin e integrimit?

Naim Rashiti: Defekti qëndron tek bashkësia ndërkombëtare dhe qeveria e Kosovës, të cilat siç duket nuk po e përcjellin hapin me kohë. Ato siç duket, nuk po mund të mbulojnë këto zbrazëtira të krijuara në mes të funksionimit të dy sistemeve dhe qeveria e Kosovës, përveç një fushate deri diku të suksesshme rreth decentralizimit, nuk ka rritur të bindë serbët në mënyrë praktike, sa i përket projekteve kapitale, nuk ka rritur të ndihmojë në zhvillimin e një elite politike lokale të serbëve të Kosovës dhe nuk ka arritur të bindë serbët e Kosovës, se të gjitha shërbimet mund të ofrohen nga institucionet e Kosovës. Kjo për faktin se decentralizimi nuk është prioritet thelbësor për qeverinë, për pjesën më të madhe të qeverisë. Është për sektor të ndryshëm, për ministrinë e administrimit të pushtetit lokal por, nuk është për tërë qeverinë. Qeveria nuk ka atribuar resurse të mjaftueshme dhe energji të mjaftueshme për të mbuluar këtë hapësirë.

 

Deutsche Welle: Z. Rashiti, atëherë cilat janë rekomandimet tuaja për përshpejtimin e këtij procesi?

Naim Rashiti: Tani Kosova duhet që bashkarisht me bashkësinë ndërkombëtare të bëjë shumë më shumë për informimin e popullsisë serbe rreth decentralizimit. Ato duhet të mbulojnë çdo hapësirë të krijuar nga mungesa e ndikimit apo zvogëlimi i ndikimit dhe kontrollit të Beogradit mbi serbët e Kosovës. Bashkësia ndërkombëtare duhet të bëjë më shumë presion ndaj Beogradit, që të ndërpresë përkrahjen për strukturat paralele të krijuara me zgjedhjet e majit të vitit 2008, të cilat faktikisht janë bërë barrë jo vetëm për bashkësinë ndërkombëtare dhe qeverinë e Kosovës, por edhe për qeverinë e Beogradit.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Bën betimin presidenti i ri maqedonas (05.13.2009)
Zgjedhjet e zhvilluara mirë do t'i tregojnë Europës dhe SHBA-ve se Shqipëria po vazhdon të ecë në rrugë të mbarë dhe se demokracia juaj është e fortëNga Eliot ENGEL (05.12.2009)
Editorial: Beogradi nuk e merr vesh gjuhën e lutjeve, por vetëm gjuhën e detyrimit (05.11.2009)
Fondi Monetar, politikat e tij dhe thirrjet për reformim (05.10.2009)
Dobitë nga anëtarësimi në Interpol (05.09.2009)
Ditëlindja e Evropës së Bashkuar është më 9 maj 1950 (05.09.2009)
Editorial: Shqipëria do t'i ndihmojë çiltërsisht fqinjët për anëtarësim sa më të shpejtë në NATO (05.09.2009)
Editorial: Veprimi ndaj Agim Çekut e denoncon Serbinë (05.08.2009)
"Denoncimi" i Aleancës së NATO-s Nga Arbër Ahmetaj (05.06.2009)
Editorial: Politika duhet të jetë më e bashkuar se kurrë (05.03.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]