VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Shënim: SHBA kërkon një fillim të ri diplomatik në Ballkan    Nga Adam Tanner

                                                                                      

E Djelë, 04.28.2024, 09:37pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
Shënim: SHBA kërkon një fillim të ri diplomatik në Ballkan    Nga Adam Tanner
E Hënë, 05.18.2009, 04:48pm (GMT+1)

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden do të zhvillojë këtë javë vizitën e nivelit më të lartë amerikan në Serbi në një çerek shekulli, duke kërkuar një fillim të ri diplomatik në Ballkan, një rajon ku Uashingtoni ka ndërhyrë dy herë ushtarakisht në vitet '90. 
     Duke vizituar dy nga ish-kundërshtarët e Serbisë, Bosnjen dhe Kosovën gjatë të njëjtit udhëtim, ish-senatori amerikan me shumë eksperiencë në çështjet e jashtme do të përballet me një ekuilibër të ndërlikuar, ku ndjeshmëritë lidhur me luftrat e shkuara dhe përçarjet mbeten të forta.  
    "Në një kuptim, argumenti më i rëndësishëm Ã«shtë se SHBA u kthye, se fokusi që kishim në vitet 1990 në rajon u kthye", tha një zyrtar i lartë amerikan për gazetarët.  
     "Ne nuk kemi qenë kaq të fokusuar në Ballkan  gjatë viteve të fundit, ndoshta një pjesë e momentit për shembull në Bosnjë na ka shpëtuar, ose në disa raste edhe është  kthyer në të kundërt", shtoi ai. 
    Edhe pse në vitin 1991, pikërisht përpara fillimit të luftrave që i dhanë fund Jugosllavisë, sekretari i Shtetit të asaj kohe, James Baker tha se "ne nuk kemi punë me këtë luftë", në vitin 1995 Uashingtoni dhe NATO-ja bombarduan serbët e Bosnjës e më pas ndërmjetësuan një marrëveshje paqeje për t'i dhënë fund luftës që shkaktoi 100 000 të vdekur. 
    Në 1999, SHBA dhe NATO bombarduan Beogradin në një përpjekje për ta detyruar Jugosllavinë e mbetur të tërhiqej nga Kosova. Një numër i vogë ndërtesash kryesore në Beograd kanë mbetur rrënoja në shenjë mërie dhe zemërimi ndaj bombardimit. 
    Në vitet e fundit SHBA është fokusuar në Kosovë, e cila shpalli pavarësinë vitin e shkuar, pasi i kushtoi më shumë vëmendje Bosnjës së pasluftës plot me kontradikta në mesin e viteve '90.
    "Ne kemi pasur një qëndrim të caktuar në 20 vitet e fundit kur jemi përpjekur të trajtojmë problemet që na janë dukur më kritike", tha në një intervistë ambasadori amerikan në Serbi, Cameron Munter. 
     "Ka diçka që ndonjëherë të udhëheq drejt një fokusi, kështu që këto probleme kthehen ndonjëherë në elementin përcaktues të politikës së Ballkanit", shtoi ai. 
    Uashingtoni po kërkon tashmë një vështrim më të gjerë të çështjeve të ngërthyera të Ballkanit, tha ai, - një rajon që shpreson të bashkohet me Bashkimin Evropian. 
   
TRE DITË, TRE VENDE  
Zëvendëspresidenti mbërrin nesër në Bosnje, ku do të takohet me liderë nga të dy gjysmat e një vendi të ndarë sipas vijave etnike. Gjysma serbo-boshnjake ka vepruar në mënyrë më të sigurt që pas 2006-s për forcimin e autonomisë së saj ndërsa gjysma kroate-myslimane mbetet e lidhur pas një bataku politik dhe ekonomik. 
    "Problemet këtu tregojnë një demonstrim të qartë se paqtimi dhe zbutja nuk funksionojnë", tha Raffi Gregorian, një diplomat amerikan që është zëvendës i dërguar i paqes në Bosnjë. "Mesazhet në emër të komunitetit ndërkombëtar për ta mbajtur Bosnjën të qetë, por pa bërë asgjë nuk kanë pasur sukses". Nënvizimi i ndarjes është një protestë e njoftuar gjatë vizitës së Biden nga veteranët serbë për të tërhequr vëmendjen në atë që ata e quajnë  diskriminim të jomyslimanëve në Bosnjë. Diplomatë dhe analistë thënë se qorrsokaku etnik mund të dëmtojë  stabilitetin e krejt rajonit dhe të vonojë integrimin evropian. 
    Serbët e Bosnjës janë dyshues ndaj vizitës së Biden dhe një roli më të madh amerikan, por ministri i Jashtëm boshnjak e ka përshëndetur dhe mirëpritur atë. 
     "Është një shenjë shumë e qartë e vullnetit të kësaj administrate të re për t'u angazhuar në Bosnje-Hercegovinë, për të përfunduar projektin e nisur gjatë administratës Klinton", i tha Sven Alkalaj agjencisë Reuters.
     Serbët, veçanërisht, e shikojnë Biden me mosbesim për shkak të kritikave të tij të shkuara ndaj veprimeve serbe në Kosovë. Biden, që do të vizitojë Beogradin të mërkurën, është zyrtari i nivelit më të lartë amerikan që shkon në Serbi që pas zëvendëspresidentit George Bush në 1983.
     Në të kundërt, Biden pritet të ketë një pritje të ngrohtë të enjten në Kosovë, ku ai është shfaqur si një mbështetës që prej një kohe të gjatë i pavarësisë së Kosovës gjatë viteve të tij si senator amerikan. Kosova është një vend proamerikan i vendosur dhe në Prishtinë ka një bulevard me emrin e Bill Klintonit dhe së shpejti do të ketë edhe një nga rrugët kryesore të saj me emrin George W. Bush.     
     Zëvendëspresidenti ka gjithashtu një lidhje familjare me Kosovën. Djali i tij Joseph III,  tani prokuror i përgjithshëm i Delaware-it, ka shërbyer si këshilltar në Departamentin amerikan të Drejtësisë për Kosovën në vitin 2001. /ATSH-Reuters.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Xhejms Huper: Bajdeni do të jetë njeriu kryesor për Balkanin (05.16.2009)
Zyrtari amerikan: SHBA po e rikthejnë vëmendjen te BallkaniNë vend të editorialit (05.16.2009)
Daniel Server: Vizita e Bajdenit është riafirmim i mbështetjes së pavarësisë (05.14.2009)
Struktura paralele barrë si për Kosovën ashtu edhe për Beogradin (05.14.2009)
Bën betimin presidenti i ri maqedonas (05.13.2009)
Zgjedhjet e zhvilluara mirë do t'i tregojnë Europës dhe SHBA-ve se Shqipëria po vazhdon të ecë në rrugë të mbarë dhe se demokracia juaj është e fortëNga Eliot ENGEL (05.12.2009)
Editorial: Beogradi nuk e merr vesh gjuhën e lutjeve, por vetëm gjuhën e detyrimit (05.11.2009)
Fondi Monetar, politikat e tij dhe thirrjet për reformim (05.10.2009)
Dobitë nga anëtarësimi në Interpol (05.09.2009)
Ditëlindja e Evropës së Bashkuar është më 9 maj 1950 (05.09.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]