E Martë, 07.23.2019, 01:13am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

PRESIDENTI BILL KLINTON ËSHTË NJERIU QË MORI VENDIMIN EPOKAL PËR ÇLIRIMIN E KOSOVËS

Ribotohet me rastin e 65 vjetorit të lindjes së presidentit të 42-të të SHBA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


E Enjte, 08.18.2011, 06:33pm (GMT+1)

 

Enciklopeditë thonë se "pas Luftës së Parë Botërore, planet ishin përsëri për ta ndarë Shqipërinë, por nacionalizmi shqiptar u mbështet fuqimisht nga Presidenti i SHBA Woodrow Wilson. Ai i kundërshtoi marrëveshjet me të cilat Greqia do të merrte jugun e Shqipërisë, Italia do të merrte Vlorën dhe një mandat mbi qendrën e vendit, dhe Jugosllavia do të merrte zonën e Shkodrës." Ai ishte Presidenti i 28-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Shqiptarët iu janë mirënjohës brez pas brezi Presidentit Udrou Uillson dhe Amerikës për shpëtimin e Shqipërisë nga kthetrat e imperializmave fqinje.

Në fund të shekullit do të ishte Presidenti George Herbert Walker Bush ai që do tia vinte kryekasapit Sllobodona Millosheviç "vijën e kuqe" për të mos e sulmuar Kosovën, përndryshe do të përballej me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai ishte Presidenti i 41-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Shqiptarët iu janë mirënjohës brez pas brezi Presidentit Xhorxh Herbert Uokër Bush dhe Amerikës për përkrahjen vendimtare ndaj çështjes së Kosovës, çështjes më të mprehtë shqiptare.

Në kapitullin e 52-të të librit „My Life" (Jeta ime ), në faqen 850, William (Bill ) Jefferson Clinton shkruan: "Më njëzet e katër (mars- shënimi im ), unë i fola popullit amerikan për atë që do të bëja dhe pse. Unë shpjegova se Millosheviçi ua kishte hequr kosovarëve autonominë e tyre, duke ua mohuar të drejtat e tyre të garantuara kushtetueshmërisht për ta folur gjuhën e tyre, për të pasur shkollat e tyre dhe për ta qeverisur veten. Unë i përshkrova krimet e shëmtuara: vrasjet e civilëve, djegien e fshatrave dhe përzënien e njerëzve nga shtëpitë e tyre, gjashtëdhjetë e pesë mijë në pesë javët e fundit, një çerek milioni gjithësejt. Në përfundim, unë i vura ngjarjet aktuale në kontekstin e luftërave që Millosheviçi tashmë kishte bërë kundër Bosnjës e Kroacisë dhe pasojat shkatërrimtare të vrasjes së tij në të ardhmen e Europës. Fushata bombarduese kishte tre objektiva: ti tregojmë Millosheviçit se ne ishim serioz për ndalimin e një spastrimit tjetër etnik, të pengojmë një mësymje edhe më të përgjakshme kundër civilëve të pafajshëm në Kosovë, dhe, nëse Millosheviç nuk ndërron rrugë shpejt, ta dëmtojmë seriozisht kapacitetin ushtarak të serbëve.

Atë natë goditjet ajrore të NATO-s filluan. Ato do të zgjatnin njëmbëdhjetë javë, teksa Millosheviç vazhdoi të vriste shqiptarë të Kosovës dhe i përzuri pothuaj një milion njerëz nga shtëpitë e tyre."

Presidenti Bill Klinton është njeriu që mori vendimin epokal për çlirimin e Kosovës. Ai ishte Presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Shqiptarët iu janë mirënjohjës brez pas brezi Presidentit Bill Klinton dhe Amerikës për çlirimin e Kosovës nga bisha pushtuese fashiste serbe.

Sot Bill Klinton është 60 vjeç. Jeta e tij, prej lindjes më 19 gusht 1946, është jeta e njeriut të cilin e krijon Zoti dhe vetja e tij për të pasur pikëtakime tejet të jashtëzakonshme me historinë. Të gjitha peripecitë e paraardhësve të tij, të lindjes dhe të jetës së tij, të gjitha përpjekjet dhe ndeshjet e tij jetësore, të gjitha pa përjashtim, çojnë logjikshëm drejt atij 24 marsi 1999, kur Bill Klintoni bëhej përçues dhe zbatues i fjalës së Zotit, i mendimit dhe vendimit të Zotit që Shtetet e Bashkuara të Amerikës në krye të NATO-s ti dalin zot Kosovës, ta vënë Kosovën në rrugën e mbarë të lirisë, ta vënë historinë në rrugën e mbarë, ta vënë kështu Europën në rrugën e mbarë.

Bill Klinton është njeriu i çdo shtëpie shqiptare, kudo që jemi ne, në atdheun tonë shumështetësh në Europën Juglindore apo nëpër botë. Bill Klinton është anëtari i çdo familjeje shqiptare të Kosovës. Ja pse Bill Klintonit sot i festohet ditëlindja jubilare, ditëlindja e gjashtëdhjetë nga të gjithë ne shqiptarët.

Duke i dalë zot Kosovës, në cilësinë e qytetarit të parë të Amerikës, në cilësinë e njeriut më të fuqishëm të botës, Bill Klintoni e përjetësonte miqësinë dhe aleancën shqiptaro-amerikane, një miqësi dhe aleancë që do të jetë çelësi për tia dhënë formën së ardhmes së Europës, një miqësi dhe aleancë e cila do të jetë kyç për shumë zhvillime vendimtare epokale në botë, një miqësi dhe aleancë për të cilën do të jenë krenarë shqiptarët dhe amerikanët, do të jetë krenar njerëzimi.

Ne e kremtojmë sot ditëlindjen e 60-të të Bill Klintonit, nga thellësitë e zemrave duke i uruar njeriut tonë, amerikanit tonë të madh e të lavdishëm jetë të gjatë dhe të lumtur. Kjo ditëlindje e 60-të, të cilën ne e kremtojmë shtëpi për shtëpi e familje për familje, përkon me njohjen shumë të afërt zyrtare të pavarërsisë dhe sovranitetit të Kosovës nga ana e bashkësisë ndërkombëtare, pavarësi dhe sovranitet që, falë ditëve të cilat e pasuan atë 24 mars 1999, janë bërë tashmë realitet i pakthyeshëm, i pacënueshëm, janë bërë realitet bazë europian. Në krye të proceseve, për të kurorëzuar në të vetmen mënyrë të merituar atë 24 mars 1999, në krye të procesit aktual për Kosovën, është Amerika e George Walker Bush, përkrah së cilës shqiptarët ndodhen të rreshtuar pa asnjë ngurim e pa asnjë rezervë në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar. Njohja zyrtare ndërkombëtare e pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës, sa më menjëhershëm të vijë, do të jetë në themel të Europës dhe të krejt hapësirës veriatllantike, burim i paqes, stabilitetit, përparimit dhe integrimeve perëndimore. Shqiptarët do ti jenë brez pas brezi mirënjohës Presidentit Xhorxh Bush dhe Amerikës për zyrtarizimin ndërkombëtar të pavarësisë dhe sovranitetit të shtetit të Kosovës.©

ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR GJUHËN SHQIPE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

DISA IDE PËR ORGANIZIMIN E DIASPORËS SHQIPTARE NË ZVICËR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

URIMET MIRËSEARDHËN

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

INSTRUMENTI I VETËM ËSHTË PUNA

MË SHUMË SE OPOZITË INSTINKTIVE, KOSOVËS I DUHET NJË OPOZITË ME STRATEGJI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

REVOLUCIONE APO RRËSHQITJE SITUATE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

URIMET EVROPIANE NDOSHTA NUK DO TË VIJNË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

FORCËN E OPOZITËS NUK E BËJNË NUMRAT

Nuk e bën as dobësia e shumicës qeverisëse

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

BISEDIME JO, DIALOG PO

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

POETIKA E DHIMBJES NË NJË ROMAN TË RI

Romani "Imazh" i Zef Mulajt

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NJË SKEMË PA SENS KRIJUES

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

 

A ËSHTË E PËRGATITUR LIDHJA DEMOKRATIKE PËR TA QEVERISUR KOSOVËN?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

THAÇIZMI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

RADHA E RËNIES SË RAISËVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

 

21 JANARI DHE INTELEKTUALËT LAKEJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

 

KUVENDI I RI: TIPOLOGJI, KAAKTERIZIME, PROGNOZA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

 

PËRSHPIRTNI NAZMI LUKAJT, MIKUT DHE KOLEGUT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

21 JANARI NË RADARIN E JASHTËM MEDIATIK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

 

NJË VERSION I NËNTËDHJETESHTATËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

 

BAJRAKU NË ÇARSHI OSE POLITIKA NË ANKAND

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

 

ROJA TË SOVRANITETIT

Zotër shtëpie

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

 

PDK DHE LDK SHTRATIN ENDE TË NXEHTË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

ALTERNATIVË MAFIOZE PUSHTETIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SUDETIÇ, I TRETI I MOSKETIERËVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

KOLLITJET E STALINIT...

...nesër në "tri komunat heroike"

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

 

MARTY & THAÇI, THE PRECEDENT & SUBSEQUENT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

TË DUAN, PA TË QORTOJNË

(Letër e mbyllur partive)

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

UKË RUGOVA DHE QYTETARIA E DINASTIVE NË DEMOKRACI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SIMBOL I LUFTËS SË KOSOVËS ËSHTË SHTËPIA E JASHARAJVE, NUK ËSHTË "SHTËPIA E VERDHË"

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ 

EVROPA NË ANËN E HUMBËSVE TË LUFTËS SË KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MINUS NEXHATI, PLUS ALBINI, BARAS ÇKA?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

POLITIKËN MUND TA NDRYSHOSH VETËM DUKE MARRË PJESË NË POLITIKË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHKODËR SHQYPNIA!

PARTITË E KRYEMINISTRAVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

UKA DHE ISAI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

DOSIADA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

TIPOLOGJIA E LISTAVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHKRIRJA E MEDIAVE NË PUSHTETIN POLITIK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



MURMURIMË DUKAGJINI (REQUIEM PËR DIN MEHMETIN)

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

ZGJEDHJE TË FAKTIT TË KRYER

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Sot mbushen plot 17 vjet nga dalja për herë të parë në satelit e Radiotelevizionit Shqiptar

NGASJET E PERSONALIZIMIT TË HISTORISË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ<

GREQIA DHE SHQIPËRIA, GREKËT DHE SHQIPTARËT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MJAFTON EMRI IBRAHIM RUGOVA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

KALVARI I NJË MOCIONI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

 

PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NGA NGURIMET NË NGUTJE?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HAMENDJET PARAZGJEDHORE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A MUND ERDHËT PREJ NJU JORKU

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

AZEMI, DISIDENTI I LINDUR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MIQËSIA ME VATIKANIN

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VDEKJA E POETIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

FATI I UKSHIN HOTIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË


Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN...

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


 


Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


EMRI NDËRKOMBËTAR I KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR

MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



 

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


 

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME


KORRUPSIONI SHESHIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SKËNDER BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NGA ATATURKU TEK ERDOGANI, RIMODELIMI I TURQISËNga SONER CAGAPTAY, Washington Post (08.18.2011)
KINA DHE SHQIPTARËTNga FRANK SHKRELI (08.17.2011)
NJË TEORI PËR GJITHÇKA (GJITHFARE)Nga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times (08.16.2011)
NDËRROI JETË HYSEN BIBERAJNga FRANK SHKRELI (08.15.2011)
NJË DITË MË PAS E Ç'DO TË THEMI PËR KASEM TREBESHINËN?Nga VISAR ZHITI (08.14.2011)
KTHIMI I PËRJETSHËM I TEKI DERVISHITNga VELI KARAHODA (08.13.2011)
GABIMI I BERLINIT I JFKNga GEORG F. WILL, Washington Post (08.13.2011)
KONKLUZIONET QË MUND TË NXJERRIM NGA TRAZIRAT E LONDRËSNga ANNE APPLEBAUM, Washington Post (08.12.2011)
RREZIKU I MADH ËSHTË EVROPANga ROBERT J. SAMUELSON, Washington Post (08.09.2011)
EDITORIALET NUK LIDHEN ME FILLIM TË RI TË ED RAMËS- JANË REMINISHENCA,HISTORI E INERCI TË VJETRA -BASHA E DEBUNKERIZON BASHKINË, SI DO TË REAGOJË ED RAMA ?- Nga ELIDA BUÇPAPAJ (08.09.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Korrik 2019  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31      
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]