VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - BAROMETRI DIPLOMATIKNUK KA RECIPROCITET ME TERRORISTËT KOLONIALISTË SERBË AS NË VERI, AS NË PRESHEVË, AS NË BUJANOC E AS NË MEDVEGJË!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 03:33pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

BAROMETRI DIPLOMATIK

NUK KA RECIPROCITET ME TERRORISTËT KOLONIALISTË SERBË AS NË VERI, AS NË PRESHEVË, AS NË BUJANOC E AS NË MEDVEGJË!

Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI


E Premte, 10.07.2011, 08:07am (GMT+1)

*** Çdo lloj i "reciprocitetit" të arritur me Serbinë, para se ajo ta njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, si dhe pa zgjidhjen e problemit kolonial të Preshevës, të Bujanocit dhe të Medvegjës, është humbje e territorit etnik të shqiptarëve dhe të Shqipërisë. Këtë gjë , "kryetimonierët" e politikës drejtuese të Prishtinës dhe të Tiranës, duhet ta mbajnë parasysh, para se t'i thonë,-PO dialogut apo negociatave të ardhshme politike me Beogradin nën patronatin e Bashkimit Evropian (BE).Dialogu-negociatat politike me Serbinë për veriun e Kosovës, janë vetëm çështje dite

Sipas të gjitha gjasëve, " dialogu teknik" i gabuar serbo-shqiptar, i filluar në mars të vitit 2011, brenda një kohe të shkurtër, do të "evoluojë" në dialogun politik-negociatat politike për veriun e Kosovës, ndoshta, në kuptim edhe më të gjerë politik, që do të prekë edhe statusin ekzistues të Republikës së Kosovës.

Mirëpo, nëse fillon dialogu apo negociatat politike ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit (si rrjedhim i kërkesës absurde të palës serbe dhe, si pasojë e ushtrimit të trysnisë së disa faktorëve të bashkësisë ndërkombëtare), atëherë nuk do të duhej që Tirana zyrtare, të zihej në "gjumin dimëror" të njëzetvjeçarit të shkuar (1990-2011), por urgjentisht, duhet të ushtrojë kërkesën e vet historike, që të marrë pjesë direkte në dialogun apo negociatat e tilla, me qëllim që të mbrojë interesin nacional dhe shtetëror të saj, duke përfshirë Kosovën, Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën, sepse janë territore legjitime të Shqipërisë.

Reciprociteti inekzistent

Në kuptimin e përgjithshëm, nocioni "reciprocitet", do të thotë, kur dy palë, dy popuj apo dy shtete, gëzojnë të njëjtat të drejta dhe detyrime për çështje të caktuara qoftë me karakter politik, ekonomik, diplomatik, tregtar, kulturor etj. Pra, vetëm kur të vijë në shprehje zbatimi i së drejtës së barazisë së ndërsjellë midis dy shteteve, atëherë, mund të flitet për reciprocitetin qoftë si kategori politike apo juridike etj.

Në këtë kontekst, duhet shikuar edhe rastin e Kosovës dhe të Serbisë, ku për shkak të veriut të problematizuar të Kosovës, kohëve të fundit, po bëhet zhurmë e madhe se me arritjen e dy-tri marrëveshjeve në Bruksel, në kuadrin e njëfarë "dialogu teknik", qenka arritur një lloj "reciprociteti" në kuptimin ekonomik dhe tregtar(!). Ky është një mashtrim dhe spekulim politik dhe propagandistik, sepse de fakto, as de jure midis qeverive të Kosovës dhe të Serbisë, nuk është lidhur dhe, nuk është nënshkruar kurrfarë marrëveshjeje, për shkak se Serbia nuk e njeh Republikën e Kosovës, ashtu si nuk e njohin atë, as serbët e veriut të Kosovës.

Në këtë pikëvështrim, nuk është arritur kurrfarë reciprociteti as ekonomik e as tregtar, sepse mungon reciprociteti politik dhe juridik midis Prishtinës dhe Beogradit ngase fjala është për dy shtete me të drejta dhe detyrime të pabarbarta, të ndryshme, që nuk e njohin njëra-tjetrën.

Gomarllëku politik-justifikim i politikës kolonialiste serbe mbi Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën!

"Trampi" i përfolur i territorit verior të Kosovës me territorin e Preshevës, të Bujanocir dhe të Medvegjës, nuk do të quhej kurrfarë reciprociteti me Serbinë, sepse fjala është për të njëjtin territor etnik të Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Në këtë rast konkret, nuk ka kurrfarë reciprociteti, por vetëm humbje të territorit shqiptar. Ndaj, ky nuk do të ishte vetëm gomarllëk politik, por edhe vetëvrasje politike për të gjithë shqiptarët dhe Shqipërinë.

Prandaj, vetëm politikanët dhe shtetarët shqiptarë naivë dhe të krisur politikisht dhe kombëtarisht, mund të propozojnë, të sugjerojnë, ose eventualisht të pranojnë një "reciprocitet" të tillë me vetëvetën, që do të stimulonte dhe vuloste kolonializmin serb mbi territoret etnike shqiptare siç janë Presheva, Bujanoci, Medvegja, si dhe veriu i Kosovës.

Të gjithë ata pushtetarë të sotëm të Kosovës, përkatësisht të Shqipërisë, që ushqejnë iluzione të tilla për një «reciprocitet» të imagjinuar me Serbinë, ata, që tani, parapëlqehet që të ikin nga instituciinet e Republikës së Kosovës, përkatësisht të Shqiërisë, sepse ekziston rreziku potenacial, që ata me politikën e tyre miope, të copëtojnë terrirotirin e Kosovës në llogari të politikës dhe të praktikës së deritashme kolonialiste dhe ekspansioniste të Serbisë së madhe.«Më jep Preshevën..., të japë Kosovën Veriore»?!

-Çfarë reciprociteti është ky?! Ky është gomarllëk politik sui generis!

Ky nuk është reciprocitet me Serbinë, por pazarllëk me vetëvetën! Kur dihet se, si veriu i Kosovës, ashtu edhe Presheva, edhe Bujanoci e, edhe Medvegja (historikisht dhe gjeopolitikisht), janë pjesë integrale të territorit të Shqipërisë etnike, jo të Serbisë kolonialiste (1912-2011).

-Rciprocitet do të ishte sikur Kosova të këmbente ndonjë pjesë të territorit të saj me territorin legjitim dhe legal të Serbisë, që nuk ka të bëjë me Preshevën, me Bujanocin dhe me Medvegjën, sepse këto i përkasin Shqipërisë, edhe pse statusi i tyre i sotëm, politik, juridik dhe kushtetues, është nën sovranitetin kolonial të Serbisë, kjo nuk do të thotë se këto tri komuna kanë legjitimitetin dhe të drejtën historike mbi to. Këtë të vërtetë historike, tanimë, e di si Serbia, ashtu edhe Kosova, edhe Shqipëria, edhe Evropa, e, edhe Amerika.

Mirëpo, për shkaqe të pakuptueshme, çështja koloniale e Preshevës, e Bujanocit dhe e Medvegjës, ende po heshtet si temë tabu, si nga Prishtina, ashtu edhe nga Tirana zyrtare! Deri kur?! Si duket, derisa të fillojë dialogu politik për veriun e Kosovës, i cili, do të fillojë së shpejti pas mbarimit të «dialogut teknik» të Edita Tahirit dhe të Borko Stefanoviqit, i cili për momentin, është pezulluar nga ana e Serbisë, për shkak se KFOR-i ua ka prishur strategjinë dhe taktikën e vendosjes së barrikadave dhe të akteve terroriste të forcave banditeske serbe kundër KFOR-it dhe EULEKS-it.

Sa më sipër, po nënvizojmë se, derisa Serbia nuk e njeh Republikën e Kosovës, si dhe nuk ua njeh të drejtën e vetëvendosjes shqiptarëve në Preshevë, në Bujanoc dhe në Medvegjë, de fakto as de jure nuk mund të ketë kurrfarë reciprociteti politik, ekonomik, tregtar dhe diplomatik midis Kosovës, përkatësisht Shqipërisë, pavarësisht se Tirana ka marrëdhënie diplomatike, ekonomike, tregtare dhe kulturore me Beogradin.

Prof. Dr. MEHDI HYSENI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
UNË JAM NDËR ATA QË E "TAKOVA" STEVE JOBS NË RININË TIMENga SALI BERISHA (10.07.2011)
FLET FRANK SHKRELI ME RASTIN E 20 VJETORIT TË RIHAPJES SË AMBASADËS AMERIKANE NË TIRANË Intervistoi Ëngjëll Musai, Drejtor i gazetës Telegraf (10.06.2011)
KY ËSHTË ALBANIA'S 2011 CENSUS DHE JO BALLKAN'S 2011 CENSUS!Nga ARTUR VREKAJ (10.05.2011)
BALLKANI DHE KUNDËRTHËNIET E FUQIVE TË MËDHA RRETH TIJNga XHELAL ZEJNELI (10.04.2011)
LOJËRAT BALLKANIKE NË SYTË E NJË TETËVJEÇARI (Tiranë tetor 1946-tetor, 2006) Kujtime nga SKIFTER KËLLIÇI (10.03.2011)
BAROMETRI DIPLOMATIKUÇK-JA LUFTOI PËR KOSOVË E PËR SHQIPËRINga Prof. Dr. Mehdi HYSENI (10.02.2011)
INTEGRIM DUKE RUAJTUR THELBIN E GJENETIKËS SONË KOMBËTARE(Çdo gjë në shoqëritë njerëzore ka një çmim) Nga ZEF MULAJ (10.02.2011)
CENSUSI 2010 NË SHBANjë mundësi e humbur për shqiptarëtNga ILIR HYSA, Ph.D. Candidate, ish specialist partneriteti, Censusi 2010 (10.02.2011)
20 VJET MIQËSI Nga FRANK SHKRELI (10.02.2011)
JA PSE DO TË REKOMANDOJA QË RILINDJA DEMOKRATIKE TA BOTONTE TË PLOTË INTERVISTËN E AMBASADORIT ARVIZUNga ELIDA BUÇPAPAJ (10.01.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]