VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - 100 VJET PAVARËSI TË SHQIPTARËVE NË BALLKAN. PO PAVARËSIA E KISHËS ORTODOKSE SHQIPTARE???...Nga AT NIKOLLË MARKU

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 01:07am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

100 VJET PAVARËSI TË SHQIPTARËVE NË BALLKAN. PO PAVARËSIA E KISHËS ORTODOKSE SHQIPTARE???...

Nga AT NIKOLLË MARKU


E Mërkurë, 03.28.2012, 09:28am (GMT+1)

Krenaria e pavarësisë së shtetit Shqiptar në Ballkan këto njëqind vjet ka patur një kurbacion jashtëzakonisht të ndërlikuar, ku herë pas here në periudha të ndryshme gjatë viteve dhe e kemi humbur atë. Një humbje me plot dhimbje dhe gjak shqiptar të derdhur në altarin e martirizimit për idealet dhe ëndrrat e ligjshme shqiptare. Për të thënë të vërtetën, duhet të ndajmë burrat e shtetit të varur dhe të pavarur, si dhe periudhat e ndryshme në vite kur na komandonin dhe kur komandonim. Historianët dhe politika shqiptare e di mirë se për çfarë e kam fjalën.

Etërit tanë, që prej shekujsh që përpara dhe pas epokës së lavdishme Kastriotiane ose gurit kilometrik të qëndresës dhe identitetit shqiptar, siç është figura e Skënderbeut, kanë bërë përpjekje të vazhdueshme për një pavarësi dhe shtet Shqiptar në Ballkan. Me të drejtë dua të theksoj se kulminacioni i përpjekjeve shqiptare është shënuar me Rilindjen Kombëtare. Ai brez i atyre viteve është një yllësi e shndritshme, ku ne gjithmonë duhet t'i rikthehemi për të reflektuar me veprat tona, në dobi të kombit dhe atdheut etnik. Veprat politike dhe artistike të rilindësve janë një burim i pashtershëm dashurie dhe mësimesh shumë dimensionale për ekzistencën dhe përparimin tonë drejt vlerave shpirtërore kombëtare, pse jo dhe botërore në përgjithësi.

Në këtë njëqind vjetor, kur sjell ndërmend të përndritshmin Fan Noli, vetiu koka më rëndohet dhe më ulet poshtë, sepse kryevepra e tij në dobi të kombit Shqiptar, në dobi të pavarësisë shqiptare siç është pavarësia e Kishës Ortodokse fatkeqësisht, sot nuk është e tillë.

Gjithë ajo energji e jashtëzakonshme e poliedrikut Fan Noli që nga përkthimi i biblës e deri tek replikat pa fund me klane e media greke, të cilat punonin në dëm të shqiptarëve, për momentin është zbehur nga interesat meskine materiale dhe dëshira për tu shpërbërë për pak para e jetë të qëndrueshme, qoftë dhe me ngjyrat e një atdheu tjetër. Besoj se ky njëqind vjetor duhet të jetë një përvjetor reflektimi i veprave tona ndaj atyre që në qindra vjet rezistuan, u vranë e u torturuan për të arritur në ditët e sotme që jetojmë ne. Veprimtaria e kishës Ortodokse Shqiptare, nuk mund të jetë vetëm spirituale, sepse një veprimtari e tillë do te ishte jo e plotë ndaj kombit shqiptar. E theksoj se, veprimtaria e kishës ka qenë është dhe do të jetë në edukimin shpirtëror të brezave, si dhe në mbrojtje të identitetit, sovranitetit dhe vlerave jetësore të krijuar ndër shekuj nga kombi Shqiptar. Kisha Ortodokse Shqiptare, nuk mund të rrijë në këtë njëqind vjetor e të bëjë sehir kur veriu i Kosovës nuk është i sigurt, apo provokimet sllave ndaj shqiptarëve në Maqedoninë artificiale. Po gjithashtu nuk mund të mos dënojmë veprimet e kishës serbe që nxisin paramilitarë serbë për destabilizim në Ballkan. Si mund ti falem Zotit dhe ti lutem, pa menduar dhe për shqiptarët e Çamërisë që ende nuk janë kthyer në shtëpitë e tyre. E theksoj se nuk do të jetë e largët dita kur ne shqiptarët do të jemi një federatë ballkanike e mbështetur nga forcat demokratike perëndimore. Sigurisht çdo gjë ne kohën e duhur.

Në këtë njëqind vjetor, spikat një angazhim shumë pozitiv në dobi të kombit, që nga partitë nacionaliste të traditës, qeveritë e ndryshme duke përjashtuar atë komuniste, e deri tek analistë e historian. Në këtë njëqind vjetor, unë shpresoj se personalitetet politike, fetare, historiane, përfaqësues të mediave dhe të artit, do të mbështesin më tepër kauzën e pavarësisë së kishës Ortodokse Shqiptare.

Është koha kur ne, duhet ta shohim njëri tjetrin me më shumë dashuri dhe respekt në çdo aspekt të jetës, por sidomos në atë politik. Askujt nuk i sjell dobi konflikti, përçmimi, shpifja apo dhe sjellje më të ulëta. Çdo konfliktualitet krijon një ankth dhe dëshpërim tek shqiptarët e diasporës, por dhe emigrantet, që ëndrra e tyre është të kthehen në atdhe në një ditë të afërt.

Ky njëqind vjetor nuk duhet të shndërrohet në një garë histerike kulti individësh, por duhet të jetë një jubile bashkimi të të gjithëve rreth flamurit duke qenë më të afërt se kurrë me njëri - tjetrin kudo që ndodhemi si në atdhe e nëpër botë.

Në këtë njëqind vjetor, kisha Ortodokse Shqiptare, vjen me një situatë të brendshme jo shumë të pavarur sepse, dëmi i shkaktuar nga agjentura greke ultra shoviniste me në krye Anastas Janullatosin është i madh dhe i shëmtuar. Të gjithëve na kujtohen veprimet makabre me varre njerëzish apo memorial për ushtri greke të vrarë në tokën tonë. Nuk besoj se bilance të tilla në bëjnë që të ndjehemi mirë. Dikur një politikan i lartë më pat thënë se, Ortodoksia është çështje e besimtarëve Ortodokse dhe jo e gjithë shqiptarëve. Kushdo që mendon kështu gabon rëndë, sepse besimet fetare në Shqipëri janë një vlerë dhe domosdoshmëri e përbashkët. Paqja dhe respekti i ndërsjellët i shërbejnë qëndrueshmërisë kombëtare, një paqe dhe respekt që nuk do të preket kurrë nga askush, sepse ai që guxon të ndërhyjë do të marrë përgjigjen e merituar, nga komunitetet dhe nga populli shqiptar.

Përsëri konstatoj se ende ka një indiferentizëm nga një pjesë e institucioneve shtetërore ndaj ndërhyrjeve greke në kishën Ortodokse. Mendoni për një moment kur në ceremonitë e njëqind vjetorit, do të jetë në krah të besimeve greku Anastas Janullatos. Çfarë përvjetori me një klerik grek në krye të Kishës Ortodokse!

Në këtë njëqind vjetor, ne nuk duhet ta përjashtojmë njëri-tjetrin, por përkundrazi, ne duhet t'i japim mundësi të gjithëve të kontribuojnë sipas mënyrës dhe mundësive, sepse çdo lloj sherri apo debate ndërmjet politikanëve, vetëm se shkëput vëmendjen nga angazhimet që kemi në dobi të kombit dhe familjes. Është e vërtetë se ka dhe njerëz që nuk kanë atdhe dhe komb në principet e jetës së tyre por, fatmirësisht janë pak dhe ky takëm njerëzish vihet në shërbim të gjithçkaje, qoftë dhe në dem të atdheut ku jeton apo kombit nga ka dalë. Besoj se jam i qartë për këtë që shkruaj se për kë e kam fjalën.

Ne ortodoksët shqiptar, jemi përpara Pashkëve të mëdha dhe dua të theksoj se, për respekt të kombit tim dhe veprës së përjetshme dhe fort të ndritur të plakut të mençur të Vlorës Ismail Qemalit, ne do t'i organizojmë këto Pashkë si, njëqind vjetorin e Pashkëve të pavarura Ortodokse Shqiptare. Me këtë organizim, ne do të hapim ceremonitë e shumta që do të organizohen me këtë rast.

Gjithsesi, ne duhet të kujtojmë në këtë jubile dhe aleatët ndërkombëtar që mbështetën shpalljen e pavarësisë dhe pa asnjë hezitim, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe perandorinë Austro-Hungareze.

Ky njëqind vjetor, duhet të jetë shembulli më i mirë në historinë tonë, si shembull i vëllazërimit, bashkimit shpirtëror, dashurisë dhe respektit për njeri tjetrin, që nga Mitrovica, Ulqini, Shkupi, Janina e kudo nëpër botë ku jetojnë.

Autori Atë Nikolla Marku është udhëheqës i Kishës Ortodokse Autoqefale Kombëtare Shqiptare, Shën Maria në Elbasan

AT NIKOLLË MARKU


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHQIPËRIA TË BËJË 17 SHKURTIN FESTË ZYRTARENga SHABAN MURATI (03.27.2012)
AMNEZIA E MEDIAS SONË SOCIALENga NANCY SCOLA, Reuters (03.25.2012)
MË 22 MARS, 20 VJET MË PARË KUR RAPORTOJA PËR ZËRIN E AMERIKËSNga ELIDA BUÇPAPAJ (03.24.2012)
VIZITAT E ZYRTARËVE SHQIPTARË NË UASHINGTONNga FRANK SHKRELI (03.22.2012)
ME BESLIDHJE KASTRIOTIKE DREJT SHQIPËRISË ETNIKE... APO MALLIN E SHKRETË E HANË KUAJT E VERBËRNga Mr. sc. NUE OROSHI (03.20.2012)
RASTI DEMJANJUK DHE RASTI UNIK I SHQIPËRISËNga ELIDA BUÇPAPAJ   (03.20.2012)
"JAVA QË NDRYSHOI BOTËN’’40 VJETORI I VIZITËS SË PRESIDENTIT NIKSON NË KINËNga FRANK SHKRELI  (03.20.2012)
HARRESË EDHE MIDIS VARRESHKam varrosur Kristo KirkënNga AMIK KASORUHO (03.20.2012)
SERBIA TALLET ME STATUSIN E KANDIDATITNga SHABAN MURATI (03.19.2012)
Barometri diplomatikSHQIPTARËT E KOLONIZUAR NUK MBROHEN ME ZERO DIPLOMACI!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (03.18.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]