E Mërkurë, 08.05.2020, 12:07pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

Replikë me një të panjohur

HOSANA, BARABA!

Nga RESHAT KRIPA


E Shtunë, 05.19.2012, 07:52am (GMT+1)

Lexova shkrimin e një të panjohuri në gazetën "Metropol" me një titull bombastik "Kur Reshat Kripa flet si Nexhmije Hoxha" dhe pyesja veten se kush është ky njeri që më njeh kaq mirë dhe unë s’e njoh. Pyeta gjithandej, në Vlorë dhe në Berat, në Përmet dhe në Skrapar por asnjë nuk e njihte. U habita. Çfarë kishte me mua ky i panjohur? Në atë çast m’u kujtua një shkrim tjetër nga një "miku im" botuar disa muaj më parë po në të njëjtën gazetë. E shfletova dhe rilexova. Çuditërisht vura re një ngjashmëri të madhe midis dy shkrimeve dhe, ndoshta e kam gabim, por m’u dukën si të shkruara nga e njëjta dorë. Këtë shkruesin e dytë nuk e njoh, por të parit ia njoh kapacitetin dhe aftësinë për të shkruar pasi, për njëzet vjet nuk ka botuar ndonjë shkrim të tij. Atëherë kush e kishte shkruar artikullin apo, më mirë, artikujt binjakë?

Në këto çaste m’u kujtuan vargjet e famshme të të madhit Noli: "Allallah, o rrezil e katil allallah!" Hedh vështrimin në shkrimin e parë dhe lexoj:

"Reshat, ku e ka origjinën reale guximi yt për të kërcënuar? Tek tre-katër vitet e burgut që ke bërë apo tek motra jote që luajti si artiste për dekada të tëra role "heroinash"partizane?"

E krahasoj këtë shkrim me të dytin:

"Reshati pas një burgosje rreth katër vjeçare u konsiderua i rehabilituar… Motra e tij , Drita Pelinku (Kripa), Artiste e Popullit, ka qenë bashkënxënëse me Nexhmije Hoxhën në institutin "Nana Mbretëreshë"dhe pastaj shoqe e idealeve të përbashkëta."

Kthehemi përsëri në shkrimin e parë:

"Reshat pas daljes tënde nga burgu, nën kujdesin e partisë, u sistemove si brigadier apo dhe përgjegjës në sektorin e investimeve në ndërmarrjen e ullishtes në Vlorë."

Ndërsa i dyti plotëson:

" I dhanë një vend pune si brigadier në qytetin e tij."

Më thoni, të nderuar lexues, a nuk janë të dy shkrimet nga e njëjta dorë? Kush është ajo? Natyrisht jo ata që kanë vënë emrat e tyre sipër sepse, sikurse e thashë edhe më lart, asnjëri prej tyre nuk ka kapacitet për një shkrim të tillë dhe nuk është dukur asnjëherë në këto njëzet e ca vite në shtypin shqiptar. Nga dolën tani? Unë e kam të qartë. Janë mjeshtrat e pokerit që i luajnë kartat sipas dëshirës dhe përdorin këta fatkeqë si viktima të egoizmit të tyre.

Dhe përsëri më kujtohen vargjet e Nolit të madh: "Shtroni udhën me hithër e shtog turfanda."

Tani dua t’ju bëjë një sqarim këtyre "bandill këndezave" që ligjërojnë nga qymezet e tyre si korbat në mesnatë. Po është e vërtetë që kam bërë pesë vjet burg dhe jo tre-katër siç thonë zotërinjtë, aq sa isha dënuar. U dënova sepse, për katër muaj rresht, shkruaja në muret e qytetit tim: "Për Liri, për Shqipëri, për Flamurin Kuq e Zi!" Isha vetëm pesëmbëdhjetë vjeç atëherë. Nuk e di se çfarë kanë bërë më tepër zotërinjtë nëse kanë qenë në burg. Thonë se më paskan bërë privilegj që më paskan caktuar brigadier. Po a e dinë se çfarë ishte brigadieri në ndërtim? Një specialist i brigadës që duhej të organizonte atë dhe njëkohësisht të punonte edhe vetë. Për këtë kishte një shpërblim plus, po të ishte realizuar norma, të barabartë me 10% të realizimit. Ky ishte privilegji i pretenduar prej tyre? Sa për përgjegjës në sektorin e investimeve nuk kam qenë asnjë ditë. Për të gjitha këto ju rekomandoj të pyesin Luan Kokën, që ka bërë njëzetenëntë vjet burg dhe kur u lirua punonte së bashku me mua në sektorin ku unë kisha "postin e madh" të brigadjerit. Le të pyesin edhe Ilia Thereskën, që e përmendin në shkrimin e tyre, pasi edhe me atë kam qenë së bashku në burg dhe më njeh mjaft mirë. Atëherë do të mësoni se kush kam qenë unë. Mbarova gjimnazin me rezultate të shkëlqyera (të gjitha notat dhjeta). Gjithë shokët e mi vazhduan studimet e larta kurse mua m’u mohuan. Mos vallë edhe ky ishte privilegji që më bëhej? Nuk besoj se zotërinjtë e kanë provuar një gjë të tillë pasi nuk e di nëse u është mohuar kërkesa për studime të larta ndonjëherë. Për më tepër nuk e di nëse e kanë kryer apo jo shkollën e mesme.

Vazhdojmë më tej. Motra ime nuk ka luajtur ndonjëherë role "heroinash" partizane siç thoni juve. Në pjesën dëmuese asaj i jepnin të luante rolet e të deklasuarave (Po përmend këtu rolet e Budes, borgjezes Mukades në filmin "Radiostacioni" apo kujdestares tek filmi "Vajzat me kordele të kuqe") Rolet e heroinave i ka luajtur në kryeveprat botërore si mbretëresha tek "Hamleti" apo Luiza Miler tek "Intrigë e Dashuri", role të cilat e bënë atë një nga aktoret më në zë të skenës shqiptare dhe nga më të preferuarat e publikut, qofshin këta të majtë apo të djathtë. Për këtë unë jam krenar.

Motra ime nuk është Artiste e Popullit dhe këtë titull nuk e fitoi jo se nuk e meritonte por sepse kishte dy vëllezër në burg, unë me pesë vjet dhe vëllai me dymbëdhjetë. Titullin "Mjeshtre e Madhe e Punës" dhe urdhërin "Nderi i Kombit" i fitoi vetëm pas ndryshimeve demokratike, në këto vitet e fundit. Nuk ka qenë gjithashtu bashkënxënëse me Nexhmije Hoxhën. Ndërsa e veja e diktatorit është e datëlindjes 7 shkurt 1921, motra ime është 3 dhjetor 1926 domethënë gjashtë vjet diferencë. Hapni internetin, nëqoftëse dini ta përdorni dhe do të gjeni të dhënat e mësipërme. Edhe për këtë unë jam përsëri krenar. Ndaj u them juve apo atyre që bënë shkrimet tuaja:

- Mos gënjeni, se gënjeshtra i ka këmbët të shkurtëra dhe ky është turpi juaj.

Çuditërisht sot nuk m’u ndakan vargjet e Nolit: "Gumëzhit o zinxhir e kamzhik batërma!"

Në shkrimin tuaj ju, shkruesi i dytë, ngrini problemin që paskam përmendur unë në intervistën time mbi të dënuarit ordinerë që u konsideruan politikë. Fillimisht dua t’ju sqaroj se këtë intervistë e kam dhënë para se një gjë të tillë ta deklaronte zonja Hoxha. Dua t’ju bëjë me dije dhe këtë duhet ta dini edhe ju në rast se keni qënë i burgosur politik, se kjo gjë është mëse e vërtetë. Ishte taktikë e Sigurimit të Shtetit që në gjirin e të përndjekurve politikë të infiltronte njerëzit e tij më të përshtatshëm siç ishin ata që vidhnin apo kryenin vepra të tjera të ulta. Kush ishin, në përgjithësi, punonjësit e prapavijës, guzhinierët, tellallët, punonjësit e zyrave teknike dhe të tjerë të këtij lloji? Gjithë ata që në akt-akuzat e tyre kishin edhe nene ordinere. Nëpër kampe kishte ish hajdutë që pasi ishin dënuar disa herë për vjedhje i dënonin përsëri gjoja për agjitacion dhe propagandë për t’i mbajtur sa më gjatë në burg. Kishte edhe nga ata që kishin përdhunuar familjarët e tyre dhe, për t’i shpëtuar turpit, kishin tentuar të arratiseshin. Sot janë pikërisht këta që çirren e bërtasin si çakejtë për gjoja të drejtat e tyre. Janë këta që kanë uzurpuar poste në hierarkit partiake, nën petkun e të përndjekurit politik, madje edhe në ndonjë shoqatë të përndjekurish. Çuditërisht, për ta janë të hapura dyert e ekraneve televizive dhe faqet e shumicës së gazetave. Nuk e di nëse ju bëni pjesë në këtë kategori. Reagimi juaj më bënë të besoj se i përkisni pikërisht kësaj hordhie. Ndoshta edhe shkruesi i dy shkrimeve të mësipërme mund të jetë nga kjo kategori.

Ku janë sot këta "të përndjekur"? Do t’i gjeni në Partinë Socialiste gjoja për rivendosjen e të drejtave të të përndjekurve politikë. Do t’i gjeni në atë parti që për gati shtatëdhjetë vjet na vrau dhe na sakatosi, na syrgjynosi dhe depersonalizoi. Dhe sot, pa pritur dhe pa kujtuar na dilka si mbrojtëse e flaktë e çështjes tonë. Për këtë qëllim asaj i nevojiten zëra që të ndjekin ritmet e daulles së saj dhe këta zëra janë pikërisht ata që përmenda më sipër.

Jo më kot Noli shkruante: "Lehni laro, kaba!" Janë pikërisht larot "e përndjekur politikë" që i bëjnë iso persekutorëve të tyre të djeshëm. Janë pikërisht këta persekutorë përpiluesit e vërtetë të shkrimeve, si këta dy të përmendur më lart dhe për këtë kanë një qëllim të caktuar, luftë në të gjitha frontet kundër frymës nacionaliste që është hapur në vendin tonë. Të tillë tipa të urryer nuk kanë vend në shoqatën tonë.

Përse janë drejtuar shigjetat drejt meje? Sepse gjatë gjithë këtyre muajve kam shkruar disa artikuj me frymë nacionaliste. Po përmend: "Diktator apo president", "Liria dhe hekurat", "Dosjet dhe "të përndjekurit politikë", "Kolaboracionist apo patriot", "Edhe një herë mbi kolaboracionizmin", "Për Liri, për Shqipëri, për Flamurin Kuq e Zi!" e të tjera, të gjitha në mbrojtje të kësaj fryme. Kjo gjë u vret veshët atyre që kërkojnë të ngjallin të vdekurin nga varri, sistemin e përmbysur në fillimin e viteve 90-të. Një shërbim të veçantë u bëjnë atyre shërbëtorët e zellshëm të ish Sigurimit famëkeq që thërrasin, ashtu siç e mbyllte Noli poezinë e tij, "Hosana Baraba!"

I përndjekur i panjohur i shkrimit të mësipërm. Dëshëroja të vinit të ballafaqohemi së bashku për të gjitha çështjet e ngritura në këtë shkrim. Këtë kërkesë ia kam bërë edhe "shkruesit" të shkrimit të parë por nuk guxoi. Le të shpresojmë se ju do të vini. Por, më parë, merrni me vete dosjen tuaj. Merrni aktivitetin që keni kryer në këto vite të demokracisë., nëqoftëse keni. Unë timen e kam marrë. Le t’i krahasojmë me njëra-tjetrën dhe le të shohim se nga do të anojë kandari.

Unë nuk e çaj kokën për ulërimat e hienave dhe as për intrigat e hijeve të së kaluarës pasi, siç thotë një fjalë e urtë popullore: "Le të jetë oxhaku i shtrembër, vetëm tymi të shkojë drejt!"

Botuar në gazetën "Metropol" Nr. 2668 datë 18 maj 2012.

RESHAT KRIPA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Barometri diplomatikTIRANA DHE PRISHTINA ZYRTARISHT PROMOVUAN DHE MBROJNË IDENË E BASHKIMIT MBARËKOMBËTAR SHQIPTARProf. Dr. MEHDI HYSENI (05.18.2012)
SAMITI I 25-TË I ALEANCËS SË ATLANTIKUT VERIOR – NATO, NË ÇIKAGONga FRANK SHKRELI (05.18.2012)
SHQIPËRISË I DUHET NJË KRYETAR SHTETI SIPAS PROFILIT TË PRESIDENTIT TË GJERMANISË JOACHIM GAUCK-Nga ELIDA BUÇPAPAJ - (05.17.2012)
DEKLARATË E KISHËS KATOLIKE SHQIPTARE ME RASTIN E 100 VJETORIT TË PAVARËSISË SË SHQIPËRISËNga FRANK SHKRELI (05.16.2012)
"RILINDJE SHQIPTARE" APO "RIPËRTËRITJE E SOCIALDEMOKRACISË"Nga PËRPARIM KABO (05.15.2012)
AZIA KUNDËR EUROPËSNga SHABAN MURATI (05.14.2012)
NËN NETANJAHUN IZRAELI ËSHTË MË I FORTË SE KURRËNga FAREED ZAKARIA, Washington Post  (05.12.2012)
Konferenca e 6-të Ndërkombëtare e EUCE-së — Dalhousie University, Halifax, Canada A KA NJË TË ARDHME PËR BALLKANIN PERËNDIMOR NË BE?Nga SHIRLEY CLOYES DIOGUARDI (05.12.2012)
DY FJALË PËR TAKIMIN E MBRËMSHËM TEK OPINION RAMA-FEVZIU ME DESTINACION ILIR METËNNga ELIDA BUÇPAPAJ (05.11.2012)
TRAGJEDIA GREKENga FRANK SHKRELI (05.11.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Gusht 2020  
D H M M E P S
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31          
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]