E Djelë, 08.18.2019, 06:16pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
SENATORI XHON KERRI, NJË MIK I SHQIPTARËVE, KANDIDATI NUMËR NJË PËR TË ZËVËNDËSUAR HILLARI KLINTONIN
Nga FRANK SHKRELI

E Djelë, 12.16.2012, 05:14pm (GMT+1)



Ditët e fundit, media amerikane është mbushur me njoftime të cilat duke cituar burime të besueshme thonë se Presidenti Obama ka në mend të njoftojë në ditët e ardhshme emërimin e Senatorit Xhon Kerri nga shteti Masaçusets për të zëvëndësuar Hillari Klintonin në detyrën e Sekretarit të Shtetit. Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton, që konsiderohet të jetë më popullorja nga anëtarët e kabinetit të administratës Obama, ka njoftuar tanimë planet e saj për tu larguar nga posti më i lartë diplomatik amerikan brenda disa javëve. Specifikisht, rrjeti i televizionit amerikan ABC citon burime të besueshme dhe të afërta me procesin e emërimit, e të cilat thonë se Presidenti Obama ka vendosur tanimë të emëroj Kryetarin e Komisionit të Senatit për Punë të Jashtëme dhe ish-kandidatin demokrat për president, Xhon Kerri në postin më të rëndësishëm qeveritar, atë të Sekretarit të Shtetit.


Senatori Xhon Kerri me Presidentin Obama

Senatori Kerri njihet si një përkrahës i vendosur i Presidentit Obama, dhe emëri i tij është përmendur si kandidat i mundëshëm, pas tërheqjes nga konsiderimi i ambasadores së Shteteve të Bashkuara pranë Kombeve të Bashkuara, Suzanë Rajs -- që fillimisht preferohej nga Presdienti Obama -- por e cila u kritikua ashpër nga republikanët për deklaratat që bëri pas sulmit kundër misionit amerikan në Bengazi të Libisë, ku mbetën të vrarë katër amerikanë, përfshirë edhe ambasadorin Kris Stivens.

Raporte të ndryshme në mediat amerikane lënë të kuptohet se ka mundësi që Presidenti Obama të bëjë njoftimin zyrtar për emërimin e Senatorit Kerri nga mesi i kësaj jave, si pjesë e një pakoje emërimesh të larta, përfshirë edhe emërimin e ish-senatorit republikan Çuk Hejgël në krye të Pentagonit.

Senatori Kerri është i njohur mirë nga publiku amerikan falë fushatës për president të cilën e humbi kundër republikanit Xhorxh Bush më 2004. Në Senatin amerikan ku ka shërbyer për një kohë të gjatë, ai njihet si ekspert në punët e jashtëme, një detyrë këjo që e ka ekspozuar atë edhe ndaj ngjarjeve në arenën ndërkombëtare. Si i tillë, dhe duke u bazuar në lidhjet e tij të ngushta me Presidentin Obama, në qoftë se emërohet, ai nuk pritet të ketë ndonjë problem në procesin e miratimit të emërimit të tij në detyrën e Sekretarit të Shtetit, madje as nga senatorët republikanë.

Për fat të mirë tonin, Senatori Xhon Kerri njihet shumë mirë edhe nga komuniteti shqiptaro-amerikan dhe ai e njeh mirë jo vetëm komunitetin shqiptaro-amerikan, por është njohës i mirë edhe i çështjeve shqiptare në Ballkan. Senatori Kerri, si kandidat i Partisë Demokrate për president në vitin 2004, në një njoftim për media të titulluar ‘Xhon Kerri duke punuar së bashku me Shqiptaro-Amerikanët’’, pat deklaruar se, “përkrahte Pavarësinë e Kosovës; përkrahte përpjekjet e Shqipërisë për t’u integruar në institucionet Euro-Atlantike; përkrahte përpjekjet e shqiptarëve në Maqedoni dhe në Mal të Zi, që të kenë të drejta të barabarta si qytetarë të shoqërive demokratike’’.

Senatori Kerri me atë rast vlerësoi komunitetin shqiptaro-amerikan duke thënë se brez pas brezi, ju “Si Amerikanë keni ndërtuar komunitetet tona, duke krijuar mundësi ekonomike dhe begati. Ju vlerësoni familjen, komunitetin, përgjegjësitë dhe oportunitetin.’’
Në deklaratën e tij drejtuar shqiptaro-amerikanëve gjatë fushatës presidenciale me 2004, Senatori Kerri gjithashtu vlerëson lidhjet e ngushta të komunitetit shqiptaro-amerikan me vendlindjen dhe thotë se “marrëdhënje të tilla e bëjnë vendin tonë të fortë e njëherazi edhe një komb të madhërueshëm’’. Ai shton duke thënë se lidhje të tilla i ndihmojnë Amerikës të vendosë dhe të ndërtojë miqësi dhe të lidhë aleanca të forta. Prandaj tha ai, “nuk është e rastit që populli shqiptar është një ndër popujt më pro-amerikan në botë.’’

Në deklaratën e 23 Korrikut 2004, që siç duket ishte një dokument përmbledhës i mendimeve të tija ndaj shqiptarëve këtu në Amerikë dhe në trojet e tyre në Ballkan, thotë gjtihashtu se beson që “stabiliteti, demokrcaia dhe begatia në Ballkan janë në interesin e Amerikës’’. Në lidhje me Kosovën qe shprehur se “propozimet për të ndryshuar ose për t’a ndarë atë duke u bazuar në vija etnike nuk ndihmon ndërtimin e një shoqërie multi-etnike as nuk përgatit rajonin për një të ardhme në Evropë.’’

Në fund të deklaratës, Senatori Kerri u tha shqiptaro-amerikanëve se “Jam krenar që duke punuar së bashku me ju do të realizojmë ëndrrën e Shqiptarëve, të aleatëve tanë dhe të gjithë atyre të cilët janë të interesuar për një Evropë në paqë, demokratike, të lirë nga frika dhe shtypjet – një Evropë të tërë dhe të lirë nga Baltiku deri tek Deti i Zi ….e deri në Adriatik.’’
Megjithëse Senatori Kerri nuk ia doli të bëhej president më 2004, shpresojmë që tetë vjetë pas kësaj deklarate shumë miqësore për Shqiptarët dhe ndërkohë që konsiderohet të emërohet si Sekretar i ardhëshëm i Shtetit nga Presidenti Obama, Senatori Kerri të ketë ruajtur këto ndjenja miqësore ndaj Shqiptarëve. Gjithashtu shpresojmë që Senatori Xhon Kerri, nëqoftse emërohet dhe miratohet si numër një i diplomacisë amerikane, të rivendosë rolin udhëheqës të Shteteve të Bashkuara në Ballkan.


FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
A DO TË KALOHET PROVIMI EVROPIAN PËR TRE MUAJ?Nga SHKËLZEN LUSHAJ (12.15.2012)
NË PIKËNISJE TË 100 VJETORIT TË DYTËNga FRANK SHKRELI (12.13.2012)
A DO TË JETË PD NJË OPOZITË BLLOKUESE?Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (12.12.2012)
DUELI ENERGJITIK RUSI-SHBA NË PRAGËNga SHABAN MURATI (12.10.2012)
MBLEDHJA VJETORE E OSBE-SË NË DUBLIN DHE PARALAJMËRIMI I HILLARI KLINTONITNga FRANK SHKRELI (12.10.2012)
KUR SHKRUHET KUNDËR PUSHTETITNga ROBERTO SAVIANO, La Repubblica (12.09.2012)
ME PROGRAM TË QARTË PËR PËRFAQËSIMIN DHE ARDHMËRINE E SHQIPTARISËNga ARTUR VREKAJ, WORCESTER, MA-SHBA (12.09.2012)
100 VITET E VATRËS DHE 100 VITET E PAVARËSISËNga DALIP GRECA* (12.08.2012)
BE ME REFUZIMIN E TRETË, NXJERR JASHTË LOJE SI SHKAKTARE KLASËN POLITIKE TË SHQIPËRISËNga ELIDA BUÇPAPAJ (12.07.2012)
NJË MARRËVESHJE E TREGTISË SË LIRË ME EVROPËN?Nga DAVID IGNATIUS, Washington Post (12.07.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Gusht 2019  
D H M M E P S
        1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]