E Shtunë, 04.27.2024, 05:41am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
ANGELA MERKEL - 'NE PO PËRBALLOHEMI ME HISTORINË'
Nga FRANK SHKRELI

E Premte, 02.01.2013, 09:33am (GMT+1)



Të mërkurën, Gjermania shënoi 80-vjetorin e ardhjes në fuqi të Adolf Hitlerit, --ose ditën kur vdiq republika Weimar -- duke e kujtuar këtë përvjetor me një ekspozitë në Berlin e titulluar, ''Berlini 1933 -- rruga drejtë diktaturës'', ekspozitë kjo që u hap në memorialin e Topografisë së Terrorit, i ndërtuar mbi themelet e kryeqendrës së Policisë Sekrete naziste SS dhe afër një pjese të Murit të Berlinit, që shërben si një kujtim tjetër i diktaturës së dytë të Gjermanisë, diktaturës komuniste. Deutsche Welle njoftoi se ekspozita u hap nga Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel dhe udhëheqës të tjerë gjermanë. Këjo rrugë, sipas drejtorit të memorialit, Andreas Nachama, i cili citohet nga agjensia AFP, tregon, *erozionin e përditshëm të institucioneve demokratike'', nën regjimin hitlerian, rrugë këjo që eventualisht, ''mori fund në Auschwitz'', por jo para se Hitleri të suspendonte të gjitha liritë civile, të anullonte veprimtarinë e partive politike të opozitës, që dal ngadalë Ï„oi në krijimin e një shteti policor e totalitar. Me këtë rast, Angela Merkel tha se është me rëndësi të jashtzakonshme që të shënohet këjo periudhë e errët e historisë gjermane -- pasi, sipas saj, ardhja në fuqi e Hitlerit qe ''mbështetur nga heshtja e shumicës''. Lajmet bëjnë të ditur se edhe parlamenti gjerman Bundestag mbajti një ceremoni përkujtimore për viktimat e regjimit të Hitlerit.

Kancelarja Merkel tha se zhytja e Gjermanisë në fashizëm 80 vjet më parë duhet të shërbejë si kujtesë për të gjithë, se sigurimi i të drejtave dhe i dinjitetit bazë të njeriut nuk ndodhë vetvetiu, por nevojitë njerëz me kurajo dhe vigjilentë për t'i mbrojtur ato. Sipas Deutsche Welle-s, Kancelarja gjermane shtoi se Hitleri mundi të merrte fuqinë në dorë, ''sepse një pjesë e elitës dhe e shoqërisë gjermane nuk e kundërshtoi atë, por mbi të gijtha, ai mori pushtetin në dorë sepse pjesa më e madhe e gjermanëve e toleroi atë. Sepse shumica dërmuese heshti, '' tha Zonja Merkel.

Gjithashtu në vigjilje të Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, më 27 Janar, e caktuar si e tillë nga Kombete Bashkaura në vitin 2005, sipas agjencisë së lajmeve AFP, Kancelarja gjermane tha në portalin e saj se ''Gjermania ka një përgjegjësi të përjetëshme për krimet e nacional-socializmit, për viktimat e Luftës së Dytë Botërore, dhe mbi të gjitha, për Holokaustin. Këjo duhet të jetë e qartë nga brezi në brez, dhe duhet të theksohet me trimëri dhe kurajo morale, se secili individ mund të kontribojë që racismi dhe anti-semitizmi të mos kenë mundësi të ringjallen më''.

Kancelarja Merkel deklaroi trimërisht se ndërkohë që, ''Ne jemi duke u përballuar me historinë tonë, ne nuk po fshihemi pas ndonjë perdeje për asgjë dhe nuk po përmbaheni duke mos fshehur asgjë nga ato që kanë ndodhur. Është e doemosdoshme'', shtoi udhëheqësja gjermane, ''që ne të përballohemi me këte histori, për të siguruar se jemi një partner i besueshëm në të ardhmen, ashtu siç jemi edhe sot...''. Zonja Merkel tha, duke iu referuar ardhjes së Hitlerit në pushtet 80-vjetë më parë se, ''ardhja në fuqi e Hitlerit duhet të jetë një paralajmërim konstant për ne gjermanët''. Ajo shtoi se, "fakti që Hitleri mundi të shkatërronte demokracinë gjermane vetem brenda një periudhe të shkurtër prej gjashtë muajsh, duhet të shërbejë si një paralajmërim se Ï„ka mund të ndodhë nëqoftse publiku zhytet në apati.

Kancelarja gjermane u foli bashkatdhetarëve të saj, por nepërmjet tyre ajo sikur iu drejtua edhe evropianëve -- por edhe më gjërë * të cilët kanë përjetuar diktaturat naziste, komuniste e të tjera, duke thënë se, "një shoqëri dinamike ka nevojë për njerδz të cilët çmojnë dhe kanë respekt për njëri tjetërin, për njerëz të cilët marrin përgjegjësinë për vetveten dhe për të tjerët, për një shoqëri ku njerëzit marrin vendime të guximshme dhe transparente, si dhe për njerëz të cilët janë gati të pranojnë kritikën dhe opozitën''.
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, u deklaruan, ndër të tjerë, edhe Papa Benedikti XVI dhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama. Papa Bendikti me origjinë gjermane, duke folur në Vatikan të djelën që kaloi i tha turmës në sheshin e Shën Pjetrit se "njerëzimi duhet të jetë gjithmonë pararojë kundër përsëritjes së racizmit vrasës e diskriminues....'*, dhe bëri thirrje "për respekt dhe dinjitet për Ï„do person.'' Presidenti amerikan Barak Obama, nga ana e tij, u shpreh se , *duhet të angazhohemi që të kundërshtojmë urrejtjet dhe persekutimet e të gjitha formave''. Presidenti Obama, në emër të vendit të tij u zotua se , "Shtetet e Bashkuara së bashku me komunitetin ndërkombëtar, janë të vendosura që të kundërshtojnë Ï„do tiran a diktator që bën krime kundër njerëzimit."

Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel, si asnjë udhëheqës tjetër në Evropë, ka deklaruar pikëllimin dhe turpin e saj ndaj krimeve që janδ bërë nën regjimin nazist dhe komunist në Gjermani dhe në Evropë si dhe gatishmërinë e saj për t'u përballuar me të kaluarën pa frikë* dhe si asjnë udhëheqës tjetër evropian, ajo përpiqet vazhdimisht të promovojë një kulturδ kujtese dhe mos harrese në vendin e saj dhe anë e mbanë Evropës, që krimet e kryera nga këto dy regjime anti-njerëzore të shekullit 20-të, të kujtohen vazhdimisht dhe me Ï„do rast se sipas saj ua kemi borxh viktimave të pafajshme por gjithashtu siç tha ajo, që ato krime kundër njerëzimit të mos harrohen nga brezi në brez, ashtuqë të mos përsëriten më.


FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
REPUBLIKA ISLAMIKE E IRANIT ARRESTON KORRESPONDENTËT E VOA-s DHE TË BBC-sëNga FRANK SHKRELI (01.30.2013)
PD DHE PS NUK JANË DY PARTI POR DY USHTRI - DHE JANË TË FRIKSHMENga ELIDA BUÇPAPAJ (01.29.2013)
FRYMA E DAVOS-itNga FRANK SHKRELI (01.29.2013)
SINDROMI I ÇALLMXHINJVE TE DERZHAVNI IMAMËT!Nga ISUF BAJRAMI (01.29.2013)
RIDALJA GJEOPOLITIKE E RUSISË NË MESDHENga SHABAN MURATI (01.28.2013)
LUFTA E E PRITSHME BRENDA PARTISË DEMOKRATIKE: JOZEFINA TOPALLI VS LULZIM BASHANga REDAN BUSHATI (01.28.2013)
DOKTRINA HILLARY?Nga DAVID ROHDE, Reuters (01.27.2013)
HILLARI KLINTON PËRPLASET ME SENATORËTNga FRANK SHKRELI (01.24.2013)
THYEJI TË GJITHA RREGULLATNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times (01.24.2013)
21 JANARI,PRESIDENTI OBAMA,LINKOLNI,MARTIN LUTHER KING JR.,RUGOVA, LIRIA, SHQIPTARËT E SERBËT -Nga ELIDA BUÇPAPAJ (01.22.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]