VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SHQIPËRIA DUHET TË NGREJË NË NIVEL MINISTRIE PËRFAQËSIMIN E DIASPORËSNga ARTUR VREKAJ, WORCESTER,MA (SHBA)

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 08:06pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
SHQIPËRIA DUHET TË NGREJË NË NIVEL MINISTRIE PËRFAQËSIMIN E DIASPORËS
Nga ARTUR VREKAJ, WORCESTER,MA (SHBA)

E Mërkurë, 05.01.2013, 06:54pm (GMT+1)



Shqipëria si shtet dhe si komb është vendi numër një në Europë me numrin mbi një milionë të mërgimtarëve pa llogaritur një milionshin tjetër të Kosovës dhe të trojeve jashtë këtyre dy shteteve shqiptare. Kudo në çdo kontinent ka sot shqiptarë. Ka edhe që 600 vjet Arbëreshë në Turqi, Itali dhe Argjentinë që ende ruajnë simbolet dhe traditat kombëtare. Edhe pa dorën e ngrohtë të Shqipërisë-mëmë.

101 vjet shteti i Shqipërisë dhe ne s'kemi Ministri Diaspore. As dhe një Strategji për Diasporën. Edhe pse Diaspora kurrë nuk e harroi Shqipërinë. Historia e Shqipërisë flet më shumë.

Kosova është më e orientuar për punën me Diasporën. Ministria e Diasporës e saj është në veprim dhe po prezanton Strategjinë e Diasporës për periudhën 2013-2018 në Europë, Amerikë dhe në vazhdim në Australi. Dhe kanë veprimtari të përvitshme, domethënëse në Kosovë, siç janë Ditët e Diasporës.

Minsitria e Diasporës e Kosovës bashkë më organizata shqiptare në diasporë kanë dhe po zhvillojnë projekte që studentët shqiptarë të Diasporës të përshtaten me Gjuhën Shqipe që të studjojnë në Kosovë apo edhe të angazhohen me organizatat joqeveritare. Një risi për Kosovën kjo, por për kombin është një mundësi më shumë për tu organizuar dhe gjallëruar për zhvillim e përparim si në Ballkan dhe Diasporë.Gjithashtu, në udhë e sipër është projekti i përfaqësimt të Diasporës në Parlamentin e Kosovës.

Sot për sot, nga Shqipëria angazhohen partitë politike në Diasporë, më shumë në kohë zgjedhjesh. Institucionalizimi do të ndihmojë për të mësuar gjendjen reale të emigrantëve, punën organizuese të tyre në vendet ku jetojnë duke evindetuar organizatat, individët dhe vendbanimet shqipfolëse jashtë Shqipërisë dhe Kosëvës.

Ka shumë fusha zhvillimi e bashkëpunimi Shqipëri-Diasporë për një ardhmëri të sigurtë edhe të kombit të rilindur shqiptar me Çlirimin e Kosovës nga regjimi spastrues Serb, me statusin shtetformues të shqiptarëve të Maqedonisë Perëndimore, me Pavarësinë e Kosovës, me anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, me marrëveshjen ndërqeveritare Kosovë-Serbi dhe me aspiratën e integrimit të Shqipërisë në BE dhe të Kosovës në OKB,BE dhe në NATO.

Përse do të ndihmojë më shumë krijimi dhe funksionimi i Ministrisë së Diasporës:

Për një Regjistër Kombëtar të vetë Shqipërisë duke regjistruar edhe emigrantët kudo ku janë.

Për të planifikuar, hapur dhe fuqizuar Qendrat Kulturore të komuniteteve shqiptare të Diasporës në drejtim të zhvillimit të Gjuhës Shqipe me tekste zyrtare dhe mësues të çertifikuar nga Ministria e Arsimit e Shqipërisë.

Për të krijuar ura bashkëpunimi dhe mundësi konkrete që Diaspora të investojë në Shqipëri, Kosovë apo në trojet shqiptare qoftë edhe në bashkëpunim me partnerë të huaj rezidentë të vendeve pritëse.

Për të mbajtur gjallë Identitetin Kombëtar jo me retorikë, por me Strategji Kombëtare, me veprim të koordinuar Shqipëri-Kosovë, komunitetet shqiptare të Maqedonisë, Luginës së Preshevës dhe Malit të Zi së bashku dhe Diasporës unike.

Për të inkurajuar një lobim me dinjitet për Çështjen Kombëtare Shqiptare në vendet pritëse dhe në organizmat ndërkombëtare me shqiptarë të integruar në vendet pritëse, që mund të jenë edhe drejtues të organizatave të komunitetit ku jetojnë apo përfaqësues të zgjedhur në qeveritë lokale apo shtetërore.

Për të ngritur në një shkallë më të lartë promovimin e demokracisë shqiptare si dhe historinë dhe kulturën kombëtare në vendet pritëse të shqiptarëve me programime të përbashkëta.

Duke patur Ministri të Diapsorës është më e mundshme të kemi dhe një Agjenci Kombëtare të Diasporës me përfaqësim të qeverive të Shqipërisë, Kosovës, komuniteteve shqiptare të Maqedonisë, Luginës së Preshevës, Malit të Zi dhe Diasporës shqiptare në botë.

Kjo do të realizohet nëse Presidenti i Shqipërisë, Parlamenti, Partitë e mëdha dhe Qeveria do ta marrin në konsideratë krijimin e Ministrisë së Diasporës. Ndryshe, do të përshpejtohet asimilimi dhe do të veniten lidhjet me vendlindjen, për rrjedhojë edhe investimet dhe puna kombëtare do çalojë.

Koha e kërkon këtë institucionalizim, kombi shqiptar që është në nevojë e do më shumë se kurrë.


ARTUR VREKAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHARLATANIZMAT E NJË SHARLATANINga JUSUF BUXHOVI (05.01.2013)
HISTORIA E KOHËS SONËNga PAUL KRUGMAN, New York Times (05.01.2013)
SHQETËSIMET E NJË MIKUNga FRANK SHKRELI (05.01.2013)
PROTAGONISTË TË POLITIKËS JANË TË NJËJTAT FYTYRANga ILIR HYSA (04.28.2013)
ÇFARË I BASHKON TADIÇIN, QOSEN DHE RAMËNNga REXHEP SHAHU (04.27.2013)
TIRANË - KUVENDI BURLESK NË SEANCËN E JASHTËZAKONSHME PËR EGIN CEKËNNga SKËNDER BUÇPAPAJ (04.26.2013)
XHORXH BUSH BASHKON PRESIDENTËTNga FRANK SHKRELI (04.26.2013)
RAPORTI I DASH – TEMË TABU E CENSURË NË TIRANË â€“ SIDOMOS KUR PËRMENDET ILIR METANga ELIDA BUÇPAPAJ (04.25.2013)
SHTATË FJALË PËR POLITIKANIN REXHEP QOSENga REXHEP SHAHU (04.25.2013)
GJENDJA E TË DREJTAVE TË NJERIUT NË BOTË - KORRUPSIONI PROBLEM KRYESOR NË SHQIPËRI DHE NË KOSOVËNga FRANK SHKRELI (04.24.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]