VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - HISTORIA PELLAZGO-ILIRE DUHET PARË ME SY PROMOVIMI, JO PËRFITIMINga ARTUR VREKAJ

                                                                                      

E Shtunë, 05.04.2024, 10:11am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
HISTORIA PELLAZGO-ILIRE DUHET PARË ME SY PROMOVIMI, JO PËRFITIMI
Nga ARTUR VREKAJ

E Enjte, 07.18.2013, 05:21pm (GMT+1)



Në qytetin e Helenit kishte qetësi edhe pse fluksi i turistëve është më i madh gjatë verës. Si edhe mesdita e lodhur e 5 korrikut 2013 nga vapa. Përshëndeta një grup norvegjezësh që ndiqnin me vëmëndje një cicerone që u shpjegonte detajet e ndërtimit të Amfiteatrit të Butrintit përpara skenës që ishte shndërruar në pellg të me ujë të qelbët. Si nuk jut ha dora dikujt të vinte një pompë fill pas ditës me shi apo të bënin një drenazh?U ndjeva keq që shihja këta të huaj që çuditeshin për këtë moskujdesje të autoriteteve shqiptare që e kanë nën mbikqyrje, sepse ne mburremi që e kemi Park Kombëtar me histori të lashtë pellazge sa edhe ardhja e mërgimtarëve me Helenin në krye, në periudhën dhjetëvjeçare të Luftës së Trojës.

Tek Amfiteatri, sheshi ose skena ishte mbushur me ujë të llumur nga erërat që hidhnin rërë më shumë nga ambjenti rreth e rreth. Aty më tej ishin hedhur pa sistemim një pirg dërrasash për të ngritur dysheme për një veprimtari që do fillonte këto ditë. Edhe më tej, në themele dhomash kuadratike kishte ujë të pistë. Parë me syrin e një të huaji këto pamje linin mbresa jo të mira. Parë me syrin e një historiani të Antikitetit alarmi është ende në veprim. A dëgjon kush? Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Instituti i Monumenteve, Albanologët, Presidenti, Qeveria, Bashkia e Sarandës a Ksamilit a kushdo që mund të kujtohet se Butrinti është vlerë kombëtare sa edhe botërore!Ujë të pijshëm nuk kishte përveçse në një frigorifer brenda Parkut. Por nuk kishte ujë për tu freskuar në vendpushime që u ishin grisur rrjetat e maskimit që përdoreshin për hije mbi çati. Koshat e plehrave ishin prej druri, por të vjetër, e të dobët. Edhe shenjat e rrugëve në qytetin e Helenit nuk ishin të qarta, me shkëlqim, po me ca shigjeta të vogla në dërrasa druri. Dhomat e tualetit nuk funksiononin, sepse nuk kishte ujë edhe pse Liqeni i Butrintit akoma nuk ishte tharë.

Pyeta rojen e hyrjes dhe u ndjeva më keq kur më tha se e paguanin 150 dollarë në muaj edhe këto kish dy muaj pa i marrë! U bëftë më mirë,- i thashë! Si mund të ruash me qytetari një pasuri kombëtare dhe botërore kur nuk paguhesh në kohë?

Hajde zullum, hajde! Shteti, institucionet, tenderat për firma e sigurimiit të objektit etj...Turp! Dhe duket sheshit.

Ne shqiptarët kemi histori po i trëmbim të huajt me mënyrën se si kujdesemi për vendet me histori siç është edhe qyteti i Helenit! Heleni dhe Çezari bënë me shumë për këtë qytet-kështjellë aq sa gjurmët janë aty të përjetshme. Ky qytet është Troja e Parë e Shqipërisë! Është toka e atdhedashurisë. Këtu filloi mbretërimi i Ri i shënjtëruar me ritet e Dodonës që ishte kryeqendra fetare e vendasve në tokën e Mollosëve që e kishte zili edhe Athina!Vërtet duhen para për ta mirëmbajtur Parkun Kombëtar të Butrintit, por edhe njerëzit që janë në administrim të tij duhet të kuptojnë se të kujdesesh për qytetin e Helenit është më shumë promovim i historisë pellazgo-ilire se sa biznes për ruajtje dhe mirëmbajtje. Duket se shqiptarët shohin paranë ose fitimin edhe para vlerave historike të antikitetit.
Po askush nuk e vret mendjen të sjellë më shumë veprimtari në Butrint. Të sjellë shëtitje me skaf në Liqenin e Butrintit. Po edhe një çift i ri mund të vijë e të bëjë një video a foto ditën e dasmës, ashtu sikundër pozonin Heleni dhe Andromaka. Pra, ka mundësi po duhen gjetur njerëzit që e kanë pasion historinë e antikitetit tonë.Të shfaqen filma të rinj tek Amfiteatri. Të sjellë ekspozita edhe nga jashtë! Të ketë një kafene brenda parkut. Të ketë gjithçka të mirë që të gjenerojë dhe kontribute financiare për ta mirëmbajtur e zbuluar më shumë se çfarë fsheh akoma ky qytet?
Akoma më shumë të ketë promovime edhe në botën akademike perëndimore apo edhe në auditorët e universiteteve më me zë për të promovuar këtë thesar të histories dhe kulturës sonë kombëtare.

Kujt nga shqiptarëve i ka rënë rasti të vejë në Bermuda mbetet pa mend! Vërtet! Dhe mendo Bermuda nuk i afrohet kurrë Butrintit për nga historia! Atje në atë territor ishujsh ka një kulturë perëndimore që të ngjit ta vizitosh edhe kalanë që nuk ka bërë luftë. Ka një Muze Kombëtar që është dinjitoz për nga paraqitja, por jo me aq pasuri muzeale sa ka Butrinti! Ka një terren të pastër e të mirëmbajtur, sepse në Bermuda ankorohen vetëm me dy anije të mëdha me mbi 7 mijë turistë për çdo javë. Plus mijërat që vijnë me pushime.

Duhet vërtet edhe njëfarë asistence teknike nëse u mungon shqiptarëve se si duhet të administrojnë vlera të tilla. Të shkëmbejnë edhe experience me botën, pse jo?Të rritësh interesin për ta vizituar Butrintin duhet të mendosh se ke të bësh me një vlerë që do të rishfaqet përditë. Sepse është edhe vlerë botërore dhe për më shumë tregime të vërteta të historisë dhe kulturës që ne bartim sot në Shqipëri apo edhe krijojmë në vazhdimësi duke parë edhe aspektin e historisë së rrënjëve tona pellazge. Por, duke u treguar të zhvatur dhe indiferentë edhe bota akademike apo turistët e thjeshtë do të na lënë mënjanë.

Unë do të shkoj prapë në Butrint. Se jam shqiptar. Por ndihem keq, kur bota vende-vende, nuk ka më shumë thesare se ne për nga historia, por di si ti ruajë e mirëmbajë dhe tregojë me kulturë edhe atë pak histori që ka.

Një Park Kombëtar si Butrinti, i mirëmbajtur do të sjellë patjetër edhe një qytetërim më të mirë të zonës duke e pasuruar me shërbime cilësore. Pra, edhe jeta e banorëve do të jetë më e begatë. Po kujt t'ja rithuash këtë?

ARTUR VREKAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MARRËVESHJA E BRUKSELIT - KUSH ÇKA FITOI E ÇKA HUMBI?Nga ALBINOT MALOTI (07.18.2013)
PËRTEJ DEBATIT MINISTËR vs DEPUTETNga AFRIM KRASNIQI (07.18.2013)
'TRAUMAT E TRANZICIONIT' TË ELIDA BUÇPAPAJT -  NJË DËNIM I TRANZICIONIT 20-VJEÇARNga FRANK SHKRELI (07.16.2013)
SQARIM PËR OPINIONIN PUBLIK: NUK KAM QËNË KURRË ANËTAR I PPSHNga SKËNDER BUÇPAPAJ (07.15.2013)
TIRANA - KRYEQYTETI I ANTILIGJIT OSE KRYEQENDRA E KORRUPSIONIT SHQIPTARNga ARTUR VREKAJ (07.15.2013)
IKE LARG HASHIM VËLLAI...Nga LEBIT MURTISHI (07.14.2013)
VAJZA QË SFIDOI TALEBANËT, IKONË GUXIMI DHE SHPRESE E FRYMËZUAR NGA NËNË TEREZANga FRANK SHKRELI (07.14.2013)
SA PËR KUJTESË AMBASADORIT RUS LEONID ABRAMOV - RUSIA DUHET T'I KËRKOJË NDJESË KOMBIT SHQIPTARNga ESHREF YMERI (07.13.2013)
NEVOJA PËR REMONT KAPITAL NË PDNga MENTOR KIKIA (07.12.2013)
TRAGJEDIA E ÇAMËRISË NË ANGLISHTNga FRANK SHKRELI (07.12.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]