E Shtunë, 04.27.2024, 01:25am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
A PO SHKON GREQIA DREJT LINDJES?
Nga SHABAN MURATI

E Hënë, 11.04.2013, 09:27am (GMT+1)


Greqia dhe Rusia konfirmuan edhe njëherë me forcë zyrtarisht partneritetin strategjik mes dy shteteve, partneritet strategjik i përcaktuar në të dy kryeqytetet si prioritet i marrëdhënieve mes tyre. Vizita që ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, zhvilloi në Athinë në 30 tetor, dhe bisedimet e tij me të gjithë udhëheqësit kryesorë të shtetit grek, evidentuan një dukuri të re, e cila nuk mund të mos tërheqë vëmendjen për disa arsye. Së pari, sepse Greqia është shtet fqinj me Shqipërinë, së dyti, sepse Greqia është anëtare e NATO-s, ku bën pjesë Shqipëria, dhe së treti, sepse çdo lëvizje strategjike në Ballkan e Rusisë, si fuqi me ambicie globale, prek direkt ose indirekt edhe interesat e shteteve të tjera të rajonit.

Kjo dukuri e re, për të cilën mendojmë se është e nevojshme të tërhiqet një vëmendje shtetërore, është dilema nëse partneriteti strategjik mes Greqisë dhe Rusisë mund të ketë ndikimin e vet në boshtin themelor strategjik orientues të shtetit fqinj. Bisedimet e shefit të diplomacisë ruse në Athinë duket se kanë qenë të rëndësishme për faktin se, sipas informacioneve diplomatike, në to mund të jenë diskutuar dhe biseduar çështje, të cilat mund të çojnë në një konfigurim të ri në orientimin strategjik të shtetit grek. Dalin disa elemente të reja në bisedimet e fundit diplomatike greko-ruse, të cilat përvijohen në fjalimet dhe deklaratat, që dhanë pas bisedimeve me Lavrovin, drejtuesit e qeverisë greke.
Ja disa nga këto elemente të reja:

1 - Marrëdhëniet e Greqisë me Rusinë përbëjnë një prioritet, një zgjedhje dhe partneritet strategjik. Këtë e ritheksuan njëri pas tjetrit edhe zëvendëskryeministri e ministër i Jashtëm, Evangjellos Venizellos, edhe kryeministri Antonis Samaras, pas bisedimeve me ministrin e Jashtëm rus.

2 - Barazimi, që drejtuesit e qeverisë greke i bënë orientimit strategjik të Greqisë drejt Perëndimit me orientimin strategjik të Greqisë drejt Lindjes. Venizellos deklaroi se: "Lidhjet tona me Lindjen janë po aq të rëndësishme, sa edhe lidhjet tona me Perëndimin".

3 - Barazimi i rëndësisë, që i jep qeveria aktuale greke anëtarësisë së Greqisë në NATO dhe në BE, me rëndësinë e përkatësisë ortodokse të Rusisë dhe Greqisë. Shefi i diplomacisë greke deklaroi se Greqia është një anëtare e BE-së dhe e NATO-s, por gjithashtu ka një sens tepër të fuqishëm të pjesëmarrjes së saj historike në familjen e madhe të popujve ortodoksë.

Këto elemente të çojnë tek mendimi se partneriteti dhe aleanca strategjike e Greqisë me Rusinë, jo vetëm konsiderohen shumë të rëndësishme për qeverinë e Athinës, por mund të marrin në të ardhmen përmasa dhe peshë edhe më të madhe. Pozicionimi, që shefi i diplomacisë greke i bën orientimit strategjik të Greqisë, ku barazohet lidhja me Perëndimin me lidhjen me Lindjen, natyrshëm krijon dyshime se grupi aktual udhëheqës i shtetit grek po konturon një strategji të re të marrëdhënieve të posaçme me Rusinë në të ardhmen.

Këto elemente po shfaqen si pikat e një prirjeje të re në diplomacinë dhe në politikën e jashtme greke, të cilat mund të kenë efekte si në planin rajonal, ashtu dhe në atë europian. Përbën një zhvillim të ri sidomos vendosja e barazisë mes anëtarësimit në NATO dhe në BE me "përkatësinë në familjen e madhe ortodokse": Në planin diplomatik kjo merret si barazimi mes dy organizimeve ose mes dy orientimeve, që në fund të fundit i jep konceptit të "familjes së madhe të shteteve dhe popujve ortodoksë" perspektivën në formën e një organizmi të ri. Nuk mund të mos shkaktojë mëdyshje tendenca e shprehur nga shefi i diplomacisë greke për të impostuar përkatësinë fetare ortodokse me Rusinë në nivelin e përkatësisë diplomatike, politike, ushtarake, ekonomike, institucionale me BE-në dhe me NATO-n. Përvijohet tendenca e kalimit nga një diplomaci shtetërore dhe laike tek preferenca për një diplomaci fetare.

Këto janë zhvillime, të cilat duket se janë ndërmarrë edhe nën trysninë e pozitave të tronditura, në të cilat ndodhet sot Greqia, si dhe nën trysninë e kishës ortodokse greke, e cila ka qenë gjithmonë mosbesuese ndaj lidhjeve dhe anëtarësimit të Greqisë në aleancat perëndimore. Zhvillimet duhen parë edhe në sfondin e krizës së rëndë financiare, që po kalon prej gjashtë vjetësh Greqia, të cilën e shpëtoi nga kolapsi trajtimi reanimator prej qindra miliarda dollarësh nga ana e BE-së dhe e institucioneve financiare perëndimore.

Diplomacia ruse, e cila ka një nuhatshmëri të lartë për hallkat e dobëta të sistemit ndërkombëtar të shteteve, po kërkon dhe po synon një plan afatgjatë të spostimit të boshtit strategjik të Greqisë, tani dhe sidomos për periudhën e postkrizës, kur Greqia parashikohet të dalë nga kriza e rëndë financiare që e ka mbërthyer. "E ardhmja e Greqisë mund të jetë në Lindje", shkruan drejtori i Institutit të Studimeve Globalizuese në Moskë, Mihail Deljagin. Rusia po shfrytëzon edhe një ndjenjë pakënaqësie popullore, që është përhapur në Greqi ndaj masave shtrënguese financiare, që ka sugjeruar Perëndimi dhe BE në shkëmbim të atyre qindra miliarda dollarëve, që po shkojnë për rimëkëmbjen e Greqisë. Ndaj Moska po synon penetrimin e thellë dhe të gjerë ekonomik të sajin në Greqi. Duke analizuar marrëdhëniet ruso-greke, agjencia ruse RiaNovosti theksonte në 30 tetor se kompanitë e pasura ruse përdorin problemet ekonomike europiane për të kapur asete të lira dhe kanë shprehur interes për portet greke, hekurudhat, aeroportet dhe industrinë e hoteleve dhe të turizmit.

Si thekset e reja në politikën e jashtme greke, ashtu dhe vizita e ministrit të Jashtëm të Rusisë në Athinë, u ndërmorën në prag të marrjes së presidencës së BE-së nga Greqia. Kjo do të thotë se mesazhet e reja të Greqisë dhe të Rusisë për partneritetin e tyre strategjik dhe për familjen e përbashkët ortodokse do t'i përcillen dhe Bashkimit Europian, edhe Perëndimit, gjatë mandatit grek të presidencës së BE-së. Rusia po nxitohet të shfrytëzojë dhe të bëjë pjesë të partneritetit të saj strategjik me Greqinë rolin grek në shkallë rajonale dhe europiane. Greqia ka nevojë për mbështetjen ruse, sepse pozita e saj ballkanike dhe europiane është dobësuar shumë. Është dobësuar nga kriza e rëndë financiare, nga mosarritja e atyre objektivave financiare në afatet, që i janë vënë nga institucionet financiare të BE-së dhe të Perëndimit për rimëkëmbjen financiare dhe ekonomike. Është dobësuar nga tronditje dhe pastabilitet në planin politik, ku protagonizmi në skenën politike dhe forcimi politik e parlamentar i një partie fashiste si "Agimi i Artë", me veprimtari destabilizuese brenda vendit dhe në marrëdhëniet me shtetet fqinje, kanë shkaktuar shqetësim në BE, në NATO dhe në Perëndim.

Drejtuesit e qeverisë së sotme në Athinë llogarisin si rrugë lehtësimi dhe sanksionojnë partneritetin e veçantë strategjik me Rusinë, sepse kanë shpresa se ndihma financiare, ekonomike dhe investimet ruse, jo vetëm do të ndihmojnë, por nuk do të kenë koston e shtrëngimeve financiare, që kanë kreditë e dhëna nga BE dhe institucionet financiare perëndimore. Athina duket më e prirur të paguajë koston politike dhe strategjike të aleancës me Rusinë, sesa koston financiare të rimëkëmbjes, që kërkon kredidhënia e BE.

Rusia ka interes të madh strategjik në Greqi dhe synon të përdorë Greqinë si portë të influencës së saj në Ballkan, në Mesdhe dhe në BE. Në arkitekturën ballkanike të Rusisë, dy duket se janë shtyllat bazë të planifikimit strategjik rus: Serbia dhe Greqia. Në maj të këtij viti, Rusia dhe Serbia nënshkruan me firmat e presidentëve "Marrëveshjen e Partneritetit Strategjik" mes dy shteteve. Tani kryeministri dhe ministri i Jashtëm grek afishojnë partikolaritetin e partneritetit strategjik të Greqisë me Rusinë në një plan global gjeografik dhe tematik.

Rezulton kështu një partneritet strategjik faktik i trekëndëshit Rusi-Serbi-Greqi, i cili bazohet në lidhjet e vjetra historike, por sidomos në ato fetare të ortodoksisë, të cilën të tria shtetet e kanë pasur dhe e kanë edhe sot e kësaj dite si një element dhe instrument të pandarë të marrëdhënieve me njëri- tjetrin edhe në politikën e tyre të jashtme në Ballkan. Qeveritë e këtyre shteteve nuk e fshehin këtë. Në këtë element fetar të diplomacisë dhe të politikës shtetërore gjen shpjegimin e vet konsistenca e Serbisë dhe e Greqisë për karakterin dhe perspektivën strategjike të marrëdhënieve të tyre me Rusinë. Ndoshta këtu e ka rrënjën e vet qëndrimi jomiqësor që të tria shtete e mësipërme kanë mbajtur për çështjen kombëtare shqiptare në Ballkan dhe nuk duket rastësi që të tria këto shtete nuk e njohin shtetin e Kosovës.

Nuk është e vështirë të nuhasësh se koncepti i shefit të diplomacisë greke "për familjen e madhe ortodokse të shteteve dhe popujve", nënkupton, me dashje ose pa dashje, ravijëzimin e një aleance mes shteteve ortodokse. Kjo filozofi diplomatike përjashtuese rimerr në shekullin 21 koncepte dhe doktrina të vjetra me karakter fetar, të cilat vështirë se përputhen me vizionet moderne europiane dhe perëndimore. Projekti i familjes së madhe ortodokse është një projekt i vjetër dhe i ri i Rusisë, si protektore e shteteve dhe popujve ortodoksë, dhe e cila këtë bazë e sheh në funksion të realizimit të ambicieve të saj për influencë botërore. Ndaj çdo hap apo lëvizje në drejtim të jetësimit të këtij projekti nuk mund të mos nxisë analiza dhe alarme, si në shtetet ballkanike, ashtu dhe në organizatat perëndimore si BE dhe NATO.

Vlen të veçohet fakti se Rusia nuk i ka reshtur përpjekjet për grupime dhe rigrupime shtetesh rreth saj, në baza dhe në forma nga më të ndryshmet, pavarësisht se disa shtete janë anëtarë të NATO-s dhe të BE-së. Ka një strategji konstante të diplomacisë ruse për të dobësuar dhe për zhvleftësuar lidhjet dhe marrëdhëniet e karakterit strategjik të vendeve të NATO-s apo të BE-së me njëri-tjetrin, siç po tenton me Greqinë. Strategjia e Rusisë për ndërhyrje dhe ndikim në Ballkan është ngulmuese dhe objektiv i saj janë të gjitha shtetet e rajonit, si ato që kanë hyrë në NATO dhe në BE, ashtu dhe ato që ende nuk kanë hyrë në NATO dhe në BE. Mënyra se si Rusia po përpiqet të tërheqë Greqinë drejt vetes tregon se anëtarësimi në NATO dhe në BE nuk është imunitet automatik ndaj aspiratave hegjemoniste ruse.

Elementet e reja, që dolën nga vizita dhe bisedimet e Lavrovit në Athinë, mund të sjellin një konfigurim të ri të diplomacisë dhe të hartës politike në rajonin tonë. Boshti strategjik i Greqisë po lëviz dhe ka pësuar zyrtarisht prirjen e një largimi nga qendra e gravitacionit perëndimor. A po shkon Greqia drejt Lindjes? Kjo kërkon ende disa kohë të kristalizohet, por shenjat janë se ka forca në Greqi dhe jashtë saj, që duan ta shtyjnë anijen e shtetit grek drejt ndryshimit të kursit të saj.

SHABAN MURATI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Barometri diplomatikESAT STAVILECI - NJË JETË E TËRË NË SHËRBIM TË SHKENCËS DHE TË KOMBIT SHQIPTARNga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (11.04.2013)
MONOPOLI I VEPRIMTARISË PLURIPARTITISTE NË POLITIKËN PARAZGJEDHORENga ISUF BAJRAMI (11.02.2013)
KADELIZMI NË PD, PARLAMENT DHE SHOQËRINga ELIDA BUÇPAPAJ (11.01.2013)
TIRANA ZYRTARE NË UDHËKRYQNga AGRON ALIBALI* (11.01.2013)
NJË FLAMUR KOMBËTAR NGA SHOQËRIA BASHKIMI E BUKURESHTIT - DHURATË PËR NOLINNga ARTUR VREKAJ (10.31.2013)
DREJTORI I RI I FBI-së URDHËRON AGJENTËT TË VIZITOJNË MONUMENTIN E MARTIN LUTHER KINGUTNga FRANK SHKRELI (10.31.2013)
INDUSTRIA POLITIKE E TË MAJTËS FLET PËR BASHKËKRYETARËSI “BASHA-BERISHA” PËR TË FSHEHUR RIVALITETIN MBI 15 VJEÇAR RAMA-METANga RAMIZ LUSHAJ (10.30.2013)
E MAJTA SHQIPTARE KONSOLIDON LULINNga SKËNDER BUÇPAPAJ (10.30.2013)
MOS HARRONI, JEMI EDHE NE!Nga RESHAT KRIPA* (10.29.2013)
FALEMINDERIT, Z. CAMPBELL, KEMI EDHE MODELIN BERISHANga RAMIZ LUSHAJ (10.29.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]