E Enjte, 11.14.2019, 10:42pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
LIRIA NËN PRESION ANEMBANË BOTËS
Nga FRANK SHKRELI

E Premte, 01.24.2014, 07:44am (GMT+1)

   
Organizata  jo-qeveritare Freedom House me qendër në Uashington, botoi më 23 Janar raportin vjetor mbi lirinë, demokracinë dhe të drejtat e njeriut anembanë botës. Në raportin, Liria në Botë 2014, mbi liritë politike dhe civile në çdo shtet dhe territor të botës,   Freedom House pohon se liria në botë ka rënë për të 8-tin vit me radhë.  

Në raportin e 41 të Freedom Haus, që konsiderohet si enti më i vjetër dhe më i besueshëm mbi gjëndjen e lirisë dhe të demokracisë në botë, thuhet se  gjithsejt në 54 shtete, është shënuar një rënje e dukshme në fushën zbatimit të të drejtave politike dhe lirive civile, ndërkohë që në 40-vende janë venë re përparime në këtë fushë.   

Në raportin vjetor thuhet se disa udhëheqës botërorë kanë përdorur, atë që  raporti cilëson, si "autoritarizëm modern", për të thyer ose margjanalizuar opozitën politike , por pa e zhdukur atë krejtsisht, ndërkohë që sa për sy e faqe pretendojnë të ruajnë rendin,  qetësinë dhe begatinë.  Objektivi kryesor i autoritarëve modernë, thotë Freedom House, është kapja e institucioneve në përpjekje për të dominuar jo vetëm degët ekzekutive dhe legjislative të qeverisjes, por duan të kontrollojnë njëkohësisht edhe median, gjykatat, shoqërinë civile, ekonominë si dhe forcat e sigurimit. Këta pra janë, sipas raportit të Freedom House, autoritarët modern, të cilët i gjenë në çdo rajon të botës.

Raporti i sivjetëm thotë se zona e Euro-azisë  vazhdon të mbetet njëra prej rajoneve gjeografike më shtypëse në botë, duke thënë se Bjellorusia, Turkmenistani  dhe Uzbekistani janë ndër vendet më shtypëse të lirive në botë, ndërsa shton se Rusia ka rritur shtypjet duke intensifikuar persekutimin e kundërshtarve politikë dhe të grupeve etnike të pambrojtura anë e mbanë vendit.  Në raportin mbi Azinë thuhet se Kina, gjatë vitit të kaluar është treguar gjithnjë e më shumë jo tolerante ndaj kundërshtarve politikë, ndërkohë që autoritetet kineze, ndër të tjera, kanë arrestuar me dyzina aktivistë të cilët kanë bërë thirrje për reforma anti-korrupsion.

Në lidhje me Europën, raporti i Freedom House thotë se gjatë viti të kaluar, shumica e vendeve europiane treguan respekt për standardet demokratike dhe për liritë civile, edhe ndonëse disa prej tyre u përballen me lëvizje të tendencave  dhe të një natyre nacionaliste.  Raporti veçanërisht kritikon Kryeministrin e Turqisë, Recep Taip Erdogan se në qeverisjen e tij, ka treguar tendenca gjithnjë e më autoritare, duke përmendur  shtypjen e protestave në Stamboll dhe fushatën e tij që ka ndërmarrë kundër zërave kritikë në media.

Raporti  i përcakton 195 shtetet dhe 14 territore, si të ''lira'', "pjesërisht të lira'' dhe "jo të lira''.   Raportet individuale për secilin shtet dhe territor do të botohen kur të jenë gati, por kjo hartë me ngjyra përcakton kategoritë e ndryshme për secilin vend dhe rajon botëror
 
 Zëvendës presidenti i Freedom House, dhe njëkohësisht autori i raportit,  Arch Puddington i tha rëvistës amerikane Atlantic me rastin e botimit të raportit se, "Gjatë 30-vjetëve të kaluar nuk është shënuar asnjë përparim i dukshëm përsa u përket lirive në vendet e rëndësishme autoritare dhe të cilat vazhdimisht kanë rezistuar demokratizimin --  siç është Rusia dhe vende të tjera në Euroazi,  përfshirë vendet e Lindjes së Mesme, si dhe Kina, Irani, Venezuela" ndër të tjera.  Zyrtari i Freedom House u shpreh se udhëheqësit e këtyre vendeve kanë mësuar nga shkatërrimi i Bashkimit Sovjetik, 20-vjetë më pare, që të mos ndërmarrim bërjen e reformave të rëndësishme, të cilat ata nuk mund i kontrollojnë, duke mos lejuar, ose të pakën duke penguar edhe veprimtarinë më të vogël të grupeve pro-demokratike të shoqërisë civile.  I pyetur për protestat nepër rrugë dhe sheshe, përfshirë Tajlandën, Turqinë dhe Ukrainën, Z. Puddington tha se në disa vende ekziston tendenca që politikën ta zëvëndësojnë me protesta, duke dhënë si shembull Turqinë dhe Ukrainën, ku udhëheqsit e këtyre vendeve, besojnë se në qoftë se kanë një shumicë prej 52-për qind të votave, kjo, sipas mendimit të tyre i lejon ata të bëjnë si të duan dhe çka të duan. Andaj, tha ai, kur këta udhëheqës tejkalojnë mandatin e tyre duke kërcënuar demokracinë, dhe duke shkelur liritë dhe të drejtat e njeriut, atëherë popullit nuk i mbetet gjë tjetër veç të dalë në rrugë e të protestojë. 

Autori i raportit vjetor mbi lirinë në botë, Arch Puddington tha për median se, "Jetojmë në një kohë, kur udhëheqësit e vendeve autoritare janë më të sigurt dhe më arrogantë se në të kaluarën dhe se  tani midis tyre ekziston një lloj koalicioni, si të thuash, një aleancë e vendeve shtypëse, " nënvijoi Z. Puddington.

Në lidhje me Shtetet e Bashkuara, Raporti i Freedom House thotë gjithashtu se Shtetet e Bashkuara janë një prej vendeve më të lira në botë, por Presidenti i kësaj organizate  kritikoi administratën e Presidentit Barak Obama se është treguar pasiv ndaj keqësimit të gjëndjes së lirive në botë, duke shtuar se Uashingtoni ka humbur rastet për të promovuar demokracinë dhe lirinë anë e mbanë botës.  

Zyrtari i lartë i Freedom House, Arch Puddington fajësoi gjithashtu edhe vendet demokratike në përgjithësi për mungesë interesimi në lidhje me shtypjen e lirisë në botë.  Në lidhje me këtë, ai tha se "vihet re një mungesë vendosmërie nga ana e vendeve demokratike ndaj forcave demokratike të cilave po u bëhet presion ndaj veprimtarisë së tyre në vendet e mëdha autoritare", dhe i akuzoi vendet perëndimore se janë të "gatëshme  të bëjnë marrëveshje me shtetet autoritare me qëllim për të përmirësuar atmosferën diplomatike, por duke injoruar masat shtypëse të këtyre vendeve autoritare" ndaj popujve të tye, tha ai.  Në lidhje me këtë, raporti i Freedom House, pohon se vendet demokratike, e sidomos Shtetet e Bashkuara nuk janë treguar të gatëshme për të vepruar në mbrojtje të lirive në vendet që raporti i cilëson si autoritare.  Mbi këtë, eksperti Dejvid Shenker i Institutit Uashington i tha Zërit të Amerikës se, " ndonëse publiku amerikan nuk është aspak i interesuar për një ndërhyrje tjetër ushtarake në Lindjen e  Mesme, madje sipas sondazheve nuk dëshiron asnjë përzierje diplomatike e as financiare…përkrahësit dhe aktivistët e të drejtave të njeriut anembanë botës, i drejtojnë sytë dhe shpresat e tyre për mbështetje kah Shtetet e Bashkuara, por fatkeqsisht nuk po hasin në një përkrahje që ata do të dëshironin."

Andaj, nuk është për tu habitur se kur Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera demokratike nuk promovojnë dhe nuk mbështesin liritë dhe të drejtat e njeriut kudo në botë, ndodhë kjo që raporti i sivjetëm i Freedom House pohon rishtazi se është viti i 8-të me radhë që e pësuan keq  liritë, të drejtat e njeriut dhe demorkacia anë e mbanë botës.   Mbështetja dhe promovimi i lirisë, i demokracisë dhe i individëve dhe grupeve që i mbështesin këto liri anë e mbanë botës, historikisht  ka qenë pjesë e pa ndarë e politikës së jashtme dhe ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara.  Bota demokratike duhet të jetë më e angazhuar në mbrojtje të lirive individuale dhe në promovimin e demokracisë se ç'ka qenë gjatë dekadës së fundit, pasi duke promovuar vlerat e lirisë dhe të demokracisë në mbarë botën, ndihmon të tjerët të sigurojnë lirinë për veten e tyre dhe njëkohësisht mbron edhe interesat kombëtare të botës demorkatike. Pasi siç tha edhe presidenti i Freedom House, David Kramer, "kur liria është në rënie anembanë botës, si rrjedhim, ka më pak vende stabile dhe më pak vende partnere, duke pakësuar kështu mundësitë për bashkpunim në botë."   

Prandaj, Shtetet e Bashkuara dhe e vendet aleate demokratike duhet ta marrin më seriozisht mbështetjen dhe  promovomin e lirisë anembanë botës, duke e bërë atë pjesë të pandarë të politikës së jashtme dhe ndëkombëtare, ashtuqë që liria dhe demokracia anë e mbanë botës, vitin që vjen të shënojnë rritje e jo rënje.

FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
IBRAHIM RUGOVA ËSHTË LIDERI HISTORIK – BERAT BUZHALA ËSHTË NJË GRAFOMAN KOMIKNga Elida BUÇPAPAJ (01.23.2014)
DOM GJON BUZUKU DHE LIBRI I PARË I SHQIPTARËVE (Me rastin e 460-vjetorit të Mesharit)Nga FRANK SHKRELI (01.22.2014)
21 JANARI TRE VJET MË VONË Nga ILIR SECI (01.21.2014)
ZËRAT E KORBAVE TË ZINJNga RESHAT KRIPA (01.21.2014)
PSE SULMOHEN MAJAT E KOMBIT?Nga GANI MEHMETAJ (01.20.2014)
'MASAKËR DHE KRIM KUNDËR NJERËZIMIT'Nga FRANK SHKRELI (01.16.2014)
VIZITA EDI RAMËS NË BEOGRAD PRODUKT BALLKANIK JO EUROPIANNga ELIDA BUÇPAPAJ (01.16.2014)
ÇKA ISHTE TAKIMI I 11 JANARIT NË PRIZREN?!Nga RAMIZ LUSHAJ (01.15.2014)
GREQIA MERR PRESIDENCËN E RADHËS TË BASHKIMIT EUROPIANNga FRANK SHKRELI (01.15.2014)
PËR PRIZRENIN, RAMËN, THAÇIN, PAKICAT NË KOSOVË E SERBI DHE INTEGRIMET SHQIPTARE NË BE Nga ELIDA BUÇPAPAJ (01.14.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Nëntor 2019  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]