VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - FUNDI I NJË EUROPE TË TËRË, TË LIRË DHE NË PAQË?Nga FRANK SHKRELI

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 09:11pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
FUNDI I NJË EUROPE TË TËRË, TË LIRË DHE NË PAQË?
Nga FRANK SHKRELI

E Hënë, 03.03.2014, 05:06pm (GMT+1)


25 vjet pas fjalimit të ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara, Xhorxh Bush në Mainz të Gjermanisë më 31 Maj, 1989 mbi vizionin e tij për krijimin e një "Europe të tërë, të lirë dhe në paqë", Ukraina dhe bota e qytetëruar po akuzojnë Rusinë dhe presidentin e saj Vladimir Putin se është në proces e sipër të një invadimi ushtarak brutal të territorit të një shteti të pavarur dhe sovran.  Kriza filloi si përfundim i refuzimit të  ish-presidentit ukrainas, Janukoviç që të  nënshkruante një marrveshje politike dhe ekonomike me Bashkimin Europian,  gjë që u pasua me protesta të përgjakshme në Kiev dhe në qytete të tjera të Ukrainës, ku gjetën vdekjen dyzina protestuesish paqësorë.  Është kjo një atmosferë që i përngjanë periudhës së luftës së ftohtë, një situate që ka shkaktuar reagime dënuese nga Shtetet e bashkuara dhe nga Bashkimi Europian.  Presidenti amerikan, Barak Obama tha se, "Shtetet e Bashkuara janë shumë të shqetësuara nga lajmet mbi masat ushtarake që ka ndërmarrë Federata Ruse, mbrenda territorit të Ukrainës."  Presidenti Obama shtoi duke thënë se, "Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë krah për krah me komunitetin ndërkombëtar për të theksuar se do të ketë pasoja serioze për çfarëdo ndërhyrje ushtarake në Ukrainë.  Dhunimi i sovranitetit dhe i integritetit territorial të Ukrainës do të ishte një akt tepër mos-stabilizues", u shpreh presidenti amerikan dhe shtoi se çdo ndërhyrje ushtarake nga forcat ruse do të konsiderohej si një përzierje e thellë në të drejtën e popullit të Ukrainës për të vendosur vet të ardhmen e tij.

Gjatë intervistave në programet televizive të së djelës, përfaqësues të administratës Obama, përfshirë edhe Sekretarin amerikan të Shtetit, Xhon Kerri, si dhe anëtarë të Kongresit, shfaqën shqetësimet e tyre mbi kërcënimin e fillimit të një lufte të re në Europë.  Sekretari Kerri në intervistën e tij në rrjetin e televizionit amerikna, ABC i dënoi masat ruse në Krime si, ''Një akt i paturpshëm agresioni në shkelje të ligjit ndërkombëtar dhe të Kartës së Kombeve të Bashkuara." Ky, tha Xhon Kerri, është një akt i shekullit të 19-të, në shekullin 21-të.   Në një deklaratë tjetër, kryediplomati amerikan e cilësoi agresionin rus, si një "Kërcënim ndaj paqës dhe sigurisë së Ukrainës dhe rajonit më të gjërë." 

Ndërkaq zëdhënës të Partisë Republikane në opozitë dhe të të tjerë reaguan më ashpër se përfaqsuesit e administrates Obama ndaj agresionit ushtarak rus në Ukrainë.  Senatori republikan nga shteti Florida, Mark Rubio, prindërit e të cilit janë arratisur nga Kuba komuniste si kundërshtarë të regjimit të Fidel Kastros, tha se  "qeveria ruse është një qeveri gënjeshtarësh".  Ndërsa në përgjigje të intervistuesit të rrjetit të televizionit amerikan NBC, nëse rusët janë një popull armik i Shteteve të Bashkuara, Senatori republikan u përgjigj pa hesitim, duke thënë se, "Besoj se ata po sillen gjithnjë e më tepër si armiqë të paqës  dhe të normave ndërkombëtare.  Me mbarimin e Luftës së dytë Botërore dhe sidomos ç'prej mbarimit të Luftës së Ftohtë, përhapja e demokracisë dhe e lirisë ka vendosur disa norma me qëllim që kombet të mënjanojnë mundësinë e shpërthimit të një lufte tjetër botërore.  Duket se Rusia, nën udhëheqjen e Presidentit Putin nuk është e interesuar për këto norma ndërkombëtare.  Kështuqë nga kjo pikpamje, po, ata janë armiqtë tanë... armiqë të Shteteve të Bashkuara.  Dhe po të shikosh qëndrimet që ata kanë marrë vazhdimisht mbi çështje të ndryshme, Rusia paraqet pengesë pas pengese ndaj interesave kombëtare të Shteteve të Bashkuara. 

Ndërkohë, ish-senatori Xhim DeUit  i shtetit të Karolinës së Jugut dhe tani kryetar i Fondacionit  Konservativ, Heritage, kritikoi deklaratat e Presidentit Obama në lidhje me gjëndjen në Ukrainë.  Ndërsa u shpreh se presidenti, si kryekomandant i forcave të armatosura të Shteteve të Bashkuara, "meriton mbështetjen tonë në këtë krizë ndërkombëtare", në deklaratën e tij ai tha se, "Do e s'do krahu i majtë i partisë së tij, ai është udhëheqsi i botës së lirë dhe prandaj është e natyrshme që në këtë periudhë historike, bota shikon kah Shtetet e Bashkuara për udhëzim.  Popujt liridashës e kanë ditur gjithmonë se, megjithë të metat tona, ata kanë gjetur kurdoherë  një mik tek Shtetet e Bashkuara".  Nuk është mjaft, shtoi ai,të thuhet --   siç tha Presidenti Obama se Shtetet e Bashkuara, "do të qëndrojnë krah për krah me komunitetin ndërkombëtar. Bota pret që Shtetet e Bashkuara të udhëheqin në situate të tilla."   Kryetari i Fondacionit Heritage, tha se, "Ajo, që jo vetëm miqët por edhe armiqët tanë duhet të dëgjojnë në këtë moment nga Shtëpia e Bardhë duhet të jetë një deklaratë e fortë bindëse në mbështetje të lirisë dhe të vet-vendosjes, por njëkohësisht të përfshijë edhe kërcënimin për vendosjen e sanksioneve ndaj atyre që i shkelin këto parime ndërkombëtare.  Ukrainasit, të cilët u ngritën në këmbë për të kërkuar lirinë, kanë nevojë të ngushëllohen nga fjalët dhe qëllimet tona dhe njëkohësisht vrasësit dhe gangsterët e Kremlinit duhet tua kenë frikën", përfundoi ish-Senatori Xhim DeUit, që tani drejton Fondacionin Heritage.

Janë interesante  reagimet e Shqipërisë dhe të Kosovës mbi agresionin ushtarak rus, -- e sidomos ai i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, deklarata e së cilës nuk përmend fare Rusinë si agresoren kundër integritetit territorial të Ukrainës.  Gjëja tjetër që bie në sy është se deklarata tepër e butë dhe e pa parim, po të merret marrë parasyshë serioziteti i situatës së krijuar, prononcohet në emër të Ministrisë së Punëve të Jashtëme, e jo në emër të Shqipërisë.  A është kjo deklaratë në emër të Ministrit të Jashtëm po në emër të shtetit shqipgtar?  Për më tepër, kush e shkaktoi këtë situatë, a janë këta dhunues të sovranitetit ukrainas të ardhur nga Marsi,ende të paidentifikuar?  Në deklaratën e Ministrisë së jashtëme të Shqipërisë  nuk dënohet agresioni, vetëm shprehet shqetësim, sikurë nuk duan të zemërohet Putini. Putini thotë se ndërmori agresionin në Krime për të mbrojtur rusët atje.  Edhe Millosheviqi dikurë arsyetonte para botës gjenocidin kundër shqiptarëve në Kosovë, me pretekstin se serbët në Kosovë ishin në rrezik. Shqiptarët, si askush tjetër duhet të mbrojnë të drejtën e popujve për vetvendosje, për liri dhe demokraci, pa ndërhyrje nga jashtë.   Ja deklarata në emër të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë mbi situatën në Ukrainë:  "Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë shpreh shqetësimin e saj të thellë për përshkallëzimin e situatës në Ukrainë. Ministria e Punëve të Jashtme çmon rëndësinë e patjetërsueshme të integritetit territorial dhe unitetit të Ukrainës. MPJ beson se respektimi i së drejtës ndërkombëtare, marrëveshjeve të nënshkruara dhe evitimi i përdorimit të forcës, që sjell me vete efekte destabilizuese për Ukrainën dhe sigurinë ndërkombëtare, është kuadri i vetëm që ofron zgjidhje të situatës. Ministria e Punëve të Jashtme shpreh besimin se një veprim i sinkronizuar dhe vendimtar i bashkësisë ndërkombëtare është kyç për stabilizimin e situatës dhe për krijimin e frymës së besimit",- përfundon deklarata e MPJ-së e Shqipërisë. 

Kosova nga ana tjetër, mori një qëndrim më të fortë, ashtu siç e kërkon edhe situate, duke e bërë deklaratën në emër të Republikës së Kosovës -- e jo në emër të Ministrisë së Punëve të Jashtëme -- duke theksuar se "Republika e Kosovës dënon agresionin mbi territorin e Ukrainës nga Federata Ruse, dhe shkeljen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, në kundërshtim të plotë të detyrimeve të Federatës Ruse sipas Kartës së OKB-së, Aktit Final të Helsinkit dhe Memorandumit të Budapestit të vitit 1994. Veprimet e ndërmarra nga Federata Ruse janë një kërcënim ndaj paqës dhe sigurisë së Ukrainës dhe të rajonit më gjerë".

Megjithëse okupimi rus i territorit dhe sovranitetit ukrainas Ã«shtë një shkelje flagrante e Kartës së Kombeve të Bashkuara e Marrveshjes Përfundimtare të Helsinkit dhe e Memorandumit të Budapestit, nuk besoj se agresioni rus në Ukrainë do të shkaktojë shpërthimin e Luftës së tretë Botërore, por sipas ekspertëve  do të prekë për një kohë të gjatë marrëdhënjet e Rusisë me shtetet europiane, dhe veçanërisht  marrëdhënjet e Moskës me Shtetet e Bashkuara, ndërsa sipas disa ekspertëve ndoshta mund të shkaktojë edhe rikëthimin e Luftës së Ftoftë numër II.  Por, agresioni rus i udhëhequr nga ish agjenti i policisë sekrete sovjetike, KGB, Vladimir Putin kundër sovranitetit të Ukrainës, mbi të gjitha, i dha një grusht të rëndë  ëndërrës dhe vizionit të Presidentit Xhorxh Bush të vjetër,i cili   para 25 viteve, u deklarua për një  "Europë të tërë, në liri dhe në paqë", dhe përbën njëkohësisht një goditje serioze  ndaj përpjekjeve prej jë çerek shekulli, për realizimin e këtij vizioni.  Një vizion dhe nocion ky që sipas, ish-presidentit Xhorxh Bush, bota perëndimore e kishte kuptuar me kohë se, "Baza e një sigurie të qëndrueshme nuk garantohet nga tankset, nga forcat e armatosura e policore, dhe as nga telat me gjemba -- por ajo ndërtohet mbi vlera të përbashkëta humane dhe në bazë të marrveshjeve që lidhin popujt e lirë me njëri tjetrin."

Ish-Zëvendës Sekretari i Shtetit për Çështjet Politike, Nikolas Burns i tha gazetës Miami Herald se "Nëqoftse Putini del me sukses në ofensivën e tij ushtarake kundër Ukrainës", atëherë shtoi ai, "Europa është në rrezik të ndarjes".   Ironia e kësaj situate është se mundësia e ndarjes së re të Europës, po ndodhë pikërisht për arsye të Krimeas, pikërisht aty ku më 1945 u mbajtë Konferenca historike e Jaltës, për të biseduar ndarjen e Europës të pas Luftës së dytë Botërore.

25 vjet më parë, Presidenti Xhorxh Bush ka thënë se, Lufta e Ftohtë pat filluar me ndarjen e Europës.  Kjo luftë, e cila falë agresionit rus në Ukrainë duket se po rikthehet  në marrëdhënjet ndërkombëtare, mund të marrë fund vetëm kur Europa të jetë e tërë, në liri dhe në paqë me vetveten.

FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KUSH FSHIHEJ PAS PALLTOS SË RUGOVËSNga GANI MEHMETAJ (03.02.2014)
Një histori e frikshmeA KA LIRI KRIJIMTARIE NË SHQIPËRI?Një shënim që paraprin monodramën nga RESHAT KRIPA (03.02.2014)
PA(K)PUNË DHE SHUMË FJALIME!Nga AFRIM KRASNIQI (03.01.2014)
AMBASADORI ALEXANDER ARVIZU - NJË AMBASADOR SUI GENERIS -Nga ELIDA BUÇPAPAJ (02.28.2014)
KUJDES BALLKANIN!Nga FRANK SHKRELI (02.28.2014)
ZOT I MADH SHPËTOI SHQIPTARËT NGA VETVETJA! ALI AHMETI I BISHTNON PRESIDENTIT KONSENSUALNga ELIDA BUÇPAPAJ (02.27.2014)
E ASHTUQUAJTURA BOMBË NË AMBASADËN SOVJETIKE - PËRVJETORI I NJË MASAKRE TË PASHEMBULLTNga RESHAT KRIPA (02.26.2014)
Z. XHUFI PO NA SHET LIBRAT E HOXHËS, ÇEREK SHEKULLI PASI U PËRMBYS DIKTATURANga AJET NURO (02.26.2014)
KUSH ËSHTË MË (ANTI) ENVERISTI?Nga FRANK SHKRELI (02.25.2014)
OPOZITA PA KAUZA DHE PA KREDIBILITET NDËRSA POZITA PA SHTETNga ELIDA BUÇPAPAJ (02.25.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]