E Hënë, 10.14.2019, 10:56am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
PAFAJËSIA ABSURDE E ALEKSANDËR MEKSIT PËR PIRAMIDAT
Nga MENTOR KIKIA

E Martë, 03.18.2014, 04:31pm (GMT+1)


Ish-kryeministri Aleksandër Meksi u rishfaq në ekran dhe preku një nga çështjet që në fakt ai nuk duhet ta prekë; piramidat financiare, ose biznesi i fajdeve, i cili u bë një gropë e zezë për familjet shqiptare, ekonominë kombëtare, shtetin dhe vetë historinë e vendit, për pasojat që prodhoi më pas. Gjatë një interviste në televizionin “AS”, zoti Meksi u shfajësua tërësisht nga kjo maskaradë financiaro-ekonomike, duke thënë se fajin e kishin ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Kristaq Luniku dhe ish-presidenti Berisha. Për ata që kanë qenë potencialisht të angazhuar asokohe e dinë mirë se zoti Berisha ishte edhe president, edhe kryeministër, edhe shef SHIK-u, edhe shef komisariati policie, por që zoti Meksi të dalë dhe të shpëlajë fytyrën e tij gati 20 vjet më pas nga ajo katrahurë, kjo nuk është normale dhe as morale. Pasi, së pari dhe mbi të gjitha, nuk është aspak e vërtetë që ai nuk bënte pjesë në grupin e njerëzve përgjegjës, aq më shumë duke bërë përgjegjës një njeri, i cili ‘underground’ ka qenë edhe denoncuesi i vetëm, të paktën mesa dimë, i firmave piramidale.

Fill pas rënies së skemave piramidale dhe kur Shqipërisë ende i dilte tym, ishte ish-presidenti Berisha që nxitoi të thoshte se “ne nuk dinim gjë mbi firmat piramidave”. Nuk kishin përvojë, eksperiencë…, etj., etj. Ndërsa Meksi, 18 vjet më pas, thotë se “ne kishim dijeni, pasi kishim mësuar se çfarë kishte ndodhur në Rusi dhe Rumani me skemat piramidale, por unë nuk kisha ç’të bëja”.

E vërteta është se të gjithë, nga presidenti, kryeministri e me radhë, e dinin dhe e kishin të qartë çfarë do të ndodhte. Në fillim të vitit 1996, kur skemat piramidale ishin në lulëzim, në Tiranë, jo rastësisht, u organizua një seminar trajnimi me prokurorë e policë mbi krimin ekonomik, dhe ekspertë të FBI-së folën dy ditë me radhë për zinxhirin ndërkombëtar të pastrimit të parave. Ata përmendën edhe firmat rentiere, fajdet, duke hedhur dyshimin se edhe firmat rentiere në Shqipëri (‘Vefa’, ‘Gjallica’, ‘Populli’, ‘Xhaferri’, ‘Sudja’…) mund të ishin pjesë e zinxhirit ndërkombëtar të pastrimit të parave. Madje ata shpjeguan gjerë e gjatë skemën mashtruese “Ponzi”, të cilën ishin duke e imituar edhe firmat në Shqipëri. Atëkohë, media e pavarur ishte një komunitet i vogël, i përbërë vetëm nga gazeta dhe lajmi mbi këtë “seminar” nuk mori vëmendjen që meritonte. Unë e ndoqa atë seminar dhe shkrova një artikull në “Gazeta Shqiptare” me titull: “Firmat rentiere, pjesë e zinxhirit të pastrimit të parave”.

Ditën e daljes së artikullit, ish-presidenti Berisha, nga zyra e tij, doli në një konferencë për shtyp si i xhindosur, duke deklaruar me zë të lartë se klanet antishqiptare kërkojnë të bëjnë pis paratë e shqiptarëve, të pengojnë të ardhmen e tyre…. “Unë deklaroj me bindje dhe përgjegjësi të plotë se paratë e shqiptarëve janë paratë më të pastra në botë, janë para djerse e gjaku”, – tha presidenti. Në fakt, askush nuk kishte thënë se paratë e shqiptarëve nuk ishin të pastra, ato ishin vërtet para gjaku emigracioni, por piramidat që po i gllabëronin ato ishin fuçitë e barutit dhe lavatriçet e parave të pista. Deklarata e Berishës i dha një hov të ri aktivitetit të këtyre firmave. Shqiptarët i rrëmbeu dalldia e fitimit pa punuar dhe nisën të shesin shtëpi e dyqane, toka, lopë, dele e kuaj dhe të fusnin paratë me fajde. Nuk kishte më asnjë frikë, presidenti u kishte dalë garant.

Në verën e vitit 1997, kur vendit po i fashiteshin flakët, Berisha nxitoi të justifikohej duke thënë se “nuk kishim informacion mbi piramidat financiare”. Ndërsa tashmë pas 18 vjetësh, ish-kryeministri Meksi thotë që, “e dinim, por qeveria nuk kishte fuqi të ndërhynte”. Por kush duhej ta bënte? Meksi thotë se përgjegjës është ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Kristaq Luniku, i cili sipas tij, i bindej vetëm Berishës dhe, për pasojë, sipas ligjit të deduksionit, përgjegjës janë Berisha dhe Luniku. Por fatmirësisht arkivat e mediave nuk na lënë që ta deformojmë të vërtetën dhe as t’u japim mundësi njerëzve përgjegjës të shfajësohen, të paktën moralisht, si t’u teket, tashmë kur ajo kohë është hedhur pas krahëve.

Në arkivin e “Gazeta Shqiptare” gjenden numrat e verës dhe vjeshtës së vitit 1997, ku unë kam publikuar disa artikuj lidhur me letrat paralajmëruese pikërisht të guvernatorit të bankës atë kohë, Kristaq Luniku. Janë të paktën 8 letra që unë i shtiva në dorë dhe i publikuam në gazetë. Luniku, gjatë harkut kohor të një viti, 1995-1996, u kishte shkruar letra, përmes së cilave tregonte pikërisht se çfarë ishin, si funksiononin dhe çfarë pasojash do të kishin këto firma rentiere, pra biznesi i fajdeve. Letrat i adresoheshin paralelisht: Presidentit Sali Berisha, Kryeministrit Aleksandër Meksi, Prokurorit të Përgjithshëm Alush Dragoshi dhe shefit të shërbimit sekret Bashkim Gazidede. Me intensifikimin e fenomenit të fajdeve, pra me shtimin e sasisë së pronave që shiteshin dhe parave që futeshin në arkat e këtyre firmave, intensifikoheshin edhe letrat që Luniku u dërgonte krerëve më të rëndësishëm të shtetit. Letra e fundit ishte dërguar në 15 dhjetor 1996. Pak a shumë në të thuhej: “Kësaj katrahure po i vjen fundi. Tashmë nuk do të ketë më para për të futur dhe të gjithë do të kërkojnë të marrin paratë e tyre dhe fitimin e premtuar. Tashmë do të ndodhë katastrofa”. Vetëm dhjetë ditë më vonë, më 25 dhjetor 1996, në Vlorë “Gjallica” mbylli sportelet, pasi njerëzit ishin dyndur të merrnin paratë, pasi nuk kishte më kush të fuste. Ndodhi katrahura, ajo që të gjithë e dimë dhe që ende shumë e vuajnë, pasi humbën njerëz, prona e para.

Pas publikimit të këtyre letrave, Sali Berisha hoqi dorë nga shfajësimi si pasojë e paditurisë. Ndërsa Meksi gjen sot kurajën të thotë se “unë kërkova mbylljen, pasi fondacioni ‘Populli’, p.sh., nuk kishte asnjë leje për aktivitetin që ushtronte dhe madje ishte mbyllur edhe me vendim gjykate”. Po kujt ia kërkonte kryeministri këtë?! Kush duhej të vepronte për të mbyllur “Popullin”, apo qindra zyra në tërë vendin, që një tufë injorantësh mashtrues si Sudja, Bashkim Driza, Rrapush Xhaferri etj., që ruheshin nga horra të dypunësuar në polici, mblidhnin me thasë paratë e shqiptarëve, duke i derdhur në dysheme pa i numëruar fare, e duke u dhënë njerëzve një copë faturë të shkruar me laps plumbi ku shënohej shuma që ishte derdhur? Pikërisht qeveria duhej ta bënte. Përmbarimi dhe Policia e Shtetit duhej t’u vinin drynin zyrave të mbyllura edhe me vendim gjykate. Por policia e qeverisë së zotit Meksi drejtohej nga një njeri si Agim Shehu, që dilte vetë në rrugë, me hu në dorë, të rrihte njerëzit kur dilnin në protesta dhe nuk kishte lidhje me shtetin. Ne e dimë se as z.Berisha e as z.Meksi nuk donin t’i mbyllnin firmat rentiere, jo se nuk e dinin, por se në zgjedhjet e vitit 1996, posterat e tyre elektoralë në njërën anë kishin surratin e tyre dhe në anën tjetër surratin e mashtruesve të fajdeve që i financonin. Ata ishin një!

Ata që e lejuan katrahurën e fajdeve nuk u përgjigjën as penalisht dhe as moralisht. Ata që erdhën në pushtet pas tyre dhe morën nën administrim kompanitë piramidale, vodhën edhe ato para që gjetën nëpër thasë (dhe jo pak!).

Tashmë pas plot 17 vjetësh nga marsi i tmerrshëm 1997, askush prej atyre nuk ka moral të thotë se “unë nuk kisha faj”.

Aq më shumë një ish-kryeministër.

Z.Meksi, ju ishit kryeministër, nuk ishit roje magazine, ndaj më mirë mos e hapni më këtë bisedë, derisa jeni duke pleqëruar në qetësi dhe, si lum ju, pa asnjë brerje në ndërgjegje.

MENTOR KIKIA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
RRUGA E PAGJASA PËR NË LUFTËNga ROGER COHEN, New York Times (03.18.2014)
Ftesa këtuT'I DREJTSHKRUAJMË SHQIP EMËRVENDET ZVICERANENga SKËNDER BUÇPAPAJ (03.17.2014)
FAN NOLI - DIPLOMATINga FRANK SHKRELI (03.16.2014)
NJË NJERI ME SHUMË KOMPLEKSE NUK MUND TË ZGJIDHET NË KRYE TË SHTETIT(Rasti Janukoviç)Nga Prof. Dr. ESHREF YMERI (03.15.2014)
AGJENTI NË LABIRINTIN E TIJNga ROGER COHEN, New York Times (03.15.2014)
NGËRÇI I POLITIKËS FATKOB PËR VENDIN, SEPSE PO I LE SHQIPTARËT JASHTË EUROPËSNga ELIDA BUÇPAPAJ (03.13.2014)
HUMORI I ZI I LIGJIT TË LUSTRACIONITNga AGRON TUFA (03.13.2014)
AMERIKA KËRKON DREJTËSI PËR VËLLEZËRIT BYTYQINga FRANK SHKRELI (03.12.2014)
Rasti tragjik i Eda Copa-sSHOQËRIA NË KRIZË VRET – NËNAT NUK VRASIN!Nga ELIDA BUÇPAPAJ (03.11.2014)
MBI KONFLIKTIN MAXHORANCË-PRESIDENCËNga ALFRED ÇAKO (03.11.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2019  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]