E Mërkurë, 10.16.2019, 10:13pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
UKRAINA - SIRENË ALARMI
Nga FRANK SHKRELI

E Enjte, 03.20.2014, 07:44pm (GMT+1)

     
 Condoleezza Rice ka shërbyer si Sekretare e Shtetit nga viti 2005 deri në vitin 2009 në adminsitratën e Presidentit George Bush dhe njihet si një zë me kompetencë në politikën e jashtme dhe në marrëdhënjet ndërkombëtare.  Në një kryeartikull  disa ditë më parë për gazetën e kryeqytetit amerikan Washington Post mbi gjëndjen e krijuar në Ukrainë, ajo shkruan se ngjarjet e fundit në Ukrainë, janë një alarm për të gjithë ata që mendojnë se nuk është e nevojshme që Shtetet e Bashkuara të marrin përsipër përgjegjësitë e një udhëheqësi botëror.   

Condoleezza Rice shpreh shqetsimet e sajë mbi atë që ajo sheh si një rol gjithnjë e më pasiv nga ana e Amerikës në çështjet ndërkombëtare.  Ajo komenton se Shtetet e Bashkuara nuk mund të tërhiqen nga arena ndërkombëtare dhe ''nuk mund të ulin zërin kur bëhet fjalë për mbrojtjen e demokracisë dhe të drejtave të njeriut në botë, duke lejuar të tjerët të udhëheqin".  

Siç duket në një kritikë të drejtë për drejtë ndaj administratës së Presidentit Obama, ajo tha se nga mos-angazhimi i Shteteve të Bashkuara në arenën ndërkombëtare, përfitojnë duke marrë guxim vetëm ''diktatorët dhe ekstremistët e llojllojshëm anë e mbanë botës."  

Ish-Sekretarja Amerikane e Shtetit, në komentin e saj për Washington Post, paraljamëron se heqja dorë nga luajtja e rolit udhëheqës në botë nga ana e Amerikës do të krijojë një boshllëk që më në fund do të "mbushet nga ekstremistë të al-Qaedas në Irak dhe në Siri, si dhe nga diktatorë të tipit Putin e Bashar Al Assad, i cili me mbështetjen e Iranit dhe të Rusisë masakron popullin e vet, si dhe nga retorika nacionaliste dhe nga masat e Pekinit që kanë shkaktuar përgjigje nacionaliste nga aleatëja jonë Japonia..." 

Ish agjenti i policisë sekrete sovjetike KGB-ës, Vladimir Putin është shprehur në të kaluarën se tragjedia më e madhe e shekullit 20-të ishte shpërbërja e Bashkimit Sovjetik.  Kondoleezza Rice thotë në krye-artikullin e saj se ndonëse problemi me Ukrainën nuk është diçka e re, ajo shkruan se Rusisë duhet t'i bëhet e qartë se masa të tilla të mëtejshme nuk do të tolerohen dhe se, ''integriteti territorial i Ukrainës është i paprekeshëm."

 Ajo mirëpriti masat e njoftuara  deri tani nga administrata e presidentit Obama kundër Rusisë, por shkruan se, Shtetet e Bashkuara duhet të kenë një plan afatgjatë për t'iu kundër-përgjigjur deklaratës së Putinit në lidhje me të ardhmen e Europës pas Luftës së Ftohtë.  Zonja Rice shkruan se me agresionin e tij, "Putini po i thotë botës se Ukraina nuk do të jetë kurrë më e lirë të vendosë vet fatin e saj -- një mesazh ky që ka për qëllim të bëjë jehonë edhe anë e mbanë Europës Lindore dhe vendeve Baltike -- se Rusia ka interesa të veçanta dhe se ajo do t'i ndjekë për t’i realizuar ato, me çdo çmim."  Ajo thotë se Putini do e kthejë orën mbrapa, për derisa ekziston një hesitim angazhimi serioz nga ana e Përendimit për të kundërshtuar avanturat e tija. 

Ish-Kryediplomatja e Shteteve të Bashkuara thotë se Moska nuk është immune ndaj presioneve dhe se ne duhet të ushtrojmë një strategji afatgjatë dhe me durim, por mbi të gjitha ajo thekson se tani , "Gjëja më me rëndësi është që të rivendoset roli udhëheqës i Shteteve të Bashkuara në komunitetin ndërkombëtar", dhe që Amerika të mos duket "e lodhura dhe e mos interesuar" për ato që ndodhin në botë.

Kondoleezza Rice sugjeron në artikullin e saj, se midis masave të tjera, Shtetet e Bashkuara duhet t'i shtrijnë dorën rinisë së Rusisë, sidmos studentëve dhe profesionistëve të rinjë, shumë prej të cilëve janë duke studiuar në universitetet amerikane dhe që janë të punësuar në firma perëndimore duke shtuar se, "për të realizuar ambiciet e tyre, forcat demokratike në Rusi kanë nevojë për mbështetjen amerikane.   Ata, dhe jo Putini, janë e ardhmja e Rusisë", përfundoi Zonja Rice.
   
Kondoleezza Rice ka të drejtë. Agresioni dhe pushtimi i Krimesë si dhe kërcënimet e Putinit për të rivendosur rolin dhe infleuncën e Rusisë në ish republikat sovjetike, me pretekstin për të "mbrojtur pakicat ruse të kërcënuara'', është një rrezik jo vetëm për Ukrainën dhe ish-republikat sovjetike, por është edhe një sfidë për të gjithë botën, duke rrezikuar rendin dhe paqën botërore.

Rusia e Putinit ka mbështetur dhe vazhdon të mbështesë diktatorë të tipit Viktor Yanukovich, multimiliarderit të pasuruar në kurriz të popullit ukrainas, si dhe regjime jo demokratike anë e mbanë botës. Ukraina nën regjimin e Yanukoviç u varfërua, u demoralizua dhe si rrjedhim u destabilizua gjëndja duke shkaktuar ndërhyrjen agresive të Rusisë. Për më tepër, Putin-i mbështetë udhëheqsit dhe regjimet jo-demokratike edhe jashtë asaj që ai konsideron si zonë e influencës së Moskës,  duke filluar nga Siria e Irani, e deri tek Venezuela,  me fjalë të tjera -- kudo dhe këdo që tregohet armiqësor ndaj interesave të lirisë dhe demokracisë dhe kundër inetersave perëndimore, në radhë të parë të kundër interesave të Shteteve të Bashkuara.

S’do mend se kriza e krijuar në zonën e Euroazisë është rezultat i drejtë për drejtë i  asaj që Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry e ka cilësuar si "një akt i paturpshëm agresioni dhe një shkelje e obligimeve ndërkombëtare" nga ana e Rusisë së Putinit.  Por është edhe rezultat i një politike strategjike revanshiste, por të gabuar të Putinit,  një përpjekje nga ana e tij për të zhberë atë që ai ka thënë se ishte një "tragjedi', -- shkatërrimin e Bashkimit Sovjetik.  Është kjo një politikë katastrofale dhe fatkeqe, për jo vetëm për Euroazinë, por edhe për mbarë Europën dhe  botën. 

Fatkeqsia tjetër në këtë mes, qendrimi i perëndimit  gjatë këtyre viteve karshi Vladimir Putinit. Ashtu siç komentoi edhe dje në një editorial, gazeta Washington Post, "Se Adminstrata e Presidentit Obama dhe aleatët e saj Europianë janë treguar tepër të ngadalshëm që të kuptojnë se Putin-i është i vendosur të ndryshojë rendin e pas Luftës së Ftohtë në Europë dhe të rivendosë dominimin e humbur të Rusisë mbi Europën Lindore, në zonën e Kaukazit dhe Azinë Qendrore",  thuhet editorialin e saj me titull: 'Obama nuk kupton ambiciet e Putinit në Euroazi'.

Editoriali i Washisngton Post  përfundon duke thënë se, "Kriza në Europë nuk po ndodhë për arsye se atje u përhapën institucionet  dhe influenca perëndimore, por përkundrazi, për arsyen se, Perëndimi nuk plotësoi premtimin e bërë pas mbarimit të Luftës së Ftohtë, për një, 'Europë të tërë dhe të lirë'.  Kritikë kjo me vend e editorialit të Washington Post për politikën ekonomike dhe ushtarake  të Shteteve të Bashkuara dhe të Bashkimit Europian karshi ish-vendeve komuniste.  Të shpresojmë se cilat do qofshin masat e marra tani nga Shtetet e Bashkuara dhe nga Bashkimi Europian ndaj agresionit rus kundër Ukrainës, të mos jenë të paka dhe tepër të vonuara.

FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MALI I ZI - SHTET SHUMËNACIONAL, ME KUSHTETUTË NACIONALENga XHELADIN ZENELI (03.20.2014)
GAZETAT E TIRANËS CENSURË NDAJ KRIMESË! EDHE POLITIKA HESHT!Nga ELIDA BUÇPAPAJ (03.19.2014)
REAGIME NDAJ ANEKSIMIT RUS TË KRIMESËNga FRANK SHKRELI (03.19.2014)
PAFAJËSIA ABSURDE E ALEKSANDËR MEKSIT PËR PIRAMIDATNga MENTOR KIKIA (03.18.2014)
RRUGA E PAGJASA PËR NË LUFTËNga ROGER COHEN, New York Times (03.18.2014)
Ftesa këtuT'I DREJTSHKRUAJMË SHQIP EMËRVENDET ZVICERANENga SKËNDER BUÇPAPAJ (03.17.2014)
FAN NOLI - DIPLOMATINga FRANK SHKRELI (03.16.2014)
NJË NJERI ME SHUMË KOMPLEKSE NUK MUND TË ZGJIDHET NË KRYE TË SHTETIT(Rasti Janukoviç)Nga Prof. Dr. ESHREF YMERI (03.15.2014)
AGJENTI NË LABIRINTIN E TIJNga ROGER COHEN, New York Times (03.15.2014)
NGËRÇI I POLITIKËS FATKOB PËR VENDIN, SEPSE PO I LE SHQIPTARËT JASHTË EUROPËSNga ELIDA BUÇPAPAJ (03.13.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2019  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]