VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - POLITIKA KONFLIKTUALE DHE MITI I TAKIMEVE 'HISTORIKE'Nga MENTOR KIKIA

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 11:06am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
POLITIKA KONFLIKTUALE DHE MITI I TAKIMEVE 'HISTORIKE'
Nga MENTOR KIKIA

E Martë, 03.25.2014, 08:48am (GMT+1)


Regjisorët e filmave shqiptarë me temë nga Lufta e Dytë Botërore apo Lufta Nacionalçlirimtare, e kanë përdorur si detaj artistik takimin e liderëve të luftës, Hitler dhe Duçe. Gazetashitësit me kasketë bërtisnin rrugëve: "Gazeta "˜Tomori' me lajme të reja, Hitleri takohet me Duçen...". Ai ka qenë një takim që pushtoi vëmendjen e botës, pasi prej të tilla takimeve varej fati që i priste më tej Europën dhe botën, siç ishte edhe takimi Stalin-Rusvelt-Çurçill, që vendosi fatin e botës për gjysmëshekullin që pasoi. Këto i përkasin historisë, pasi kanë qenë vërtet historike.

Por, ne në Shqipëri duhet t'i shesim sërish gazetat duke reklamuar takimet e politikanëve tanë, ashtu si dukur Hitleri me Duçen. Dje, gazetat shkruanin me tituj të mëdhenj: "Basha pranon të takohet me Ramën". Pak ditë më parë mediat njoftuan me bujë se Rama i shkruajti letër Bashës dhe e fton në takim. Pastaj njoftuan se Basha do i shkruajë një letër Ramës dhe më pas u dha lajmi se Basha ia dërgoi letrën Ramës. Ai është dakord të takohen, por meqë s'kanë për ta arritur gjë në takim, ç'e do që të takohen... Megjithatë, më shumë se ajo çfarë bisedohet, në të tilla takime "lajmi" i madh është vetë takimi.

Politika jonë, gjatë 23 viteve postkomuniste, ka shënuar edhe më parë "arritje të tilla historike". Me të njëjtën vëmendje dhe bujë u përcoll lajmi për takimin Rama-Berisha, në verën e vitit 2012. Ditë të tëra përgatitje, lajmës nga njëra parti tek tjetra, njoftime që shkëmbeheshin përmes televizioneve për të caktuar orën, vendin dhe ditën e takimit. Dhe më në fund takimi. Më herët kemi pasur takime edhe më të "mëdha", si ai Nano-Berisha, në vitin 2002. Mediat ishin të pranishme disa orë përpara, "˜live', kush të mundte. Dy "komandantët" e ushtrive ndërluftuese po takoheshin, do i jepnin dorën njëri-tjetrit. Nuk kishin për të ndarë territore, as do të vendosnin për fatin e botës, apo makar të fshatit të tyre. Jo jo, thjesht fshati ynë i madh do të ishte dëshmitar se si dy udhëheqësit politike do të takoheshin. Do të flisnin për të zgjedhur presidentin e vendit, ashtu siç e parashikon Kushtetuta e vendit. Por, më shumë se kaq, lajmi ishte se ata të dy do të takoheshin. Para këtij takimi, Blendi Fevziu kishte arritur të hynte në "histori" kur nga studioja e emisionit të tij ndërmjetësoi tokjen e duarve mes Berishës dhe Nanos. Vetëm kaq, megjithatë edhe kaq ishte shumë!

Eshtë e gjitha një skenë komike, ku së pari vetë mjedisi politik e më pas ne gazetarët, himnizojmë të tilla takime mes udhëheqësve të politikës, ku padyshim njëri është në opozitë e tjetri në pushtet. Por, përtej qesharakes, kjo është një tragjedi, pasi është dëshmi e një realiteti të hidhur e gati të fabrikuar dhe e nivelit mjeran dhe primitiv të politikës sonë. Dhe për këtë janë përgjegjës, në radhë të parë vetë aktorët e politikës, të cilët veprime krejtësisht normale i marketojnë si zhvillime historike, dhe në radhë të dytë ne gazetarët që i himnizojmë të tilla veprime.

Por përse marrin të tillë vëmendje këto takime? Pa tentuar të justifikohem si pjesë e komunitetit të medias, mendoj se ne jemi të detyruar të bëhemi bartës të këtyre lajmeve, për shkak se plaga e moskomunikimit dhe mungesa e dialogut politik është mahisur kaq keq, sa kjo përbën vërtet lajm. Vetë politika e ka ngritur funksionimin e saj mbi strategjinë e konfliktit, madje të prodhimit të tij kur nuk ka arsye. Kjo frymë detyroi tre vjet më parë një angazhim të paprecedent të diplomacisë dhe politikës së Brukselit, e cila shpenzoi një vit kohë duke u marrë me lidershipin politik shqiptar, duke organizuar e ndërmjetësuar takime nëpër zyra e restorante, në tokë "neutrale", pasi në Tiranë liderët nuk pranonin as të takoheshin e jo më të bisedonin.

Në mënyrë të vazhdueshme, ndërrimi i pushteteve nuk është konsideruar si një veprim normal, që buron nga vullneti i shumicës së popullit, por si një betejë, ku fituesit pasi vijnë në pushtet "betohen" t'u punojnë qindin atyre që kanë qenë më parë, ndërsa ata që dalin në opozitë mbushin xhepat me gozhdë t'u shpojnë gomat makinave të qeverisë, që ajo të mbetet në mes të rrugës. E themeluar nga dyshja Berisha-Nano, me burgosjen e Nanos nga Berisha, marrëdhënia mazhorancë-opozitë ka qenë gjithmonë një betejë përtej politikës.

Eshtë krejtësisht normale që mes dy kampeve politike të ketë debat, edhe të ashpër bile. Në fund të fundit, në një sistem demokratik opozita duhet të monitorojë, kontestojë dhe kontrollojë qeverinë. Duhej të shqetësoheshim nëse do të kishim një opozitë që do të ishte dakord në çdo gjë me qeverinë, pasi do të ishim në kushtet e inekzistencës së saj. Për pasojë, debatet dhe replikat e forta mes palëve nuk përbëjnë dhe nuk duhet të përbëjnë lajm në vetvete. Por problemi që bart klasa politike në Shqipëri është pikërisht mungesa e komunikimit, ajo që shndërron më pas në takime historike takimet e tyre normale të punës. Eshtë e paprecedent ajo që ndodhi para takimit Berisha-Rama për zgjedhjen e presidentit. Selitë respektive të partive të tyre konsumuan nga 5-6 njoftime shtypi, njëri pas tjetrit brenda disa orësh, vetëm për të caktuar orën dhe vendin e një takimi, pasi ato nuk komunikonin në mënyrë normale mes tyre, përmes telefonit apo e-mail-it, por komunikonin përmes ekraneve.

Qoftë në pushtet, qoftë në opozitë, politikanët janë votuar prej qytetarëve dhe si të tillë kanë detyrime për të përmbushur. Në fund të fundit duhet të bëjnë punën për të cilën janë zgjedhur dhe paguhen. Takimet mes liderit të opozitës dhe atij të mazhorancës, kur duhet të bisedohet për zgjedhjen e presidentit, për reformën territoriale, për çështjet e Sigurisë Kombëtare, apo qoftë edhe për çdo problem tjetër që përbën interes për shoqërinë, janë dhe duhet të jenë një gjë krejt normale, pa daulle mediatike.

Është vetë politika që ka mitizuar konfliktin, sherrin, sulmet, akuzat, shpifjet dhe gjithçka tjetër, duke e shndërruar të bërit politikë në një betejë që tejkalon politikën e duke prodhuar konflikte sociale, në shumë raste me kosto jo të vogla për shoqërinë dhe vendin.

Në kushtet kur politika ka zgjedhur këtë rrugë dhe është duke e vazhduar me zell atë, duhet të jemi ne gazetarët që t'i injorojmë. Duhet të jemi ne që të mos shërbejmë si postë e letrave të tyre. Ta rrëzojmë pikërisht mitin që politika i ka ngritur vetes, duke na e shitur pas kësaj si heroizëm të bërin e punës më të rëndomtë; të flasin me njëri-tjetrin për punët e këtij vendi, për të cilën paguhen me paratë e taksapaguesve.

MENTOR KIKIA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
22 MARS 2014 - U FESTUA SULLTAN NOVRUZI - U LANË NË HARRIM RILINDASIT BEKTASHINJ DHE 22 MARSI 1992!Nga ELIDA BUÇPAPAJ (03.23.2014)
NË GJURMËT E DEKLARATAVE QESHARAKE TË PRESIDENTIT PUTINNga Prof. dr. ESHREF YMERI (03.22.2014)
(UPDATED) RUSIA E PUTINIT KA VETËM NJË ALTERNATIVË Nga ELIDA BUÇPAPAJ (03.21.2014)
UKRAINA - SIRENË ALARMINga FRANK SHKRELI (03.20.2014)
MALI I ZI - SHTET SHUMËNACIONAL, ME KUSHTETUTË NACIONALENga XHELADIN ZENELI (03.20.2014)
GAZETAT E TIRANËS CENSURË NDAJ KRIMESË! EDHE POLITIKA HESHT!Nga ELIDA BUÇPAPAJ (03.19.2014)
REAGIME NDAJ ANEKSIMIT RUS TË KRIMESËNga FRANK SHKRELI (03.19.2014)
PAFAJËSIA ABSURDE E ALEKSANDËR MEKSIT PËR PIRAMIDATNga MENTOR KIKIA (03.18.2014)
RRUGA E PAGJASA PËR NË LUFTËNga ROGER COHEN, New York Times (03.18.2014)
Ftesa këtuT'I DREJTSHKRUAJMË SHQIP EMËRVENDET ZVICERANENga SKËNDER BUÇPAPAJ (03.17.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]